• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çmimet në Panairin e Librit shkojnë për gratë, Mira Meksi shpallet shkrimtarja më e mirë e 2023-it

18/11/2023
in Kryesore
Çmimet në Panairin e Librit shkojnë për gratë, Mira Meksi shpallet shkrimtarja më e mirë e 2023-it

Një ditë para mbylljes së Panairit të 26-të të Librit, janë shpallur çmimet për veprën më të mirë studimore, për shkrimtarin, përkthyesin, autorin për fëmijë dhe për përkthimin më të mirë nga gjuha frënge. Kriteri për shpalljen e fituesve, ka qenë që ata të mos kenë marrë çmime në edicionet e kaluara të panaireve.

Mes emrave fitues, vihet re që janë kryesisht gra, si Mira Meksi, Diana Çuli, Rudina Çupi dhe Ana Kove. Vetëm çmimin për veprën më të mirë studimore e ka marrë Thomas Frashëri.

Çmimet për veprat më të mira letrare ndahen si më poshtë:

– Çmimi Shkrimtari më i mirë i vitit 2023 i jepet znj. Mira Meksi, për romanin “Parisi vret”, me këtë motivacion:
Për gërshetimin e erudicionit me hedonizmin, për zhytjen në zgafellet e historisë dhe të psikologjisë; për shkrirjen e fakteve me trillimin; për një këndvështrim tjetër mbi disa tabu me rrënjët në kohën e diktaturës, të cilat ende na shoqërojnë; për lëvrimin elegant të gjuhës.

– Çmimi Përkthyesi më i mirë i vitit 2023 i jepet znj. Ana Kove, për romanin “Daullja prej llamarine”, nga Gunter Grass, me këtë motivacion:
Për ballafaqimin e denjë me librin kompleks të një autori sfidues; për përcjelljen në shqip të fantazisë së tij të guximshme, të tisit satirik dhe simbolikës… Për pasurimin në mënyrë cilësore të bibliotekës së shqipes me një gur miliar të letërsisë botërore.

– Çmimi për veprën më të mirë studimore për vitin 2023, i jepet zotit Thomas Frashëri, për veprën me titull “Frashëri i shquar, i panjohur” me këtë motivacion:
Për një vizatim të plotë e sidomos të plotësuar me fakte të panjohura të një peme shqiptare me rrënjë të forta, trung solid dhe kurorë të dendur siç janë Frashërllinjtë. Për gërshetimin e akribisë shkencore me rrëfimin tërheqës, duke krijuar një portretizim harmonik brenda mozaikut të gjerë të kontekstit historik dhe gjeografik.

– Çmimi për librin më të mirë për fëmijë të vitit 2023 i jepet znj. Rudina Çupi, për librin “Gjyshja me zemrën prej ketri”, me këtë motivacion:
Për njohjen e botës fëmijërore, për praninë e elementit bashkëkohor, për gërshetimin e letërsisë me didaktikën.

– Çmimi i Ambasadës së Francës në Tiranë për përkthimin më të mirë nga gjuha frënge i jepet Znj.Diana Çuli për përkthimin e veprës “Të pandarat” të Simone de Beauvoir, me këtë motivacion:
Përmes zgjedhjeve përkthimore, fuqisë së fjalës dhe sintaksës së rrjedhshme, respekton stilin autentik të Simone de Beauvoir duke sjellë një atmosferë njëherësh intime e emocionuese.

Më të lexuarat

  • Skandal në Itali: Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

    Skandal në Itali: Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre miliardë euro për sigurinë kombëtare, Greqia pajiset me teknologjinë më të avancuar izraelite

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktorja Ornella Muti dhe e bija kërkojnë shtetësinë ruse: Kemi origjinën nga Shën Petersburgu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si po e ‘çmend’ SPAK-un Agron Shehaj me vilën 15 milionë euro, dyshimet për pastrim parash dhe mashtrim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!