AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Buxheti 2024, Pampuri: Qeveria jep qindra miliona euro për koncesione dhe PPP-të, zero për pensionistët e njerëzit në nevo

by SHT Media
24/12/2023
in Kryesore
6
0
Buxheti 2024, Pampuri: Qeveria jep qindra miliona euro për koncesione dhe PPP-të, zero për pensionistët e njerëzit në nevo
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri deklaroi sot se, “për pensionistët, prindërit tanë, nuk duhet rreshtur së foluri çdo ditë të vitit. Është e papranueshme që në këtë fundvit pensionistët përballen me pamundësi për tu ndjerë nën atmosferën e festave të fundvitit, si cdo qytetar i këtij vendi”.

“Në një vend ku qeveria akordon qindra miliona euro në vit për djegësa që nuk punojnë, për analiza e instrumenta mjekësore që nuk adresojnë në mënyrë reale sëmundshmëritë dhe pasojat në shëndetin publik të popullatës e as justifikojnë impaktin ndaj qytetarëve, taksapaguesve të këtij vendi”, tha ajo.

“Edhe nga ana tjetër ka munguar një trajtim financiar pëe qindra mijëra qytetarëve, pensionistët e Shqipërisë, për tu mundësuar një jetesë që së paku të ndjehen të denjë për kontributin dhjetëra vjecar që ata kanë dhënë shoqërisë sonë shqiptare, për ekonominë e vendit, për kombin dhe per vetë brezat që i kanë përvijuar”, u shpreh Pampuri.

Sipas saj, “përgjatë gjithë këtij viti, pensionet u rritën me një vlerë prej vetëm 600 Lekë në muaj në muaj apo 20 lekë në ditë. Qeveria shpërndau një fond vetëm 2 javë para nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale, pavarësisht se ishte në shkelje të Kodit Zgjedhor për përdorimin e programeve të qeverisë me efekte financiare. Një fond i dytë u shpërnda vetëm për 3 muaj e fundit të vitit”.

Ndërkohë, theksoi Pampri, “sipas të dhënave të INSTAT çmimet e produkteve të shportës përgjatë vitit që po mbyllim janë rritur së paku 15% krahahsuar me një vit më parë. Sipas EUROSTAT vetëm për muajin nëntor indeksi mesatar në Shqipëri shënoi vlerën 4.5%, rritje kjo më e lartë se sa vetë mesatarja e vendeve të eurozonës që ishte vetëm 3.1%. Për 11 muaj rradhazi më shumë se gjysma e produkteve bazë të konsumit të popullatës vijoi të kishte një rritje me dyshifra, një trend që tregon për vështirësim të fuqisë blerëse në vend”.

Ajo nënvizoi se, sot, mbi 700 mijë qytetarë, pensionistë gjenden në kufirin e varfërisë, pasi të ardhurat e tyre mujore janë nën minimumin jetik.

“Dukshëm kjo shtesë prej vetëm 600 lekë në muaj përgjatë harkut kohor 12 mujor, nuk ka mundur të përballojë as gjysmën e barrës së shpenzimeve shtesë nga efekti i rritjes së çmimeve të produkteve bazë”, tha Pampuri.

“Raporti i zëvendësimit është duke arritur drejt ezaurimit, ku për vitin 2022 ishte 1.1 kontribues për 1 pensionistë. Më shumë se 1/3 e fondit të pensioneve plotësohet nga të ardhurat e buxhetit të shtetit, çka po e bën të gjithë skemën të jetë në rrezik afatgjatë”, u shpreh Pampuri.

“Zgjidhje për të ndryshuar situatën sigurisht që ka, por kjo qeveri e ka dëshmuar për 10 vite tashmë që ska asnjë lloji vullneti për ta zgjidhur. Mjafton të vështrosh hendekun midis pagave dhe pensioneve që nga viti në vit thellohet e ku sot, një pension është sa ¼ e pagës mesatare”, tha Pampuri.

Ajo shtoi se, “Partia Demokratike e Shqipërisë, dhe unë si ligjvënëse propozuam 8 amendetet për buxhetin e vitit të ardhshëm, me synim në rradhë të parë fokusimin ndaj njerëzve, ndaj qytetarëve që përballen me vështirësitë, ndaj pensionistëve dhe të pamundurve, ndaj fermërëve, ndaj të rinjve dhe ndaj biznesit”.

“Ky buxhet i ka të gjitha mundësitë për të bërë rishpërndarjen e duhur të taksave të tyre në shoqëri. Një jetë me dinjitet e meriton çdo familje shqiptare, dhe shteti ka detyrimin moral dhe përgjegjësinë ta mundësojë”, theksoi Pampuri.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.