• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Buxheti 2024/ Kostoja e drejtësisë shkon në 250 mln euro, 30 milionë euro ‘fatura’ për rritjen e pagave (krahasuar me v

07/11/2023
in Kryesore
Buxheti 2024/ Kostoja e drejtësisë shkon në 250 mln euro, 30 milionë euro ‘fatura’ për rritjen e pagave (krahasuar me v

Projektbuxheti 2024 rreth 736 miliardë lekë konfirmoi para deputetëve në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ministri Ervin Mete.

Risi mbetet rritja e kostove për sistemin e drejtësisë nga 13 miliardë lekë më 2016 në 26,2 miliardë lekë (250 mln euro) më 2024. Gjithashtu do të financohen edhe 1,1 miliardë lekë (10 mln euro) për ndërtimin e Teatrit të Tiranës.

Mete tha se të ardhurat buxhetore në raport me PBB për periudhën 2024-2026 parashikohen të jenë mesatarisht 27.8% e PBB-së.

Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e reformës në sistemin e pagave kap vlerën e 39 miliardë lekë apo 380 milionë eurove.

Sipas ministrit Mete, projektbuxheti i vitit 2024 parashikon rreth 26.2 miliardë lekë për drejtësinë, ose 13.5 miliardë lekë më shumë se buxheti i vitit 2016, kohë kur nisi edhe Reforma në Drejtësi.
Pjesa më e madhe e shpenzimeve do të shkojë për pagat e gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit gjyqësor.

Krahasuar me vitin 2023, buxheti i parashikuar për sektorin e Drejtësisë rritet në mënyrë të konsiderueshme, me 4.2 miliardë lekë më shumë.

Këto shifra reflektojnë mbështetjen financiare për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja të reformës në drejtësi, ku përfshihen institucionet e Vettingut, të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, reformimin e institucioneve të sistemit të akuzës dhe sistemit gjyqësor, të inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Shkollës së Magjistraturës, si edhe reformimin e institucioneve të tjera të varësisë së Ministrisë së Drejtësisë.

Në mënyrë të vazhdueshme janë mbështetur edhe kërkesat e institucioneve të drejtësisë për rialokime fondesh, të cilat janë përdorur për optimizimin e kushteve të punës, si edhe për sistemet e teknologjisë së informacionit.

Shpenzimet e personelit për punonjësit e sistemit të drejtësisë parashikohen të jenë 16 miliardë lekë, ose 9 miliardë lekë (rreth 90 milionë euro) më shumë se në vitin 2016. Rritja e ndjeshme e fondit ndër vite reflekton jo vetëm rritjen e numrit të burimeve njerëzore, por edhe rritjen e pagave për punonjësit e këtyre institucioneve.

Për vitin 2024, shpenzimet e personelit për të gjitha institucione e sistemit të drejtësisë janë rritur me 3.1 miliardë lekë (30 milionë euro), krahasuar me buxhetin fillestar për vitin 2023. Kjo rritje i dedikohet efektit financiar të reformës së pagave të nisur në vitin 2023. Nga ky fond 1.4 miliardë lekë janë akorduar vetëm për magjistratët.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes në vitin 2024 parashikohen në masën 8 miliardë lekë, ose dy herë më shumë sesa në vitin 2016. Këto shpenzime kanë adresuar nevojat e të gjitha institucioneve për të siguruar realizimin optimal të veprimtarisë funksionale të tyre.
Shpenzimet për investime në vitin 2024 parashikohen rreth 2.3 miliardë lekë.
Projekte të reja investimesh publike që financohen në projektbuxhetin 2024 janë:

Për SPAK mbështeten me 550 milionë lekë projektet e reja infrastrukturore dhe pajisjet teknologjike, të cilat parashikohen të implementohen në vitet 2024-2025;
Implementimi dhe Përmirësimi i sistemit të regjistrit elektronik noterial, me vlerë rreth 234 milionë lekë;
Investime për përmirësimin e infrastrukturës në mjekësinë ligjore dhe laboratorin e toksikologjisë;
Financime për përmirësimin e infrastrukturës së Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë Tiranë;
Rikonstruksioni i Gjykatës Kushtetuese, me vlerë 20 milionë lekë;
Arkiva Digjitale për Këshillin e Lartë të Prokurorisë;
Ndërkohë që vijon mbështetja buxhetore për ndërtimin e institucionit për edukimin dhe rehabilitimin e të miturve me 632 milionë lekë për vitin 2024.

Referuar parashikimeve buxhetore për institucionet e tjera të pavarura kushtetuese, jemi përpjekur të akomodojmë pjesën më të madhe të kërkesave, duke siguruar fillimisht financimin e plotë të reformës së pagave dhe më tej nevojave shtesë të paraqitura gjatë diskutimeve për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm 2024-2026.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!