• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

07/02/2026
in Botë, Kryesore
Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

 

Shtëpia e Bardhë po planifikon takimin e parë të liderëve për “Bordin e Paqes” të presidentit Donald Trump, në lidhje me Gazën. Sipas asaj që raporton Axios takimi do të zhvillohet më 19 shkurt në Uashington.

Sipas raportimit, planet për takimin janë ende në fazë të hershme dhe mund të ndryshojnë. Ai parashikohet të mbahet në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington dhe pritet të shërbejë edhe si konferencë për mbledhje fondesh për rindërtimin e Gazës.

Axios thekson se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të takohet me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë më 18 shkurt, një ditë para takimit të planifikuar për Bordin e Paqes.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk iu përgjigjën kërkesave të mediave për koment.

Në fund të janarit, Trump njoftoi krijimin e këtij bordi, të cilin do ta drejtojë vetë, duke deklaruar se synimi i tij është zgjidhja e konflikteve globale. Iniciativa ka ngritur shqetësime te shumë ekspertë, të cilët paralajmërojnë se një strukturë e tillë mund të minojë rolin e Kombeve të Bashkuara.

Reagimet e qeverive në mbarë botën ndaj ftesës së Trump-it kanë qenë të kujdesshme. Disa aleatë të SHBA-ve në Lindjen e Mesme i janë bashkuar nismës, ndërsa shumë aleatë tradicionalë perëndimorë kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë saj.

Ndërkohë më 28 janar Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare e Bordit të Paqes. Para kësaj, parlamenti miratoi me 110 vota pro nga mazhoranca dhe opozita që të autorizojnë kreun e qeverisë për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë organizatë. Aktualisht Bordi i Paqes ka 26 vende, mes të cilave edhe Kosova. Ajo pritet të zgjerohet me shtete të tjera.

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në mes të nëntorit, autorizoi bordin dhe vendet që bashkëpunojnë me të që të krijojnë një forcë ndërkombëtare stabilizimi në Gaza, ku një armëpushim i brishtë nisi në tetor, sipas një plani të Trump-it të pranuar nga Izraeli dhe grupi militant palestinez Hamas.

Sipas planit të Trump-it për Gazën, i zbuluar në fund të vitit të kaluar, bordi do të mbikëqyrte qeverisjen e përkohshme të Gazës. Më pas, Trump deklaroi se mandati i tij do të zgjerohej edhe për trajtimin e konflikteve globale.

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!