AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Bomba e Evi Kokalarit/ Tregon me emra njerëzit e Iranit në protestë: Nga Kanadaja, deri tek lidhjet në Tiranë

by Alb Times
27/06/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Bomba e Evi Kokalarit/ Tregon me emra njerëzit e Iranit në protestë: Nga Kanadaja, deri tek lidhjet në Tiranë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Evi Kokalari ka publikuar një shkrim ku tregon se njerëzit e lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit janë organizuar në mënyrë perfekte nga Kanadaja deri në Tiranë.

Kokalari nxjerr emrin e kreut të shoqatës së diasporës, që sipas saj është e lidhur me Altin Goxhajn dhe persona që ajo i quan si krahu i Ilir Metës në protestën e Tiranës.

Postimi i plote

Nuk qenkërkan vetëm ‘heronjtë’ e UÇK-së, si Dritan Goxhaj,  adhurues dhe potencialisht bashkëpunëtorë të Hezbollahut apo IRGC-së (Islamic Revolutionary Guard Corps) ose, shqip, ‘Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit’, por edhe këta që prej më shumë se 5 vitesh më kanë rënë personalisht në sy: kryetarët dhe organizatorët e “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, një prej të cilëve është Nador Bakalli. Në fakt deri vonë i kam cilësuar thjesht si Sorosian, sepse të tillë mi kanë prezantuar, por lidhjet e tyre janë shumë më të rrezikshme se Sorosi, dhe drejtohen të gjitha nga Regjimi Islamik i Iranit.

Nuk është çudi që ky dhe organizata që përfaqëson, “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, të jenë ndër organizatorët kryesorë të protestave të diasporës, në koordinim të plotë me ato në Shqipëri.

Dje, kur i hodha një sy profilit të tij për herë të parë, u skandalizova kur pashë se si fotoja kryesore në murin e profilit e kishte veten me flamurin shqiptar pas, por jo me Gjergj Kastriotin që e ngriti atë flamur për të bashkuar shqiptarët kundër pushtimit osman, por me Salman Al-Farisin, përkthyesin e Kuranit në farsi dhe figurën kyçe të sektit islamik “Tëelver Shia” ose në shqip “Shia e Dymbëdhjetë Imameve”, që ndiqet me fanatizëm dhe është baza e Republikës Islamike të Iranit.

Tashmë, kur shikoj shumë detaje nga e shkuara, bëj lidhjet se si të gjithë këta, duke futur këtu edhe ata pro-Soros dhe kundër-Soros,  kanë vite që po përgatisin terrenin brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të ndërtuar një grup superislamik dhe totalisht të ngjashëm me fenë e Republikës Islamike të Iranit, që është shumë unike në vetvete dhe nuk e gjen kudo… por sigurisht, do ta sjelli shqiptari në Ballkan dhe në Evropë.

Në këtë grup hyjnë edhe “anti-sorosiani” Altin Goxhaj dhe shumë islamistë të tjerë që kanë vite që shtiren si aktivistë të shoqërisë civile.

Këta, muajt e fundit kanë gjetur strehë tek Neës24, ndoshta nga lidhjet e tyre me Ilir Metën, gjë që më ishte e qartë që në 2023.

Kam shumë detaje që mund t’i ndaj për t’ju treguar sa të mirëorganizuar janë, por është e vështirë të bëhet në një postim në Facebook. Ama di t’ju them: kjo shpjegon pse “anti-sorosiani” Goxhaj ulej me këta të “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, që marrin fonde nga Sorosi, dhe nëse ngrinim pyetje kundrejt Goxhajt për këtë hipokrizi, ai i anashkalonte.

Në fakt, të gjithë këta i bashkonte pikërisht feja e Republikës Islamike të Iranit, dhe kjo shpjegon protestat e tyre pro-Palestinës dhe kundër Izraelit, por dhe antisemitizmi dhe narrativën që shtyjnë nëpër debatet në TV. Është një narrativë super e pastër e financuar nga qeveria islamike e Iranit, që është një nga shtetet kryesore të financimit të Hamasit, Hezbollahut dhe terrorizmit islamik në botë.

Protestuesit në Shqipëri thjesht duan shkatërrimin total të kupolës korruptive që prej 35 vitesh u marrin frymën, por asnjë protestues nuk mund të jetë në rregull me një marrje peng të Shqipërisë nga këta elementë superislamikë dhe financues të Vëllazërisë Myslimane dhe organizatave terror!ste.

Mos bini viktima të shitjes dhe trushpëlarjes që ju kanë bërë këta të “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”… Diaspora shqiptare nuk është me nota të theksuara ekstremizmi islamik. Diaspora shqiptare e avancuar dhe e shkolluar në Perëndim është kundër këtyre grupeve terror!ste dhe këta që ju paraqiten si “diaspora do ta shpëtojë Shqipërinë” janë vetëm një mashtrim për marrjen peng të Shqipërisë nga mafiozët aktual tek ekstremistët islamikë.

Dhe një pyetje kam për qeverinë apo policinë e shtetit:

Dritan Goxhaj publikisht dhe në TV ka bërë deklarata për heqjen qafe fizikisht të Ramës, Berishës etj. Të gjithë jemi për heqjen e tyre nga politika, por jo me dhunë dhe as me akte që duhen ndaluar absolutisht.

Në SHBA ky person do të ishte arrestuar në moment nëse do kërcënonte jetën e Donald J Trump apo dhe demokratëve që nuk janë në pushtet, prandaj pyes, Ministria e Punëve të Brendshme dhe policia çfarë bëjnë?

Televizioni që i dha platformë dhe nuk e bllokoi atë deklaratë, duhet gjithashtu të gjobitet. Në këtë pikë, terror!zmi i këtyre është tashmë i hapur dhe po normalizojnë vrasjen fizike të politikanëve dhe kjo është për të vënë duart në kokë.

E kuptoni tashmë pse këta nuk lënë popullin të flasë në protesta, por e kanë marrë peng mikrofonin? Sepse këta kanë kohë që po përgatisin një coup d’état kundër qeverisë shqiptare dhe zëvendësimin e saj me një shtet islamik si ai i Iranit.

Zgjohuni sa nuk është vonë! Sepse korrupsioni i Edi Ramës dhe Sali Berishës do të marrë fund sidomos me SPAK-un që ka vite që investigon dhe ka ndihmën e BE-së dhe SHBA-së, por nëse bie Shqipëria në duart e islamikëve terror!ste të Iranit, ky vend do të ketë dëme shumë më të thella.

Nuk mund të shkojmë nga:

Sundimi osman → regjimi komunist → regjimi post-komunist super i korruptuar → regjimi islamik i Iranit dhe Vëllazërisë Myslimane.

Po ju flas të gjithë protestuesve me sinqeritetin maksimal:

Ju lutem kuptoni që jo vetëm po shfrytëzoheni nga ekstremizmi islamik, por kuptoni qartazi se ky nuk është momenti për të hequr Ramën as me dhunë e as me vrasje… sepse po u bëjmë nder ekstremistëve të tipit Iran/Hamas/Hezbollah & Vëllazërisë Myslimane.

Ju lutem,

– Mos i mbështetni këta.

– Mos mbështetni më as Neës24.

– Mos mbështetni më as Sonila Meço që kanë vite që ju japin platformë (madje ngrini pyetje nëse edhe atë e kanë financuar).

– Mos mbështetni më as Altin Goxhaj dhe podkastet e tyre që bëjnë sikur janë të djathtë, por kanë shtyrë një urrejtje për Izraelin, pikërisht sepse janë pjesë e ekstremizmit islamik.

– Mos mbështesni më as Lapajn, as Babalen, as Irfanin dhe as Metën

Dhe mbi të gjitha, mos e identifikoni më Dritan Goxhajn si pjesë e UÇK-së… Vetëm ekstremistët mund ta krahasojnë UÇK-në me grupe terror!ste si Hamas & Hezbullah

Ky krahasim është një turp për të gjithë shqiptarët që dhanë jetën për të mbrojtur atë Kosovë. Ky krahasim është turp dhe për ata Shqiptarë që u ngritën nga SHBA dhe u kthyen për të mbrojtur atë tokë dhe lanë jetën aty, si vëllezërit Bytyqi, tre vëllezër në moshat 19-25 vjeç, u vranë nga serbët, dhe nëna e tyre në NY akoma sot i qan…

Ju lutem, zgjohuni sepse Shqipëria është duke u ballafaquar me një nga kërcënimet më të errëta në këto 35 vitet e fundit… Regjimi islamik iranian është shumë më i keq se komunizmi dhe korrupsioni mafioz.

Zgjohuni, Shqiptarë!

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Protesta e dhunshme! Lëndohet një protestueses, shtrihet pa ndjenja në Sheshin Skënderbej

28/11/2026

Tensionet në protestë/ Qytetari përplaset me Arlind Qorrin, i kërkon llogari për Sorosin

28/11/2026

Vijon e tensionuar protesta, hidhen molotovë drejt Bashkisë së Tiranës

28/11/2026

Dhunë dhe për festën kombëtare? Nuk u ngopëm me dhunë?

28/11/2026

Protestuesit rikthehen në Sheshin Skënderbej, rinisin sulmet me molotovë, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

28/11/2026

Protestuesit e dhunshëm ndalojnë autoambulancën, dyshonin se ishte e mbushur me civilë dhe gaz lotsjellës

28/11/2026

Përplasje në Rrugën e Elbasanit, protestuesit e maskuar sulmojnë policinë

28/11/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë/ Policia shoqëron 10 persona

28/11/2026

Policia shpërndan turmën, protesta përhapet në rrugët e Tiranës

28/11/2026

VIDEO/ Lëndohet një efektiv policie, kolegët i vijnë në ndihmë

28/11/2026

Shpërthim molotovi në sheshin Skënderbej

28/11/2026

Zylfie Haklaj rikthen në vëmendje nëntorin e zi të Tropojës: Dhuna ka të njëjtin autor, Sali Berishën!

28/11/2026

Sheshi Skënderbej mbulohet nga gazi lotsjellës

28/11/2026

Tensionohet situata, protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Bujqësisë, godasin edhe selinë e PS-së

28/11/2026

Përshkallëzohet dhuna në protestë, protestuesit e maskuar dalin me mburoja metalike dhe shkopinj druri, sulmojnë policinë me molotovë e gurë

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protesta e dhunshme! Lëndohet një protestueses, shtrihet pa ndjenja në Sheshin Skënderbej
  • Tensionet në protestë/ Qytetari përplaset me Arlind Qorrin, i kërkon llogari për Sorosin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.