AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

“Boll se shumë të kemi përkëdhelur”/ Përplasja me Ramën, reagon Braçe: “Vrasje me pagesë” politike, pres ndëshkimin e spiunëve

by Alb Times
26/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
“Boll se shumë të kemi përkëdhelur”/ Përplasja me Ramën, reagon Braçe: “Vrasje me pagesë” politike, pres ndëshkimin e spiunëve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas publikimit të lajmeve për një përplasje mes tij dhe kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist.

Ai i cilësoi këto raportime si pjesë të një përpjekjeje për linçim politik dhe mohoi versionin e publikuar për largimin e tij nga mbledhja.

“Kjo është njësoj si teknologjia e vezës, asaj vezës që qëllohen deputetë pa asnjë shkak, pa u ditur as emrin një pjese, por është në të njëjtën linjë, synon vetëm linçimin, ndaj është “vrasje me pagesë” në politikë. Dje para se të nisja të flisja, u kërkova kolegëve të mos nxirrnin përjashta asgjë nga ato që unë do flisja aty. Ja që ndodhi kjo që lexova, madje edhe e transformuar.

Tani meqë dje u mor një angazhim për të bërë shembull njërin ndër ata që nxjerrin fjalët e shtëpisë për të vrarë politikisht atë tjetrin atje matanë, unë mezi pres që të mbahet fjala. Pra të bëhet shembulli. Mua dje nuk më ka nxjerrë askush jashtë, jam ulur sepse nuk kam patur cfarë të them më, e pasi kam thënë aty, e në mbledhjen pararendëse, gjithçka që thonë socialistët prej 1 viti. Kam dalë jashtë vetë sepse nuk kam patur më cfarë të dëgjoja. Kjo është e vërteta”, deklaroi Braçe.

Reagimi i deputetit vjen pas raportimeve për debatet e zhvilluara në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ditën e djeshme. Gjatë takimit, kryeministri Edi Rama pranoi publikisht se ekziston një distancë mes qeverisjes dhe perceptimit të qytetarëve, duke argumentuar se kjo kërkon një qasje të re në komunikimin me publikun.

Sipas burimeve nga mbledhja, Braçe ngriti shqetësime për mënyrën se si miratohen emërimet në Kuvend. Ai argumentoi se deputetëve u kërkohet të votojnë kandidatura pa pasur më parë informacion të plotë për to, pa diskutim dhe pa u njohur me përvojën apo kriteret e kandidatëve.

Si rast konkret, ai përmendi një emërim në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke pretenduar se vetëm pas votimit u bë e ditur lidhja familjare mes dy prej personave të zgjedhur nga Kuvendi. Sipas Braçes, e njëjta procedurë ndiqet edhe për emërime në borde dhe komisione të tjera.

Burimet bëjnë të ditur se Rama iu përgjigj fillimisht duke theksuar se përgjegjësinë për këto emërime ua kishte deleguar vetë deputetëve dhe se nuk kishte ndërhyrë në proces. Më pas debati vijoi me tone më të larta, ndërsa kryeministri, sipas të njëjtave burime, i tha Braçes: “Boll se ngelëm duke të përkëdhelur ty.”

Diskutimi u ndërpre pas një pushimi të kërkuar nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla. Pas rifillimit të mbledhjes, Braçe u largua, ndërsa në reagimin e tij ai këmbëngul se vendimi ishte personal dhe jo pasojë e ndonjë përjashtimi apo ndërhyrjeje.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës
  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.