AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Blushi: Edhe ODIHR damkosi zgjedhjet si jo të lira e të barabarta! Terrori elektoral i 11 Majit kurrë nuk do pranohet

by SHT Media
15/06/2025
in Politikë
6
0
Blushi: Edhe ODIHR damkosi zgjedhjet si jo të lira e të barabarta! Terrori elektoral i 11 Majit kurrë nuk do pranohet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia e Lirisë ka reaguar pas publikimit të qëndrimeve të kreut të misionit të ODIHR, ambasadorit Lamberto Zannier, lidhur me zgjedhjet vendore të 11 majit në Shqipëri, të cilat u cilësuan si “jo të barabarta dhe jo të lira”.

Në një deklaratë publike, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thekson se kjo përbën një akt zyrtar damkosës ndërkombëtar për atë që e quan “terrori elektoral” i ushtruar nga qeveria.

Sipas Partisë së Lirisë, ambasadori Zannier dhe vëzhguesit e ODIHR-it kanë qenë dëshmitarë të frikësimit të qytetarëve, keqpërdorimit të administratës publike dhe resurseve shtetërore në favor të partisë në pushtet.

Deklarata e plotë:

Partia e Lirisë përkrah plotësisht qëndrimet shumë të qarta të kreut të misionit të vëzhguesve të ODIHR, ambasadorit Lamberto Zannier se zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri nuk ishin as të barabarta dhe as të lira.

Ky konstatim shënon një akt zyrtar damkosës ndërkombëtar për terrorin elektoral të kryer në 11 Maj nën drejtorim e Narkoqeverisë.

Përballë këtyre konstatimeve të rënda, të publikuara nga një institucion ndërkombëtar me autoritet të pakundërshtueshëm, është e qartë se Shqipëria tanimë ndodhet në një krizë të thellë legjitimiteti dhe demokracie.

Narkoqeveria ka konsumuar në 11 Maj një nga format më të rënda të manipulimit dhe intimidimit elektoral.

Vëzhguesit e ODIHR, siç dëshmoi ambasadori Zannier kanë parë me sytë e tyre qytetarë të trembur, presione të hapura, keqpërdorim flagrant të administratës publike dhe mjeteve shtetërore në favor të partisë në pushtet.

Kjo është një akuzë e drejtpërdrejtë dhe e padiskutueshme ndaj Edi Ramës, se zgjedhjet nuk janë zhvilluar në një ambient të lirë, të ndershëm dhe demokratik.

Në këtë sfond alarmant, heshtja e SPAK është një skandal më vete.

Ndërkohë që fakte dhe indicie të qarta për krime zgjedhore janë denoncuar publikisht, dhe tani edhe zyrtarisht nga vëzhgues ndërkombëtarë, SPAK vazhdon të sillet si një institucion që ka vendosur të mbyllë sytë, të mbyllë dosjet dhe të mbyllë gojën, njësoj si me krimet intelektuale të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston apo me dosjen e Charles McGonigal që fle në sirtarët e Altin Dumanit edhe pse në aktakuzën e drejtësisë ameriakane që e dënoi atë me burg, Edi Rama përmendet 14 herë.

Qytetarët e Shqipërisë po e shohin me se “drejtësia e re” nuk është një tjetër veçse një mburojë politike për krimin elektoral, që nisi me rrëmbimin terrorist të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe u vulos me terrorin elektoral të 11 Majit.

Mungesa totale e ndëshkueshmërisë ndaj atyre që dhunojnë votën, blenë ndikimin dhe shtypin zërin e lirë të qytetarit, është një akt amnistie i papranueshëm që po minon çdo shpresë për zgjedhje të ndershme në të ardhmen dhe Altin Dumani është bashkëpërgjegjës kryesor, po aq sa Edi Rama, për inkurajimin, nxitjen dhe moshetimin e masakrës elektorale.

Qeveria e Edi Ramës është përgjegjëse për shkatërrimin e standardeve bazë të demokracisë në vend, ndërsa SPAK tashmë është kthyer në një vegël qorre të pushtetit, vetëm për të goditur opozitën dhe jo banditët që botërisht në Vorë ditën e zgjedhjeve morrën peng qendrat e votimit duke kërcënuar edhe drejtuesit dhe deputetët e opozitës.

Këto zgjedhje të kriminalizuara nuk përmbushën asnjë standard ndërkombëtar dhe shkelën dhunshëm kriteret e Kopenhagenit dhe Partia e Lirisë është e vendosur në vijimin e betejës së saj të pakompromis për të denoncuar me fakte dhe prova manipulimin e procesit zgjedhor përmes kapjes së shtetit dhe bashkëpunimit kriminal në frikësimin e votuesve dhe manipulimin e rezultateve; përndjekjes gjyqësore ndaj liderëve të opozitës; pandëshkueshmërinë institucionale ndaj krimeve zgjedhore, të cilat qartësisht u dënuan edhe në rezolutën shumë të rëndësishme të Parlamentit Europian si edhe me katër rezoluta të organizatave politike më të rëndësishme në botë, si IDC-CDI.

Partia e Lirisë dënon me forcë shkatërrimin terrorist të standardeve të zgjedhjeve dhe heshtjen kriminale të SPAK.

Terrori elektoral i 11 Majit kurrë nuk do të pranohet nga Partia e Lirisë dhe opozita sepse Shqipëria kurrë nuk mund të integrohet në Europë me “trenat bullgarë” të Edi Ramës, por vetëm duke ndjekur shinat kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare që garantojnë votën e lirë dhe zgjedhje të ndershme.

Pa garantuar votën e lirë, themelin e demokracisë dhe shtetit ligjor, nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë në familjen europiane!

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.