• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Bisedë e ngrohtë”/ Mediat greke zbardhin takimin “kokë më kokë” mes Mitsotakis dhe Ramës

30/01/2025
in Politikë
“Bisedë e ngrohtë”/ Mediat greke zbardhin takimin “kokë më kokë” mes Mitsotakis dhe Ramës

Një takim kokë më kokë ka pasur mes Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramës, pas varrimit të kryepeshkopit Anastas që siç komentohet nga qarqet diplomatike është bërë nën frymën e idesë së idesë së ekumenizmit të mbrojtur aq shumë nga i ndjeri kryepeshkop i Shqipërisë.

Siç është parë edhe në pamjet televizive dy kryeministrat kanë biseduar në një atmosferë shumë të ngrohtë mes tyre, por edhe me Patriarkun Ekumenik Bartolomeu, kryepeshkopët e Qipros dhe të Jeruzalemit.

Ende nuk është bërë e njohur se çfarë saktësisht thanë dy liderët në një takim dhjetë minutësh që kanë pasur, për me tepër në një varrim të tillë madhështor të Kryepeshkopit, ku marrëdhëniet dhe çështjet e rëndësishme mes dy vendeve nuk përbëjnë temën kryesore të bisedimeve, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku.

Duke u larguar gjithsesi, kryeministri grek Mitsotakis ka deklaruar se nuk ka problem që mos zgjidhet me anë të dialogut. Dhe fakti që jemi shtete fqinj, është një arsye qe çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog. Ne kemi marrëdhënie të mira dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira, ka deklaruar Mitsotakis pasi është përshëndetur kur është larguar, me një përqafim me homologun shqiptar.

Nga ana e tij Edi Rama ka deklaruar se “me zotin Mitsotakis jemi miq. Ai erdhi këtu dhe unë kam nderin të jem një mikpritës i mirë. Kështu pimë një kafe, folëm për gjëra të ndryshme dhe nuk kam çfarë gjë tjetër të ndaj me ju. Nuk ka asnjë problem. Gjithçka është në rregull”, ka theksuar ai.

Mediat greke gjithsesi komentojnë faktin se sa afër mund të sjellë besimi popujt e Ballkanit ,edhe ata me fe të ndryshme, në një rajon kur këto fe shpeshherë kanë qenë historikisht përçarëse. Gjithashtu vetë i ndjeri kryepeshkopi Anastas, thonë ato, ishte hierarku që në të njëjtën kohë mundi të shuguronte klerikët shqiptarë, të përcaktonte shqipen si gjuhë zyrtare të Kishës, por edhe të fliste apo këndonte psalmet nëpër kisha në greqisht.

Dhe ky fakt u pa sot kur në një ceremoni disa orëshe, fjalimet dhe psalmet ishin në shqip dhe në greqisht, dy gjuhët që u dëgjuan gjatë gjithë transmetimit të drejtpërdrejtë nga televizioni publik ERT.

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!