• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

10/03/2026
in Botë

Tregjet evropiane të aksioneve dhe aziatike u rimëkëmbën të martën, ndërsa çmimet e naftës u ulën pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi  se lufta SHBA-Izrael kundër Iranit mund të përfundojë më shpejt se sa pritej. Çmimet globale të naftës ranë me rreth 8 për qind, ndërsa çmimi referues evropian i gazit ra me rreth 15 për qind të martën, pasi një ditë më parë çmimi i arit të zi i kaloi 100 dollarë për fuçi, më i larti që nga viti 2022.

Në një përpjekje për të qetësuar tregjet, Trump tha se do të hiqte dorë nga disa sanksione mbi naftën, pas një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin. Ai kërcënoi gjithashtu Republikën Islamike se do të përballet me goditje fatale nëse mbyll Ngushticën e Homuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme tregtare në botë. “SHBA do ta godasë Iranin 20 herë më fort dhe do ta bëjnë praktikisht të pamundur që ai vend të rindërtohet ndonjëherë”.- kërcënoi Trump.

Duke sfiduar liderin amerikan, forcat iraniane  thanë se nuk do të lejojnë eksportin e naftës nga rajoni tek aleatët e SHBA-së dhe Izraelit për sa kohë që lufta vazhdon. Sakaq Garda Revolucionare tha se shënjestroi bazën amerikane Al-Harir në rajonin e Kurdistanit në Irak. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti njoftuan se po interceptonin një sulm me raketa dhe dronë nga Irani, disa orë pasi ministri i jashtëm iranian Abas Atagchi përjashtoi bisedimet e mëtejshme me Shtetet e Bashkuara duke thënë do të vazhdonin sulmet për aq kohë sa të ishte e nevojshme. Garda e Iranit tha se fundin e luftës do ta përcaktojnë ata, jo amerikanët.

Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se operacioni kundër Iranit ende nuk ka përfunduar. “Aspirata jonë është ta bëjmë popullin iranian të heqë dorë nga zgjedha e tiranisë, por në fund të fundit, kjo varet prej tyre.” – tha ai.

Ndëkohë ushtria izraelite tha se do të godiste objektivat e Hezbollahut në qytetet jugore libaneze të Tiros dhe Sidonit, duke u kërkuar banorëve të evakuohen nga ndërtesat që sipas tyre janë infrastrukturë ushtarake e grupit të mbështetur nga Irani. Në një tjetër kontinent, Australia, pritet të vendosë një avion mbikëqyrës raketash dhe personel mbështetës në Lindjen e Mesme, teksa kryeministri Antoni Albanese u dha azil 5 futbollistëve të kombëtares iraniane.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!