AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha urdhër të prerë deputetëve të PD: Nuk do dilni në emisione pa marrë leje dhe përballë analistëve

by SHT Media
23/12/2025
in Politikë
6
0
Berisha urdhër të prerë deputetëve të PD: Nuk do dilni në emisione pa marrë leje dhe përballë analistëve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha iu ka shpërndarë një mesazh deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë, me anë të së cilës iu bën me dije se nuk mund të dalin me emisione televizive pa lejen e tij dhe përballë analistëve. 

“Mesazh drejtuar anëtarëve të Kryesisë së PDSH, deputetëve të Grupit Parlamentar të PDSH, anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PDSH, drejtuesve dhe anëtarëve të departamenteve qendrore të PDSH, drejtuesve të degëve të PDSH. 

Përshëndetje të nderuar zonja dhe zotërinj, 

Me këtë mesazh ju rikujtoj se Kryesia e PDSH dhe Grupi Parlamentar i PD kanë vendosur si më poshtë: 

1-Përfaqësues të PD do të dalin në debate/emisione televizive vetëm me counterparts të tyre (pra me të ngjashmit politik) që përfaqësojnë qeverinë, Partinë Socialiste dhe institucionet e tyre të varësisë. 

Përfaqësues të PD, qofshin anëtarë të KK, departamenteve, sekretariateve, Kryesisë, Grupit Parlamentar, pushtetit lokal etj., nuk dalin në debate me analistë ‘të pavarur’ të cilët shërbejnë si zëvendësues (proxy) të qeverisë dhe njerëzve të saj ne studiot televizive dhe si mercenar te paguar nuk mbajne asnje pergjegjesi per mashtrimet, manipulimet,fallsifikimet e tyre per te mbrojtur qeverine. 

Perveç kesaj qeveria, me ndihmën edhe të disa moderatorëve, e ka gjetur këtë si mënyrë për ta mbajtur debatin te opozita, duke vënë përballë vazhdimisht ‘analistë të pavarur’, një pjesë e mirë e të cilëve janë në role këshilltarësh apo drejtorësh në zyrat e shtetit, apo autor veprash penale eme përfaqësues të opozitës dhe për të mbuluar me heshtje aferat e qeverisë. 

Opozita nuk duhet dhe nuk do ta lejojë qeverinë që ta përdorë atë si maskë në mediat që kontrollon, për të fshehur vjedhjet, keqbërjet dhe aferat e saj si organizatë kriminale. 

Ndërkohë, çdo intervistë, lidhje direkte apo prononcim që lidhet me aferat e qeverisë, korrupsionin, skandalet etj., duhet shfrytëzuar maksimalisht. 

Së fundmi, për të gjitha ftesat nga studiot televizive duhet të njoftoni Drejtorinë e Shtypit, kjo, së pari, për të marrë prej zyrës së shtypit mesazhin e ditës së PD dhe, së dyti, për të mos lejuar “peshkimin” e mediave të kontrolluara nga qeveria, të cilat, sapo refuzohen për motivet e mësipërme nga i ftuari i parë, ftojnë të tjerë për të zbatuar porositë e zyrës së propagandës së kryeministrit. 

Ky vendim do t’ju përcillet edhe partive aleate, në mënyrë që qëndrimi të jetë i përbashkët. 

Pershendetje te perzemerta, 

Me respekt Sali Berisha”, thuhet në mesazh. TemA  

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

22/10/2026

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

22/10/2026

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

22/10/2026

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

22/10/2026

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

22/10/2026

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

22/10/2026

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

22/10/2026

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

22/10/2026

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

22/10/2026

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

22/10/2026

Haxhiu: Ja pse Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje…, por Rama të mos japë dorëheqjen!

22/10/2026

Transferat qindra miliona dollarëshe të Kushner, përgjimi që ngriti dyshimet për marrëveshje sekrete me vendet e Gjirit

22/10/2026

Integrimi / Kuvendi kalon ligjet për sigurinë e pagesave dhe luftën kundër pastrimit të parave, Malaj: Reformat ekonomike nuk ndalen

22/10/2026

Rama mbështet kandidaten e Emirateve për drejtimin e OKB: Pas kaq shumë burrave, ka ardhur koha për një grua!

22/10/2026

Trump telefonon Musk, i kërkon të heqë kufizimet mbi përdorimin e Starlink nga Ukraina

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?
  • “Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.