• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 metra te Pallati i Kongreseve

07/06/2026
in Kryesore, Opinion
Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 metra te Pallati i Kongreseve

Nga Adriatik Doçi

Ka 13 vite që mban Edi Ramën në pushtet përmes ‘revulucionit paqësor’, hapjes e mbylljes si firzamonikë të partisë, zbulimit të armiqve të brendshëm dhe ‘rezistencës heroike’ duke përfituar kulla nga qeveria, koncensione dhe haraç nga oligarkët. Në ditën e tetë të protestave më masive, spontane, qytetare, evropiane dhe artistike në historinë pluralizimit në Shqipëri, të cilat ç’është e vërteta kanë sëkëlldisur pushtetin, Sali Berisha hedh çunin e Fahriut me grupin e molotovit, flamurin pa shkop dhe deputetë të tij që kanë tjetërsuar qindra hektarë tokë në Gjirin e Lalzit për të ndyrë, deformuar dhe sabotuar protestën.

Po pse Sali Berisha fillimisht sulmoi protestuesit si sorosianë dhe mjeranë, më pas e mbështeti dhe sot vendosi t’i bashkohej protestës, pankarta dominuese e të cilës është ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’?

Mmetamorfoza e Sali Berishës në raport me protestën mund të shpjegohet me një zhvillim të ditëve të fundit. Në dy qershor, që përkon me ditën e dytë të protestës, projekti i “Herzog &de Meuron Basel Ltd” u shpall fitues nga qeveria për rikualifikimin për ndërtimin e një kulle 260 metra të lartë te Pallati i Kongreseve, një investim qindra milionë euro. Kulla, e cila do të lidhet funksionalisht me godinën aktuale të Pallatit të Kongreseve, do të ketë karakter multifunksional për hotel dhe zyra.

Nuk është sekret që pas projektit qëndron Shkëlzeni, përmes një prestanome të tij, i cili çuditërisht del pronar tokash nga Velipoja në Ksamil. Në rrethet politike dhe mediatike, projekti për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve quhet ‘Kulla e Zenit’. Pas kullave në qendër, në ish Bllok dhe pranë Parkut të Liqenit, gjithnjë përmes maskës së tij, Shkëlzeni do të ndërtojë me para të dyshimta edhe kullën te Pallati i Kongreseve.

Nëse dhëndri zëhollë, me mbi 50 pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro, qëndron pas ndërtimit të disa komplekseve pallatesh nga Tirana në Pogradec, përfshirë 19 kulla në pronën publike të tjetërsuar ish Klubi Partizani, Shkëlzeni qëndron pas kullave kryesore që qeveria Rama ka miratuar gjatë 10 vitet e fundit në Tiranë, duke u kamufluar pas tre biznesmenëve.

Nisur nga këto interesa të fuqishme familjare, metamorfova e Sali Berishës jo vetëm duhet kuptuar, por nuk është çudit që në ditët në vijim të shfaqet te shkallët e Kryeministrisë, në ballë të protestës me moton ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’.

Më të lexuarat

  • “Rama jepe dorëheqjen”, kryeministri iu flet nga zyra protestuesve: Ky është bulevardi i sorrave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hotelet po hanë bregdetin, inertet po ndotin detin, mali i Iliasit po zhduket/ Gjoka, Gjikuria, Kollçaku dhe Bego, 5 kompanitë e betonit që po masakrojnë Jugun

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Protesta e plaku”, Bushati: Rama, ose në karrige ose në burg te Veliaj!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nesër ndaj reflektimin tim mbi “bulevardin e flamingove”, Rama paralajmëron furtunë në mbledhjen e grupit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, sherr mes Ballës dhe Berishës në Kuvend: Je përfaqësues i karteleve të drogës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Emrat/ Kuvendi i Marrëzisë, misteri i financimit dhe roli i të skeduarve për pastrim parash dhe vjedhje fondesh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Raporti për Reformën Territoriale/ Miratohet me 84 vota, prezent edhe Rama!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saga e vilës së Shehajt/ Skandali prej javësh, por SPAK ka marrë “pushimet”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Afshihen Genc Ruli dhe Bode pas kartelit financiar FED Invest që po shkatërron bujqësinë me fajde me interesa të larta dhe cili është burimi i parave?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!