• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Berisha-Soros, dashuri dhe urrejtje, Lami: Tenton të shpikë armiq për vëmendje, nuk ka parime!

29/08/2025
in Politikë
Berisha-Soros, dashuri dhe urrejtje, Lami: Tenton të shpikë armiq për vëmendje, nuk ka parime!

Përplasja e radhës mes Trump dhe George Soros i ka dhënë një mundësi Sali Berishës për të kërkuar heqjen e non gratës që sipas tij e ka dhuratë të pakërkuar nga miliarderi 95 vjeçar amerikan.

Por në historinë e gjatë të tranzicionit ku Sali Berisha është aktor kryesor, ai ka një raport të dyfishtë me George Soros, të karakterizuar jo vetëm nga fërkimet, por edhe nga stina të gjata dashurie.

Analisti Roland Lami, i cili ishte i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se është vështirë të gjesh parime politike të drejta te figura e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Sipas tij, Berisha nuk i manifeston këto parime dhe në këto rrethana veprimtaria e tij varet nga interesat e momentit. Më tej Lami theksoi kryetari i PD-së po tenton të shpikë armiq për të fituar vëmendje.

“Është e vështirë të gjesh parime të Berisha, ai e ndërton ligjërimin në formatin e agjendës dhe interesave që i shkon për shtat atij. Po shpik armiq për vëmendje, sepse s’ka parime. Berisha po aktron si populist i djathtë”, tha ai.

Më tej, Lami theksoi se Partia Demokratike nuk mund të rigjenerohet për sa kohë në krye të saj qëndron Sali Berisha.

“Rigjenerimi i PD derën e ka të mbyllur. Askush nuk do mund t’i ngrejë krye Sali Berishës”, tha ai.

Ai analizoi dhe përbërjen e Parlamentit dhe thotë se puna e mazhorancës do vijojë e qetë pasi opozita nuk ka asnjë shans ligjor, që t’i bëjë ballë në Kuvend pasi vetë numrat e konfiguruar nga zgjedhjet e 11 majit e kanë “vulosur” fatin e sesionit të ri parlamentar.

“Një opozitë me 50 numra, ku përballë ka një mazhorancë me një shumicë, nuk e pengon aspak punën e qeverisë. Do jemi në një “Déjà vu” të legjislaturës së kaluar. Do dalin në dukje më shumë elementët agresivë.”, tha ai.

Më të lexuarat

  • Arsyet e ankthit të deputetëve të PD-së për “Portën e Alpeve”

    Arsyet e ankthit të deputetëve të PD-së për “Portën e Alpeve”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili, ndërsa BE po e bllokon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Iku dhe nuk u kthye më!” Avokati Vishaj rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë dhe braktisjen nga gruaja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pres të më marrë ende në telefon…”, Ema Andrea trondit me rrëfimin për binjakun e saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Urdhri i ri, Mojtaba Khamenei i vendos vijën e kuqe SHBA-së për uraniumin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fundi i një autokrati/ Orban nuk do të kthehet më kurrë, Magyar vendos kufi 8-vjeçar për kryeministrat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bleu mandatin te Shkëlzeni për 500 mijë euro, deputeti sheik i PD-së Ramadan Likaj pritet të kalojë në krahun e PS-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Integrim gradual”, zbulohet letra e Merz për Shqipërinë: Zgjidhje inovative për vendet kandidate

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ish-kandidati për kreun e PD-së: Edhe Meremja do ta mundte Berishën po ta lejonin të garonte, ajo parti nuk ka të ardhme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Perandoria e Messina Denaro-s: harta e thesarit të bosit të fundit të madh të Cosa Nostra-s!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!