AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha pyet Ramën: Pse nuk ra në humnerë Mali i Zi që i trefishoi pensionet?

by SHT Media
21/04/2025
in Politikë
6
0
Berisha pyet Ramën: Pse nuk ra në humnerë Mali i Zi që i trefishoi pensionet?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Puka deklaroi se “11 Maji është një ditë për një kthesë vendimtare për shqiptarët që ëndrrat e tyre t’i vendosin në Shqipëri”.

“Është një ditë për një kthesë vendimtare që këta të rinj, ëndrrën e tyre shqiptare ta ndërtojnë në Shqipëri. Është një ditë për mbarë kombin që miliona shqiptarë që u larguan nga Shqipëria gjatë këtyre 10 viteve, të rikthehen, të vijnë për të ndërtuar në Shqipëri ëndrrën e tyre dhe për të vendosur Shqipërinë në rrugën e madhështisë së saj. Miqtë e mi, 11 Maji është një fitore jo vetëm e opozitës, e koalicionit për Shqipërinë Madhështore, por është një fitore për çdo shqiptar që i thotë dinjitetit, dinjitet. Është fitore për çdo shqiptar që nuk do të qajë çdo ditë me lot të ftohta mjerimi nga skamja e madhe ku e ka zhytur vjedhja e qeveritarëve. Është një fitore për çdo demokrat, socialist, të paparti që beson se në këtë vend mund të jetohet me dinjitet. Se pasuritë e këtij vendi mund të begatojnë qytetarët e Pukës dhe mbarë Shqipërisë. Miqtë e mi, këto 12 vite ishin vitet e një rrokullisje shumë të rëndë, shumë të pamerituar. Në vitin 2013, pukjanët, shqiptarët nuk kishin rroga të larta, por ama i kishin më të larta se 6 kombet e tjera të rajonit. I kishin më të larta edhe se rumunët dhe bullgarët. Në këto 10 vite, ata na tejkaluan ne 3 herë me pensione dhe na tejkaluan rreth dy herë me rroga. Por jo vetëm kaq se kjo është vetëm njëra anë e zezë e medaljes së kësaj qeverisje. Ana tjetër po kaq e zezë e kësaj medalje, se këta burra dhe gra, me këto pensione dhe rroga, më të ulëtat në rajon, duhet të shkoni në dyqane për të blerë mallra me çmimet më të shtrenjta.
Gjatë këtyre 10 viteve, çmimi i ushqimeve u dyfishua. Dhe sot, për të blerë ato që blinte në vitin 2013, pensionisti me 143 mijë lekë pension, duhej të kishte një pension 390 mijë lekë”, tha Berisha, shkruan A2.

“Pra duhej të kishte një pension minimumi 2 herë e gjysmë më të lartë. Po kështu rrogëulëti. Po kështu rrogëtari me rrogë të mesme. Çfarë ndodhi? Si ne ramë në këtë mënyrë? Pse të tjerët na tejkaluan me pensione tre herë? Pse malazezi që merrte në vitin 2013, 138 mijë lekë pensionin, pra më të ulët se shqiptari, e merr sot 450 mijë lekë pensionin? Pse maqedonasi që merrte në vitin 2013 një pension 130 mijë lekë, merr sot një pension 330 mijë lekë? Pse serbi, që merrte në vitin 2013 një pension nën 140 mijë lekë, merr sot 405 mijë lekë pension? Pse këto? Si ka mundësi? Ka vetëm një arsye. Qeveritë e këtyre vendeve, paratë më së pari ua kthejnë atyre që ua marrin, ua kthejnë qytetarëe. Ua kthejnë me rroga, pensione, ndihmë ekonomike dhe shërbime. Ftoj çdo socialist, çdo të paparti të na dëgjojë. Kthehemi pak në Shqipëri. Çfarë ndodhi në janar të këtij viti kur në parlament erdhi buxheti prej 8 miliardë euro? Edi Rama, i zhytur me ministrat e tij në vjedhje dhe korrupsion të paimagjinueshëm, pati pashpirtësinë të ndajë nga 8 miliardë euro për 760 mijë gra e burra të thinjur, të moshuar, gjithsej 16 milionë. Dhe kur ne, kërkuam të votohet ligji i minimumit jetik, kjo tha na çon në humnerë. Çfarë humnere mor i pashpirt?
Pse nuk ra në humnerë Mali i Zi që i trefishoi pensionet? Pse nuk ra në humnerë Maqedonia, Kosova apo Serbia? Pse nuk ramë ne në humnerë kur pensionet që ishin 36 mijë lekë, i bëmë 82 mijë lekë? Pse nuk ramë në humnerë ne kur pensionet mesatare i rritëm me 60 përqind dhe pensionet maksimale me 40 përqind? Pse nuk ramë në humnerë ne kur dyfishuam rrogat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve”, shtoi Berisha.


SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.