• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Berisha nuk largohet vetë, duhet mundur”, Meçe: Primaret e PD në dorën e kasapit Noka!

19/02/2025
in Politikë
“Berisha nuk largohet vetë, duhet mundur”, Meçe: Primaret e PD në dorën e kasapit Noka!

Çfarë po ndodh me Primaret në Partinë Demokratike? Numri i emrave të zëshëm dhe ligjvënës po deklarojnë largimin e tyre nga gara, duke krijuar hendek strukturash dhe pakënaqësi me vendimet e kryetarit Sali Berisha.

Numri i të tërhequrve po rritet nga dita në ditë, teksa bien në sy emrat e Helidon Bushatit, Ferdinand Xhaferraj, Petrit Doda apo Ori Nebiaj.

Kjo ishte një nga temat kryesore të trajtuara mbrëmjen e sotme në “Repolitix” të moderatorit Denis Minga, në Report Tv. Te ftuar ish-deputeti demokrat Arben Meçaj, ish-kryetari i PD Kukës, Ibsen Elezi, juristi Skerdi Dhuli dhe analist Redi Varaku.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, bëri një panoramë të detajuar të situatës më të fundit për atë që po ndodh me garën e Primareve.

“Berisha nuk mund të largohet vetë, ai duhet të mundet. Sepse është budallik të thuash do largohet, ai nuk ikën vetë, normale në demokraci, duhet mundur. Siç thotë edhe Edi Rama, hajde më mundni. Ajo e vitit 2021 ishte marrëzi kolektive, Basha thoshte kështu, mirë ata, po ju çfarë bënit (i drejtohet Dhulit). Unë jam partizan i Primareve. Berisha ka gjetur Damianin e vetë, Albanën. Kur kandidova me Berishën m’i dhanë me kërkim një më një, jo me lista. Primaret kanë rëndësi për debatin e brendshëm dhe shfaqin personin, formimin e tij. Po të shohësh listat dhe emrat të vjen turp t’i shohësh. Metodikën e zbuloi Lulzim Basha, që listat i kontrollonte në qendër. Këta nuk i hapën listat, por i shqyen. Ata që do kandidojnë nuk e dinë anëtarësinë që kanë, sepse s’dalin listat e anëtarësisë. Berisha e bëri në atë mënyrë Primaret dhe listat që të përfshijë Gazment Bardhin”, tha Ibsen Elezi, ish-drejtues i PD Kukës.

Kurse ish-deputeti demokrat Arben Meçe u shpreh se Primaret e PD në fund do rezultojnë të kota, sepse Berisha nuk ka shpallur ende vendet për aleatët e tij. Teksa theksoi edhe faktin se pas votimit të kandidatëve, emrat shkojnë te “kasapi” Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i PD.

“Për mua është proces normal, pasi të zgjidhen këta 300 emra, do shkojnë te kasapi Flamur Noka, ku thuhet çfarë ke bërë, je apo s’je, kontributi politik. Përveç Gazment Bardhit nuk gjej të tjerë, se janë qendrestarët e Berishës. Primarja kërkon patjetër ekspozimin e listave se kush do votojë, është e detyrueshme. Po të shohësh më parë, kanë votuar anëtarë dhe simpatizantë, madje edhe të LSI-së. Në 2019 kanë votuar edhe simpatizantët. Ajo parti çdo vit ndryshon strukturat drejtuese. Partitë nuk duhet t’i ndryshojnë elitat. Para primareve, PD duhet të shpallë edhe aleancat, sa do jenë vendet për aleatët, duhet t’i shpallë që tani. Se ka aleatët, Ilir Metën që ka 4 deputetë dhe i do, Nard Ndoka që ka 2 vende dhe i do. Kur bën llogarinë në fund të del se Primaret bëhen kot”, u shpreh ai.

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!