AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Berisha nuk largohet nga PD edhe pse humbi”, Alibeaj: Vetëm ai s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

by SHT Media
22/05/2025
in Politikë
6
0
“Berisha nuk largohet nga PD edhe pse humbi”, Alibeaj: Vetëm ai s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të cilësuar, PD dhe aleatët ‘madhështorë’ siguruan një humbje historike vetëm me 50 mandate, partitë e reja morën 7 mandatet e tjera, kurse koalicioni “Djathtas për Zhvillim” me 5530 votat e tij nuk siguroi dot asnjë deputet për në Kuvend.

Deputeti aktual Enkelejd Alibeaj, i ftuar sot në ‘Studio Live’, e pranoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, por tha se misioni i tij politik dhei forcës që përfaqëson do të vazhdojë, pse jo edhe në një pol të tretë nësedo të realizohet dhe do bihet dakord.

Alibeaj u shpreh se Berisha i shiti zgjedhjet me pazar te Rama duke pranuar Kodin Zgjedhor me lista të mbyllura, vetëm për shkak të interesit personal, pasi doli më i fituar, duke marrë PD-në që e kishte humbur, me ndihmën e Ramës dhe aktualisht ka 50 deputetë.

Ai analizoi se sistemi i dha 9 mandate tepër Ramës në krahasim me 53% që mori në vota, kurse Berishës i dha 3 mandate më shumë.për Alibeajn, njeriu që nuk ka moral të ankohet për zgjedhjet është Berisha dhe pretendimet e tij nuk qëndrojnë.

“Rezultatin do e pranojmë. Duhet ta pranoj dhe në veçanti ta lexoj rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Projekti politik do të vazhdojë për shumë e shumë arsye, ndoshta edhe rezultati ishte i tillë pasi është në nisje të tij, i sapo krijuar. Ka një rrugëtim dhe projekt të spektrit politik të djathtë, ky ishte vetëm stacioni i parë. Zoti Shehi është një nga njerëzit më të mencur të politikës shqiptare në këto 30 vite, analitik i shquar, koherent me qeveritë, por siç e tha edhe ai koha, interesat kanë ndryshuar, por edhe mekanizmat se si bëhet fushata”, tha kreu i ‘Djathtas 1912’.

Ligjvënësi shpjegon se bëri të gjitha përpjekjet para zgjedhjeve për një koalicion më të gjerë të forcave opozitare, por nuk u finalizua për fat të keq.

“Nuk kemi asnjëlloj pendese, as unë dhe as zoti Shehaj, sepse që prej 7 muajsh kemi parashtruar një platformë bashkimi, me teza të qarta, pas çorbës së gatuar nga Berisha-Rama. Njëri për të vijuar qeverisjen dhe tjetri për interesa personale në shitjen e zgjedhjeve etj., deri te listat e mbyllura. Antidoti i kësaj situate do të ishte pikërisht bashkimi i opozitës, edhe partitë e reja. Kjo do siguronte mandate deputetësh në shumë qarqe. Ne e bëmë nismën tonë, nuk kemi pendesë, shkaqet ishin të ndryshme, tani ka kaluar. Duhej një pol i tretë për të maksimalizuar votat për më shumë mandate”, pranoi deputeti aktual i Kuvendit, që nuk do të jetë më ligjvënës mandatin e ardhshëm.

Alibeaj mendon se pavarësisht humbjes, Berisha nuk do largohet nga PD, për më tepër kur nga kjo situatë doli po aq i fituar sa Rama, edhe pse humbi zgjedhjet, sepse synimi i tij nuk ishte të fitonte pushtetin, por partinë.

“Nuk ka për të ndodhur për shumë arsye largimi i Berishës apo dorëheqja e tij. Berisha ka qenë i qartë në pozicionin e vet, i paaftë dhe i dorëzuar para Ramës, u detyrua të bënte një pakt me të. E para ta konsideronte partner dhe kjo erdhi në vijim me kodin zgjedhor, marrëveshjet dhe luftën ndaj SPAK, e Berisha i dha Kodin dhe fitoren e zgjedhjeve me 83 mandate. PS ka marrë 53% vota dhe 83 mandate, pra ka 9 mandate më tepër të dhuruara nga Berisha. Nga ana tjetër Berisha vetë nuk doli keq, ai donte vetëm interesin personal, partinë dhe atë e ka. E ka me një numër të madh deputetësh, 50 nuk janë pak, madje ka marrë më shumë mandate nga përqindja që ka marrë. Ai është i lumtur sepse qëllimi i tij nuk ishte të vinte në pushtet, apo të fitonte. Ai donte pushtetin e partisë dhe e ka, sipas pazarit që bëri. Dhe ja ku doli, 170 mijë shqiptarë nuk votuan opozitën por partitë e reja, nga ana tjetër 20 mijë votues janë më pak dhe nuk shkuan. Prodhuan këtë rezultat. Më 2021 vetëm 30 mijë vota e ndanë”, analizoi shifrat përfaqësuesi ikoalicionit “Djathtas për Zhvillim”.

Por a pati problematika procesi zgjedhor dhe a mund të pretendohet për manipulim votash? Alibeaj tha se problem nuk ishte manipulimi apo vjedhja e votës, por orientimi i saj nëpërmjet organizimit të PS me administratën dhe diasporën.

“Kjo e manipulimit të votave është lojë e vogël, loja e madhe është administrata, janë 200 mijë njerëz të punësuar. Fakti e tregoi se ata votojnë qeverinë. Fakti tjetër ishte segmenti apo mbështetja kriminale, sepse nuk shpjegohet që disa kandidatë të panjohur morën nga 20 mijë vota. Nuk kam asgjë personalisht me ta, por duket e çuditshme. Një tjetër faktor ishte patronazhimi i votës së diasporës. E gjithë struktura shtetërore në terren që nga momenti që u miratua vota e diasporës, në perëndim për votën e emigrantëve atje. E kam thënë votë me pikatore dhe me para. Dy në tre vota ishin për PS, edhe pse kanë ikur nga vendi prej kësaj qeverie, në shumicë dërrmuese votuan për të”, shpjegoi deputeti për Report Tv.

Megjithatë ai tha se nuk bëhet fjalë për vjedhje të zgjedhjeve dhe personi i vetëm që nuk duhet të ankohet është pikërisht Sali Berisha.

“Nëse ka një subjekt që nuk ka të drejtë të ankohet është PD-ja. A e bënë kodin bashkë, sistemin bashkë, komisionet e numëruesit bashkë, kanë njerëz edhe në KQZ. Nuk ka moral politik. Që ka vjedhur Rama nuk diskutohet, por a ka të drejtë të ankohet ai? Jo! Demokratët po që humbën, sepse Berisha fitoi personalisht, ka dalë i fituar”, u shpreh Alibeaj.

Kurse për partitë e reja uroi që të ribashkoheshin në një pol. Dhe nëse do realizohej, pohoi se do të bëhej pjesë politike me formacionin politik ku bën pjesë aktualisht.

“Tani partitë e reja, alternative e sidomos ato që tashmë kanë deputetë të rinj në parlament, të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe bashkëpunim të gjerë për të mbjellë atë që quhet opozita tjetër, sepse janë 170 mijë vota në total. Nëse do bëhet, edhe ne do të japim kontrobutin tonë aty”, përfundoi deputeti.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.