AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha në ‘penxhere’: Oratorët e rrugës së “Shpresës” janë parlamentarët e fjalës së lirë. Skënderbeu luftoi…!

by SHT Media
17/01/2024
in Politikë
6
0
Berisha në ‘penxhere’: Oratorët e rrugës së “Shpresës” janë parlamentarët e fjalës së lirë. Skënderbeu luftoi…!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur i folur simpatizantëve të tij nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie, kujtoi Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, në përvjetorin e vdekjes së tij.

Berisha tha se ai vazhdon të mbetet një frymëzim për çdo shqiptar dhe është një engjëll që vazhdon ta ruajë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ai tha se Skënderbeu luftoi kundër një pushtuesi të huaj, ndërsa qytetarët  që marrin pjesë në aksionin e opozitës, por luftojmë me një pushtim të brendshëm, më barbar se çdo pushtim tjetër.

Ish-kryeministri shtoi, se Rama përdori të gjithë mjetet për të asgjësuar opozitën, por dështoi sepse sot rruga e “Shpresës” është rruga e parlamentit të lirë të shqiptarëve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot Shqiptarët kudo që janë, nderojnë me adhurimin më të madh prijësin e tyre të përjetshëm, Skënderbeun, në ditën e përjetësisë së tij.

Skënderbeu, i doli zot Shqipërisë dhe kombit, në një kohë kur Rajoni dhe Europa dridhej para perandorisë automane.

Ku shqiptar, atdhetar, princ i lirisë, besoi tek shqiptarët, besoi tek trimëria dhe guximi i tyre, dhe bëri beteja për 25 vite me radhë, të cilat bënë historinë e kohës dhe jehuan në katër anët e planetit dhe Skënderbeu mori përjetësinë.

Ajo kohë, ishte kohë perandorisë, por Skënderbeu mbetet për çdo shqiptar, frymëzim, engjëlli që ruan Shqipërinë dhe shqiptarët në çdo kohë.

Skënderbeu, i vetëm, por u ngrit dhe mundi një perandori, forca e vërtetë e tij qëndronte në të vërtetat që mbronte, në idealet që luftoi, ndaj dhe për ne ajo është dhe mbetet frymëzuesi i çdo shqiptari që beson të vërtetën, që është  i vendosur të sakrifikojë për të.

Ju jeni të pathyeshëm, sepse ju po mbroni të vërtetat e mëdha të kombit. Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm, më barbar se çdo pushtim tjetër që kanë njohur shqiptarët.

Po luftoni një pushtim të brendshëm, si pushteti i një kryehajduti, që në 8 vite varfëroi dhe mjeroi vendin  duke vjedhur shqiptarët në mënyrë të pamëshirshme dhe duke u pasuruar vetë me miliarda me qeveritarë, e familjarët e tij.

Rama me regjimin e tij, në tetë vite rrokullisi shqiptarët, në njerëzit me të keqpaguar në Rajon. Prej muajsh e muajsh është dërguar në parlamentin e krimit ligjit për minimumin jetik , në mënyrë që shqiptarët të mos vuajnë për vaktin e ushqimit, por ky ligj refuzohet, se Rama e di se duke varfëruar shqiptarët, ata ose nënshtrohen më shumë, ose largohen nga vendi.

Edi Rama në urrejtjen e tij për opozitën, përdori të gjitha mjetet për asgjësimin e saj, përdori cdo mjet për t’i ,mbyll asaj gojën, por dështoi. Kjo rrugë është sot rruga e parlamentit të lirë të shqiptarëve.

Oratorët e kësaj rruge, janë parlamentarët e fjalës së lirë, përfaqësues të shkëlqyer të qytetarëve dhe të vërtetave të tyre./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.