AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha në arrest shtëpie, Veliaj: Janë në hall se kush ka turnin e radhës te rrugica e Salës

by SHT Media
15/01/2024
in Politikë
6
0
Berisha në arrest shtëpie, Veliaj: Janë në hall se kush ka turnin e radhës te rrugica e Salës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në aktivitetin e organizuar për 32-vjetorin e themelimit të FRESSH, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, komentoi dhe masën “arrest shtëpie” për Sali Berishën.

Duke folur përpara të rinjve dhe të rejave të këtij forumi, Veliaj deklaroi se Rithemelimi është katandisur në një rrugicë. Ai theksoi se fokusi dhe energjia e PS janë transformimi i Tiranës në një histori suksesi.

“Teksa po vija këtu, dëgjoja 2 vetë që po kërkonin orientim në telefon, edhe po pyesnin: “Ku i bie fiks kjo rrugica e Salës?” Dikush po i orientonte sepse kishin orën e protestës atje. Nga njëra anë më erdhi për të qeshur se as nuk e dinin ku ishte rrugica që duhet të protestonin. E kuptova që ishte një hall që i kishte zënë dhe që duhet ta konsumonin si hall, edhe si shërbim ndaj partisë. Po sa mirë që fokusi ynë, energjia jonë, është te fakti se si do jetë Tirana një histori suksesi, kur ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, kur u bë Qyteti Europian i Sportit, këtë muaj që marrim Presidencën e “B-40”, vitin tjetër kur do të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Këto janë çështje reale, jo kush e ka radhën te turnet te rrugica”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se PS nuk duhet të vetëkënaqet nga situata ku ka përfunduar opozita. Ai theksoi se kjo gjendje e opozitës është edhe një kambanë alarmi që tregon se një parti nëse nuk hapet dhe nuk reformohet, është e  destinuar të degradojë.

“Por, kush gëzohet sepse kundërshtarët tanë janë në këtë derexhe, bën një gabim të madh. Ju kujtohet, në vitin 2013 kishin gjithë Shqipërinë, në vitin 2010 kishin Tiranën, në vitin 2017 gjithë bulevardin, më kujtohen çadrat, pastaj kishin gjithë oborrin e partisë së tyre, tani kanë një rrugicë dhe nga një rrugicë po kthehen në një dritare. Besoj që mësimi më i madh nuk është gëzimi sesi kokoshi u kthye në një thelë, sesi nga një parti që drejtonte Shqipërinë, përfundoi te një qytet, pastaj te një bulevard, pastaj te një rrugicë, pastaj te një dritare. Ai në fakt është një kambanë alarmi që një parti që nuk hapet, që nuk reformohet, që nuk lëviz, që nuk mat pulsin e shoqërisë, që nuk ecën me ritmin e rinisë është e destinuar të degradojë”, deklaroi Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD!

06/09/2026

Athina sinjalizon veto ndaj avancimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis: Do të ushtrojmë të drejtat tona

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen
  • Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve
  • Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.