• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

07/02/2026
in Kryesore, Politikë
Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë, më 7 shkurt, një bashkëbisedim me qytetarët dhe simpatizantët e tij, në Kamëz. Ai e nisi fjalimin duke thënë se 12 vitet e fundit, kanë qenë vite diskriminimi për qytetarët.

Sipas kryedemokratit, familjet e Kamzës si në të gjithë Shqipërinë, janë detyruar të përcillnin fëmijët e tyre “në rrugët e botës” gjatë viteve të fundit.

“Vij këtu me ndjenjën e mirënjohjes së thellë, sepse ju në zgjedhjet e fundit përmbysët rezultatet e mëparshme dhe shkojmë të sigurt drejt garave të reja me besim të madh për fitore. Por, vij gjithashtu të përulem para jush edhe për faktin se 12 vite kanë qenë vitet e padrejtësive më të mëdha që kanë rënë mbi ju. Ka qenë vitet e diskriminimit më të pamerituar tuaj. Kanë qenë vitet në të cilat shumica e familjeve tuaja janë detyruar të përcjellin fëmijët në rrugët e botës, sepse nuk ka patur për ta asnjë mundësi që të qëndrojnë në vatrat e tyre familjare dhe të ndërtojnë ëndrrën e tyre. Kanë qenë vite në të cilin koha pothuajse ka ndaluar në Kamëz me këtë kryetarin, pseudo-kryetarin që keni.”, tha Berisha.

“Hapësirat e gjelbra të Kamzës po zëvendësohen nga betoni”

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së u shpreh se hapësirat e gjelbra të Kamzës po zëvendësohen nga betoni. Ai foli gjithashtu për rrogat e ulëta dhe çmimet e larta.

“Kamza ka mbetur me një infrastrukturë në rrënim e sipër. Ato terrene, ato mjedise të cilat ishin të domosdoshme për një qytet që është i gjashti në Shqipëri për kap banorët, një nga një i hëngri dhe po i han betoni i Edi Ramës dhe kryetarit. Por këto kanë qenë vite dëshpërimi. Kanë qenë vite në të cilat pensionet jo që nuk u rritën, por krahasuar me çmimet u bënë gjithnjë më të vogla. Po kështu dhe rrogat e ulëta dhe rrogat e mesme.

Pra, vite të një regjimi që në Kamëz dhe në mbarë Shqipëri është sjellë si një pushtues i vërtetë. Është sjellë si një pushtues i vërtetë sepse, së pari, duke dhunuar votën tuaj, vullnetin tuaj të lirë, një lloj si në raste pushtimesh dhe diktaturash, të gjithë pushteti u përqëndrua në duart e një njeriu.

Kanë qenë vite në të cilët ju keni derdhur lumenj djerse në fushata elektorale. I keni fituar zgjedhjet, por armiku më i egër i votës së lirë të shqiptarëve pas Enver Hoxhës, Edi Rama, ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë zgjedhore, në farsë elektorale. Ka krijuar në fushatë elektorale tregun më të zi të të gjitha tregjeve, që është tregu i votës, tregu i vullnetit, tregu i idealeve të njerëzve. Ka përdorur të gjitha metodat antidemokratike, antikushtetuese për të plaçkitur votën e qytetarëve.”, tha Berisha.

Kryetari i opozitës vijoi të fliste për një keq-administrim të administratës, që sipas tij nuk e ka patur kurrë Shqipëria.

Më të lexuarat

  • Kurthi i Moskës!

    Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në autostradën Durrës-Tiranë! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi, disa të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për protestat: Shumica qeverisëse do dalë më e fortë, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I dënuar për vjedhje fondesh, Kastriot Çipi shpall ‘Kushtetutën e Revolucionit’, Përparim Gjeka nis zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar me telefon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e ‘motoristit’ të call centrave Super Profesionisti denoncohet për vjedhje, aktiviteti i dyshimtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin për të shmangur Baba Mondin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin…”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!