• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Berisha “lan duart”: Kontrata me “Bankers Petroleum” u firmos nga qeveria Nano, jo nga ne!

07/07/2025
in Politikë
Berisha “lan duart”: Kontrata me “Bankers Petroleum” u firmos nga qeveria Nano, jo nga ne!

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me debatin mbi kontratën e kompanisë Bankers Petroleum, duke sqaruar se ajo nuk është firmosur gjatë qeverisjes së tij, por nga qeveria e Fatos Nanos.

“Kontrata me Bankers nuk është firmosur nga qeveria ime, por nga ajo e Nanos, me kushte që ne nuk do t’i kishim pranuar. Neni 18 i kontratës parashikon se nuk mund të ndryshohet pa dakordësinë e të dyja palëve, që është standard ndërkombëtar,” – u shpreh Berisha.

Ai mohoi pretendimet se kompania nuk ka paguar detyrimet për 20 vite, duke thënë se Bankers është kompania më e madhe me reputacion ndërkombëtar dhe ka kontribuar ndjeshëm në ekonominë shqiptare.

“Renta u vendos nga Këshilli i Ministrave në kohën tonë dhe ishte 10% e shitjeve. Kjo taksë u pranua nga kompania dhe nuk shkuan as në Arbitrazh. Gjatë kohës sonë kanë paguar 500 deri në 600 milionë euro,” – shtoi ai.

Berisha akuzoi Prokurorinë për manipulim publik dhe paralajmëroi se pas situatës qëndron një plan për të përzënë kompaninë dhe për t’ia dhënë të tjerëve për interesa të caktuara.

“Kanë paguar sigurime shoqërore për 1.500 punëtorë, taksën e karbonit dhe kontribute të tjera. Këto sulme tregojnë se dikush i ka vënë syrin kompanisë, ka bërë pazare dhe ka gjetur mënyrat për t’i larguar,” – përfundoi Berisha.

Ai përmendi gjithashtu se Bankers ka dhënë 1 miliard euro në 20 vite operim në Shqipëri dhe se akuzat ndaj saj janë të motivuara politikisht.

Berisha: Sepse kontrata e Bankers Petroleum është firmosur jo nga qeveria jonë, është firmosur nga qeveria e Fatos Nanos, e cila pasi është firmosur kontrata me kushtet që ne nuk do ta firmosnim, është vendosur edhe një klauzolë në të cilën thuhet, neni 18 i kontratës, se nuk mund të bëhet asnjë ndryshim në këtë kontratë pa miratimin e dy palëve.

Ky nen quhet neni i stabilitetit të kontratave, përndryshe kontrata çdo muaj rrëzohet.
Ne, çfarë bëmë?
Kompania kishte fushën më të madhe të naftës në Europë. Fusha më e madhe naftëmbajtëse, jo në det, por në tokë, është Patos Marinzëë, e cila me përllogaritjet e asaj kohe, besohet se ka 6 miliardë fuçi, por do metoda më të veçanta për t’u nxjerrë. Pra ka një kosto pak më të lartë për t’u nxjerrë.
Ne, duke ndjekur kontratën, ne vendosëm të vendosim rentën.
Renta, dhe këtu e kam vendimin e Këshillit të Ministrave, ndaj dhe të thuash se edhe qeveria- pastaj bën mashtrime, renta ishte 10 përqind e shitjeve të përgjithshme, shumë më e madhe se tatim fitimi pra.

Me këtë taksë, të cilën e pranoi kompania, nuk shkoi në arbitrazh, mund të shkonte, mund ta fitonte, por nuk shkoi, ajo ka paguar gjatë periudhës që kemi qenë ne në pushtet, mbi 500-600 milionë euro vetëm rentë.
Ka paguar pagesën koncesionere për Albpetrolin. Një përqindje e naftës që nxjerr, kompania është e detyruar t’ia dorëzojë Albetrolit. E ka paguar rregullisht. Në tërësi në të gjitha vitet mund të shkojë në 200-300 milionë euro.
Përveç këtyre, tatimet tona vendosën të tatojnë holluesin në hyrje dhe në dalje, që më për mua ishte e padrejtë sepse kjo sasi nafte mund të trajtohej në hyrje, por jo në dalje, sepse e taton dy herë. Por unë nuk kam ndërhyrë, edhe pse atëherë dhe sot kam pasur këtë mendim. Po ata duhet ta zgjidhnin me gjykatë dhe jo me kryeministrin. Se ishte një problem që po u ndërhyri kryeministri tatimeve, ato nuk bëjnë më, i shkatërron.
Kanë paguar sigurime shoqërore për 1500 punëtorë, përveç rrogave. Kanë paguar taksën e karbonit. Refuzuan njëherë, por u detyruan ta paguajnë.
Po si mund të thuash atëherë në këtë mënyrë?
Këto tregojnë se dikush i ka vënë syrin, ka bërë pazaret.

Më të lexuarat

  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Strategjia e re e SHBA-së për t’i bërë presion Iranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Google nis rikthimin e review-ve. Dështon terrorizmi i revolucionit mbi turizmin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!