AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Berisha gënjen sërish, pagesën me bono e bëri vetëm për dhëndrin, pas 7 muajsh u anulua

by SHT Media
28/10/2023
in Opinion
6
0
Berisha gënjen sërish, pagesën me bono e bëri vetëm për dhëndrin, pas 7 muajsh u anulua
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Carlo Bollino

Ish-kryeministri po bën çdo përpjekje për të shmangur ballafaqimin me SPAK. E ka më komode t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve që nuk e njohin dosjen.

Siç ka vepruar gjithmonë në 32 vite, edhe këtë herë Sali Berisha po përpiqet t’i shpëtojë përgjegjësive të tij duke refuzuar të paraqitet para gjykatësve, sikur drejtësia për të të jetë një opsion vullnetar. I vënë nën akuzë për korrupsion pasiv, me dyshimin e favorizimit të dhëndrrit të tij Jamarbër Malltezi në procesin e privatizimit të kompleksit Partizani kur ishte kryeministër, Berisha refuzoi sot të paraqitet para SPAK-ut duke pretenduar se vendimi ndaj tij është antikushtetues.

Madje, bëri edhe një shantazh ndaj gjykatëses duke vendosur një kusht: Ju hiqni detyrim paraqitjen për mua dhe unë do të pranoj të paraqitem para jush. Pastaj, me një veprim të dëshpëruar, paralajmëroi padi gjykatëses për vendimin që ka marrë ndaj tij, thjeshtë për të provuar të shmangë ballafaqimin.

Në fakt, arsyeja për të cilën iu fshihet hetuesve, është se Berisha po përdor imunitetin parlamentar jo per ndonjë arsye parimore, po thjesht sepse e gjykon me komode të mbrohet para telekamerave e duke iu përgjigjur gazetarëve të rinj që nuk i njohin letrat e procesit dhe të cilëve (në ndryshim nga gjykatës dhe prokurorë që në fakt i njohin shumë mirë) mund t’i gënjejë me lehtësi.

Mes gënjeshtrave që po përsërit non-stop, në maratonën e tij televizive që ka nisur që të shtunën në mbrëmje, sot Sali Berisha u përqëndrua në një nga provat e paraqitura nga SPAK kundër tij: Pra që ka votuar me 17.12.2008 VKM-në 1638 me të cilën lejonte 64 ish-pronarët e klubit Partizani, mes të cilëve dhe bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, të paguajnë 80% të shumës së fiksuar për privatizimin me bono privatizimi dhe jo me lekë.

Foto: VKM 2008 me të cilën lejon 64 ish-pronarët e klubit Partizani, e Jamarbër Malltezi, të paguajnë për privatizimin me bono

Me atë vendim Berisha i kurseu atij grupi pronarësh rreth 8 milionë lekë të reja, që  Berishës i duken aq pak sa e bëjnë qesharake akuzën. Për hir të së vërtetës shumën e kurseu Fatmir Bektashi, një nga pronarët, cili duke qenë dhe investitor mori përsipër të mbulonte kostot e privatizimit në vend të ish-pronarëve të tjerë. Në këmbim të kësaj dhe të favoreve të tjera të marra nga kryeministri Sali Berisha në gjithë procedurën e privatizimit, sipas SPAK-ut, Bektashi shpërbleu Jamarbër Malltezin duke i kaluar 5.4 milionë euro.

Por le të kthehemi tek historia e pagesës me bono privatizimi dhe tek gënjeshtra e Berishës. Berisha sot e përsëriti deri edhe me një komunikatë zyrtare të shpërndarë nga “Rithemelimi”, se ai vendim nuk ishte votuar për të favorizuar 64 pronarët që duhej të privatizonin Klubin Partizani dhe as dhëndrrin e tij, por për të ndihmuar mijëra ish-pronarë të tjerë. Domethënë nuk ishte një xhest korruptiv, por pjesë e reformës së tij në favor të ish-pronarëve.

Foto: Parashikimi i mundësisë për të paguar me bono privatizimi në VKM të vitit 2008

Edhe këtë herë Berisha gënjen. Çka ai nuk thotë (dhe asnjë gazetar nuk ja ka kontestuar) është se vetëm pas shtatë muajve nga ai vendim, kryeministri Berisha firmos një VKM të dytë (nr.738 dt.1.07.2009) me të cilën e heq mundësinë e pagesës me bono privatizimi dhe rivendos në ngarkim të ish-pronarëve të paguajnë vetëm me lekë.

Natyrisht, në këto shtatë muaj Jamarbri bashkë me gjithë grupin e ish-pronarëve të Klubit Partizani përfituan nga vendimi i parë i Berishës-vjehërr dhe në këtë mënyrë në vend të 8 milionë lekëve (të reja) derdhën vetëm bono privatizimi të blera në treg për më pak se 300 mijë lekë. Ideatori i kësaj manovre ishte minsitri i Ekonomisë Genc Ruli, servilizmin e të cilit Berisha e kishte përgëzuar edhe gjatë një mbledhje të Këshillit të Ministrave, duke e konsideruar idenë si një “risi” që vetëm shtatë muaj më pas e anuloi.

Foto: VKM e korriku 2009 heq mundësinë e pagesës me bono privatizimi dhe rivendos pagesën vetëm me lekë

Kjo është prova që vërteton se SPAK ka të drejtë kur e akuzon Berishën se votoi atë VKM (bashkë me shumë VKM të tjera, urdhëra, emërime, presione dhe ndryshime ligjore) vetëm për të favorizuar dhëndrrin, duke e ditur mirë se ato 8 milionë lekë të reja të dhuruara Fatmir Bektashit (e të hequra nga arka e Shtetit) do t’i shijonin më pas dhëndrri i tij dhe vajza Argita.

FOTO: Fshihet mundësi për të pagura me bono e privatizimi

Familja Berisha, në gjithë historinë korruptive të saj (dhe deri më sot e pandëshkuar) ka treguar që është e pangopur, prandaj edhe për 8 milionë lekë ja vlen të kompromentosh. Madje, as ato 5.4 milionë euro të fituara nga Jamarber Malltezi dhe të faktuar nga SPAK (të paktën deri tani), duket që për Berishën ishin pak: “Ky djalosh me 113 metër katror doli me 5.2 milionë euro – deklaroi sot duke iu referuar dhëndrrit në burg –  një djalosh tjetër mund të kishte edhe 20% më shumë”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

22/10/2026

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

22/10/2026

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

22/10/2026

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22/10/2026

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

22/10/2026

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

22/10/2026

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

22/10/2026

Lista e profesorëve/ Bejko: Po të shikoja që ishte pjesë Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja

22/10/2026

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev
  • Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.