AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Berisha është i domosdoshëm, nuk duhet të largohet”, Gjekmarkaj: Projekti për Shqipërinë Madhështore vetëm sa u shty

by SHT Media
09/06/2025
in Politikë
6
0
“Berisha është i domosdoshëm, nuk duhet të largohet”, Gjekmarkaj: Projekti për Shqipërinë Madhështore vetëm sa u shty
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agron Gjekmarkaj e sheh humbjen e opozitës me 11 maj si pasojë e një sistemi të degraduar zgjedhor dhe politik në Shqipëri. Deputeti demokrat, i rizgjedhur edhe për legjislacionin e ardhshëm thotë për Gazeta Panorama se këto zgjedhje u zhvilluan në një klimë ku qeveria kontrollon thuajse të gjithë mekanizmat e shtetit.

Nënkryetari i PD-së dhe Kuvendit shpreh bindjen e plotë se mungesa e një gare të ndershme kanë bërë që opozita të humbasë një garë që në kushte normale do ta fitonte. Sipas tij në këto zgjedhje nuk humbi PD-ja, por u mund Shqipëria dhe perspektiva e saj demokratike e europiane.

Por ai shprehet se zgjedhjet e reja janë një mundësi reale vetëm nëse ka presion të madh ndërkombëtar dhe brenda vendit për të garantuar një proces të lirë. Gjekmarkaj tregon arsyet pse Sali Berisha nuk duhet të dorëhiqet dhe pse Edi Rama i fiton përherë zgjedhjet.

 

 

Z.Gjekmarkaj, pse humbi opozita në zgjedhjet e 11 majit?
Humbja e opozitës është pasojë e një sistemi të degraduar zgjedhor dhe politik në Shqipëri. Këto zgjedhje u zhvilluan në një klimë ku qeveria kontrollon thuajse të gjithë mekanizmat e shtetit, nga administrata në media, duke shtypur pluralizmin dhe duke trysnuar procesin zgjedhor.

Presione të shumta ndaj votuesve, përdorimi i burimeve shtetërore në fushatë, njësimi i shtetit me pushtetin, bonuset për pensionistët, falja e gjobave në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, lidhjet me krimin të organizuar dhe mungesa e një gare të ndershme kanë bërë që opozita të humbasë një garë që në kushte normale do ta fitonte.

Kjo është një sfidë që nuk është vetëm për ne, por për demokracinë shqiptare në tërësi. Në këto zgjedhje nuk humbi PD-ja, por u mund Shqipëria dhe perspektiva e saj demokratike e europiane.

Opozita ka kërkuar rinumërim votash, por cilat janë pretendimet e saj nga ky proces i cili është pranuar nga KAS?
Rinumërimi i votave është vetëm një nga instrumentet që ne kemi kërkuar për të garantuar transparencën dhe drejtësinë e procesit. Pretendimi ynë është që në shumë vende votimi janë evidentuar parregullsi dhe abuzime që kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar.

Ne kërkojmë që rinumërimi të jetë i plotë, transparent dhe i monitoruar nga vëzhgues të pavarur, për të siguruar që çdo votë të numërohet siç duhet dhe që e drejta e qytetarëve të respektohet. Çdo kandidat ka të drejtën e vet të shenjtë ta kërkojë këtë.

A funksionoi bashkimi i opozitës dhe çfarë i solli Partisë Demokratike?
Bashkimi ishte ngjarja më e madhe që Partia Demokratike prodhoi pas krizës së vështirë që kaloi. Ai ishte domosdoshmëri për të sfiduar një pushtet kaq të konsoliduar dhe për të rifituar besimin e qytetarëve. PD me këtë proces rifitoi legjitimitetin e vet. Sali Berisha e ka përsëritur shpesh këtë! Megjithatë, bashkimi nuk ishte thjesht formal apo mekanik, por u bazua në principe dhe objektiva të përbashkëta.

Për Partinë Demokratike, ky proces ka qenë një mësim i vlefshëm. Ne e kuptuam rëndësinë e unitetit edhe në diversitet. Për më tepër, bashkimi na dha mundësinë të rifitojmë terren, të jemi seriozë e konkurrues.

Ju jeni një nga protagonistët kryesorë të bashkimit të PD-së. A ndiheni të shpërblyer moralisht për këtë përpjekje?
Absolutisht po. Jam krenar që kam kontribuar në këtë moment historik për Partinë Demokratike. Meqenëse më jepet rasti, falënderoj së pari, Sali Berishën për intuitën, durimin dhe tolerancën, e po ashtu edhe Gazmend Bardhin që me intuitën e tij politike dhe vendosmërinë njerëzore ka qenë figurë qendrore e këtij procesi, bashkë me kolegët e tjerë që mbajtën peshën në momente të vështira të këtij procesi, si Flamur Noka e Edi Paloka.

Të gjithë kanë insistuar me përkushtim dhe kanë bërë që bashkimi të mos jetë vetëm një simbol, por një bazë e fortë për zgjerimin e partisë me shtresa të shumta të shoqërisë.

Ju jeni pothuajse fituesi i vetëm si drejtues politik në qarkun Lezhë, a e justifikuan të gjithë drejtuesit e tjerë besimin e Sali Berishës?
Jam mirënjohës për besimin që më dha PD-ja dhe zoti Berisha! Falënderoj me mirënjohje e përulje qytetarët dhe strukturat tona në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Mbështetja e tyre është përgjegjësi e madhe që unë dhe lista jonë do ta justifikojmë me punë të palodhur dhe përkushtim ndaj qytetarëve.

Lezha, Mirdita dhe Kurbini janë një shembull i qartë se si mund të fitojmë edhe në kushte të vështira, me një angazhim serioz dhe një komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit. Njerëz trima, të paepur, të pathyeshëm, të vendosur për ndryshimin!

Është vështirë të gjykosh me qartësi në kushtet e një farse globale, por mendimi im është se vende-vende mund të punohej më shumë me njerëzit, jo thjesht vetëm në fushatë! Por kolegët janë përballur me sfida që nuk duhej t’i përmendnim pas 35 vjet pluralizëm, ndaj meritojnë falënderime e respekt!

Pse PD fitoi në Lezhë ndërkohë që kudo tjetër e quani farsë elektorale?
Sepse në Lezhë ne punuam shumë pranë njerëzve, që nga shtatori çdo ditë i dëgjuam shqetësimet dhe ofruam zgjidhje konkrete. Këtu kemi struktura të forta dhe qytetarë që janë të lodhur nga politika e padrejtë dhe kërkojnë ndryshim real. Lezha është një model i vogël i asaj që mund të ndodhë në gjithë Shqipërinë kur njerëzit vendosin të përballen edhe kur rrethanat janë kundër tyre.

Ne zvogëluam përmbysjen e farsës, në kushte normale mund të merrnim rezultatin 5 me 2 për PD-në. Falënderoj demokratët e Lezhës, Kurbit dhe Mirditës për besimin dhe përkrahjen e tyre të pakursyer. Falënderoj, gjithashtu, strukturat e partisë që punuan me përkushtim po aq fort kandidatët tanë: Elda Hoti, Gjin Gjoni, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Aleksandër Lala, Melisa Vuthaj, Edison Doci dhe Viktor Tusha. Pa ta, kjo fitore nuk do të kishte qenë e mundur.

Çdo ditë secili prej tyre ka bërë fushatë dhe beteje epike. Fitorja është meritë e skuadrës, e demokratëve e qytetarëve të Lezhës, Mirditës e Kurbinit.

PD ka denoncuar në kancelaritë perëndimore farsën elektorale të 11 majit ndërsa kërkon zgjedhje të reja. Sa e mundshme është një gjë e tillë?
Zgjedhjet e reja janë një mundësi reale vetëm nëse ka presion të madh ndërkombëtar dhe brenda vendit për të garantuar një proces të ndershëm dhe të lirë. Në kushtet aktuale, sistemi i korruptuar dhe i kapur nga pushteti nuk e lejon dot një proces të tillë pa një mobilizim të fortë qytetar dhe ndërkombëtar.

Por ne jemi të vendosur të mos heqim dorë nga kërkesa për zgjedhje të ndershme, sepse vetëm ato mund të sjellin rotacionin e nevojshëm dhe rigjallërimin e demokracisë. Pengimi i rotacionit është pengim për të gjithë qytetarët e këtij vendi! OSBE/ODIHR në raportin e tij, me konstatimet e bëra i ka rrëzuar këto zgjedhje po ashtu deklaratat dhe rezolutat si ajo e 109 partive te djathta kanë bërë të njëjtën gjë.

Pse fiton përherë Edi Rama?
Sepse ka kapur pothuajse të gjitha shtyllat e shtetit dhe i përdor ato për të mbajtur pushtetin. Ai kontrollon administratën publike, drejtësinë, mediat, ekonominë dhe ka një rrjet klientelist që siguron mbështetjen në terren. Por, mbi të gjitha, ai ka vendosmëri totale për të penguar rotacionin me çdo mjet.

Çdo kryeministër në një vend të vogël e me probleme të kulturës demokratike e varfëri ekonomike mund ta arrijë këtë për disa kohë. Kjo duhet të ndryshojë dhe do të ndryshojë me angazhimin tonë të përditshëm. Natyrisht gabimet tona në 12 vitet e kaluara i kanë lehtësuar këtë sipërmarrje.

A ndikoi në pengimin e opozitës arrestimi i z.Berisha dhe Salianjit?
Arrestimet e zotit Berisha dhe Salianjit ishin përpjekje të dukshme për të dobësuar opozitën dhe për të frikësuar mbështetësit tanë. Këto veprime ishin sulme politike që synonin të pengonin procesin e bashkimit dhe organizimin tonë. Por nuk na ndaluan. Nuk u thyem, na motivuan të vazhdojmë me më shumë vendosmëri për të rikthyer shpresën tek qytetarët. E padrejtë, e dhimbshme, fyese që Ervin Salianji mbahet si i burgosur politik ende!

A duhet të ikë Sali Berisha pas humbjes së opozitës?
Jo! Ikjen e tij e kërkojnë socialistët dhe pushteti, mediat pranë tyre, jo demokratët. Ai rishpiku vetveten dhe bëri një fushatë të jashtëzakonshme, me program, ide, ritëm dhe kurajë. Projekti i Shqipërisë madhështore u shty, por përpjekja e tij mbetet madhështore dhe model për historinë. Sali Berisha është dhe do të mbetet një udhëheqës i domosdoshëm për opozitën dhe për vendin.

Ju jeni nënkryetar i Kuvendit dhe drejtues politik në Lezhë, a do të vazhdoni t’i mbani këto funksione?
Përtej modestisë, nënkryetarit të Kuvendit si përfaqësues i opozitës që prej emërimit tim ka marrë peshën e duhur dhe në imponim institucional dhe në qasjen publike. Për meritokraci dhe punën e palodhur do të ishte nder dhe privilegj ta mbaja si funksion për interesat e PD-së, por si deputet i PD-së dhe anëtar i Partisë Demokratike ky funksion i përket si propozim kryetarit Berisha. Unë kam besimin e tij të plotë dhe përpiqem çdo ditë ta përmbush këtë besim si nënkryetar i PD-së, i Kuvendit dhe drejtues politik fitues në Lezhë.

Postet nuk janë qëllim në vetvete për mua; qëndroj aty ku mund të jap kontributin më të madh. Gjithçka varet nga vendimi i liderit dhe interesat e PD-së. Në plan personal do citoja Andreotin kur e ftuan të bëhej kryeministër i cili tha: “Jam shtatmesëm, por nuk shoh gjigandë përreth meje”! Pozicioni i nënkryetarit të Kuvendit është përdorur prej meje për të përfaqësuar interesat e PD-së dhe votuesve të saj në Kuvend, e po aq në ndërkombëtarizimin e problemeve që padrejtësisht rrethuan PDnë në katër vitet e shkuara dhe liderin e saj, Sali Berishën!

Si është të punosh me Sali Berishën si nënkryetar i tij?
Bashkëpunimi me Sali Berishën ka qenë i ngushtë dhe me shumë besim të ndërsjellë. Ai është një lider që njeh mirë sfidat dhe që i ka përballuar me kurajë dhe strategji. Nuk kam pasur kurrë një ndërhyrje për të bërë diçka që del jashtë natyrës sime të komunikimit.

Kam punuar për të realizuar vizionin e tij për PD-në dhe opozitën, që nga dita e bashkimit duke u përpjekur të jem një zë i fuqishëm brenda institucioneve dhe jashtë tyre. Jam krenar që jam pjesë e këtij projekti politik dhe kam marrë përgjegjësinë e drejtuesit politik fitues në Lezhë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!
  • Bordello

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.