AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha dimensionet e tjera

by SHT Media
09/09/2025
in Politikë
6
0
“Rama i përlyer në aferën korruptive të spiunazhit”/Berisha: McGonigal u pagua 225 mijë dollarë për të goditur opozitën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u shpreh se “mediat ndërkombëtare komentojnë gjerësisht faktin se kryeministri i narkoshtetit shqiptar, gjendet në vorbullën e superskandalit që përfshin shërbimet më të mëdha inteligjente të planetit, FBI-në, shërbimin rus dhe atë kinez”.

“Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë paraqet Edi Ramën si lojtar kryesor në lojën agjenturore më të fuqishme të kohës. Duhet ta pranojmë se dimensioni kinez i kësaj loje tejkalon të gjitha dimensionet e tjera. Fakte shkatërrimtare për Edi Ramën edhe në dimensionin kinez të kësaj loje. Kur them dimensioni kinez, them se zbulimet kineze, nëpërmjet atij që e quanin ‘Një Sy’, që ishte agjenti i tyre McGonigal, arritën të marrin të dhënat më sensitive të ndjekjes së drejtuesve kryesore të kompanisë, konglomeratit energjetik të Kinës, Patrick Ho dhe Jang Xemin. I pari kryetar i fondacionit të kësaj korporate, i dyti kryetar i korporatës. Por, në këtë mes ndodhet edhe Edi Rama”, tha Berisha.

“Pra, çfarë ndodh? Me datën 9 shtator të vitit 2017, agjenti Një Sy (Eye One), siç quhet në gjuhën e kodit McGonigal, darkon në Tiranë me Edi Ramën, në prani të personit B, Dorian Duçkës, këshilltarit më të afërt të tij, i cili mbante pasaportë diplomatike si zyrtar i lartë i qeverisë Rama. Pas kësaj darke, nga e cila siç u mor vesh, McGonigal dërgoi mesazhin se jam me kryeministrin e Shqipërisë dhe ky po më informon për reformën në drejtësi dhe këtu do kemi shumë punë, por në këtë darkë, siç është zbardhur në dokumente të tjera të gjykatës së Uashingtonit në SHBA, McGonigal pohon se i kërkon Edi Ramës t’i heqë licencën një kompanie ruse dhe t’ia japë një kompanie tjetër ruse. Pra, këtu u diskutua qartësisht për shërbimet ruse. Oleg Deripaska dhe Shestakov përfaqësoheshin tek Edi Rama nga McGonigal. Po ku del tani dimensioni kinez? Shumë interesant. Dy ditë pas këtij takimi në Tiranë, Hunter Biden, i zhytur totalisht në këtë aferë, takohet me përfaqësuesin e Patrick Ho, presidentit të fondacionit të korporatës kineze dhe përfaqësuesin Jang Xemin, presidentit të korporatës- ku thoni ju, në Irlandë, në një hotel. Dhe këtu diskutohet për të dhënat që agjenti McGonigal i kishte dhënë për t’ia përcjellë shërbimeve kineze direkt, agjentit kinez të quajtur Dorian Duçka, këshilltar i Edi Ramës. Ajo që është, por që kjo është problem që merren SHBA, është fakti se kjo korporate paguante shuma të mëdha te Hunter Biden dhe i paguante një rrogë mujore 50 mijë dollarë agjentit të vet, Dorian Duçka. E vërteta, thotë Inspektori i Përgjithshëm, është se FBI kishte futur në rreth për të arrestuar si Patrick Ho e Jang Zemin, ashtu edhe Dorian Duçkën”, shtoi Berisha.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

05/11/2026

“Ju përqafoj të gjithëve”- Ish-presidenti Thaçi reagon për mbështetjen dhe dënimin: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi!

05/11/2026

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

05/11/2026

Alarm global kibernetik/ Hakerat po na hyjnë nëpër shtëpi! Nga frigoriferët te makinat, si po na sulmohet jeta e përditshme?

05/11/2026

Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

05/11/2026

Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

05/11/2026

S’ka asgjë të keqe të jesh i majtë

05/11/2026

Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

05/11/2026

Shpërthimi tragjik në Elbasan me dy viktima, banorja rrëfen tmerrin: Menduam se ra tërmet! Na nxorën zjarrfikësit nga ballkoni

05/11/2026

Shefi i Sigurisë së Iranit takohet me Putinin në Moskë dhe i dorëzon mesazhin nga Udhëheqësi Suprem!

05/11/2026

“Serbia ka mundësi për fillim të ri”- Marta Kos takohet me listën studentore që fitoi zgjedhjet: Shkëputuni nga praktikat e vjetra!

05/11/2026

Analiza e REL: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

05/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, ja pesë arsyet pse republikanët pësuan disfatë të thellë!

05/11/2026

Gary Kokalari i shkruan Sekretarit të Shtetit, Rubio: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun, të dy ndikuan te ligjvënësit amerikanë!

05/11/2026

Dorëhiqet presidenti i Paraguait, shkak falimentimi i bankës!

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia
  • “Ju përqafoj të gjithëve”- Ish-presidenti Thaçi reagon për mbështetjen dhe dënimin: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.