AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97, pajisi edhe vjehrrin, vjehrrën, kunatin dhe Shkëlzenin që ia mbathi nga Shqipëria

by Alb Times
14/08/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97, pajisi edhe vjehrrin, vjehrrën, kunatin dhe Shkëlzenin që ia mbathi nga Shqipëria

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90?

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Para dhe pas humbjes katastrofike në zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997, Sali Berisha ndërmori disa veprime urgjente. Përpos boshatisjes së Presidencës dhe zhdukjes së dokumenteve të veprimtarisë së zezë 5-vjeçare, Sali Berisha ka pajisur me pasaporta diplomatike 700 njerëz të rrethit të tij familjar dhe politik, me qëllim për t’u përgatitur terrenin për t’u arratisur nga Shqipëria dhe për t’i shpëtuar veprimit të drejtësisë, por edhe mundësisë së hakmarrjes për reprezaljet, torturat, zhdukjet, rrahjet, mashtrimin me piramidat etj. Një pjesë të njerëzve të tij, Berisha i ka pajisur me pasaporta diplomatike që në mars të vitit 1997 dhe pjesën tjetër pak para se të largohej nga Presidenca.

Lëshimi i pasaportave diplomatike nga Berisha është zbuluar nga Komisioni për Hetimin e Ngjarjeve të muajve janar-qershor ’97, i ngritur pas ndryshimit të pushtetit. Në seancën plenare të parlamentit të datës 2 korrik 1998, një nga anëtarët e komisionit, Spartak Braho, duke raportuar për rezultatet e hetimit, thekson se në Ministrinë e Jashtme janë zbuluar 700 shkresa të firmosura nga Sali Berisha për pajisjen me pasaporta diplomatike të 700 personave, sipas Brahos, njerëz ordinerë. Mes personave të pajisur nga Berisha me pasaporta diplomatike rezultojnë edhe vjehrri Rexhep Rama, vjehrra Milica Rama si dhe kunati i tij Agim Rama.

Berisha ka pajisur me pasaportë diplomatike edhe të birin Shkëlzenin, i cili me urdhrin e Berishës udhëtoi tek miku i familjes në Suedi, Hasan Berisha, ndërsa u kthye në vitin 2005, sapo babai u rikthye në pushtet, tashmë për të bërë para si sekser. Para largimit të Shkëlzenit, nga Shqipëria ia mbathën ministra dhe deputetë të PD-së. Një arratisje e bujshme ishte ajo e ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali drejt Italisë, pas përplasjeve me Bashkim Gazideden dhe Berishën, për përdorimin e ushtrisë për shtypjen e rebelimit në jug të vendit.

Sipas Spartak Brahos mes të arratisurve ishte edhe Ferdinand Xhaferraj, bashkëpunëtor i Berishës. Të arratisurit ndaheshin në dy grupe, një grup që Berisha dhe Gazidede i konsideronin tradhtarë dhe një grup që largoheshin me miratimin e Berishës, që kryesisht ishin njerëz të rrethit të tij familjes. Në fund, nga Shqipëria u arratis edhe vetë Bashkim Gazidede, kreu i SHIK-ut famëkeq, i cili përfaqëson faqen më të errët të historisë së pluralizmit shqiptar.

Pjesë nga raporti i Spartak Brahos në Kuvend mbi rezultatet e hetimit për ngjarjet e vitit 1997

-Spartak Braho: Janë të evidentuara pranë Ministrisë së Jashtme, në arkivin e saj, 700 shkresa të firmosua drejtpërdrejt nga Berisha për pajisjen me pasaporta shërbimi e diplomatike të njerëzve nga më ordinerët. Midis tyre edhe kriminelë që sapo kanë dalë nga burgu. Po të doni, ju lexoj edhe një listë emrash, po nuk kemi interes të zgjatemi shumë.

-Skënder Gjinushi: Po lexo ca më të njohurit.

-Spartak Braho: Nuk më lë Bardh Hushi.

–Skënder Gjinushi: Mirë është të lexohen disa emra, sepse duket se ju vetëm deklaroni.

-Spartak Braho: Do t’i lexoj, por meqë nuk e kam këtu listën, sa të ma përgatisin.

-Skënder Gjinushi: Meqë ndërhyra, unë kisha një mendim të tillë që komision të bëjë një prezantim të të gjithë materialit që disponon.

-Spartak Braho: P.sh. te lista e personave që Berisha ka pajisur me pasaportë diplomatike është edhe vjehrri me vjehrrën, djali, nusja etj. Për shembull ka një listë me emra, se këtu ka shumë lista. Është një listë që mban datën 12.3.1997, i drejtohet Minstrisë së Jashtme, drejtorisë konsullore: “Me porosi të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, të pajisen me pasaportë diplomatike personat e poshtëshënuar: Rexhep Rama, Milica Rama, Agim Rama, Miranda Rama, Erla Rama, Fiona Rama. Sekretari i përgjithshëm Kolec Topalli. Është një shkresë tjetër që mban datën 8.7.1997, që thotë: Me porosi të Presidentit të pajisen me pasaportë shërbimi personat e poshtëshënuar, vazhdojnë emrat. Është një listë me 29 emra. Doni që t’ju lexoj ata që kërkohen nga policia? Sepse ata mund të jenë kthyer: Ernest Kolziu, Gaspër Gjençaj, Isamedin Haxhiaj etj.

-Skënder Gjinushi: Ka tani pyetje të tjera, pra jo pyetje të reja, por kërkesë për sqarim ndaj pyetjeve. Ndonjë që është i pakënaqur nga përgjigjja. A ka? Nuk ka. Z. Braho do të shtoni gjë tjetër?

-Spartak Braho: A ka më kuriozitet për këto listat? Nuk besoj.

-Sulejman Kuqi: A ka deputetë aktualë që janë arratisur, si p.sh. rasti i Ferdinand Xhaferrit, që më 13 mars ka lënë detyrën?

-Spartak Braho: Realisht jo vetëm Ferdinand Xhaferri, por edhe shumë të tjerë në ditët e marsit u larguan dhe kapërcyen kush detin dhe kush kufirin. E keqja nuk qëndron këtu, e keqja qëndron sepse struktura të veçanta të Partisë Demokratike, do të evidentoj ish-Prefektin e Durrësit Sabah Jemishta, që krijoi një batalion prej 500 rezervistësh, kryesisht aktivistë të Partisë Demokratike, u armatosën. Këto materiale janë pranë komisionit si material denoncues, por megjithëse nga ana e organeve përkatëse, edhe të prefekturës, ky material denoncues i është dhënë Prokurorisë, prokurori i Durrësit fle gjumë dhe merret me ëndrra e nuk vë në lëvizje çështje të tilla të rëndësishme. Ka disa muaj që ky denoncim është bërë, po Prokuroria nuk e vë në lëvizje. (Shqiptarja.com.)

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vetëm dy muaj në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve, drejtori largohet nga detyra, ja kush e zëvendëson!

12/10/2026

Komisioni Europian: Vazhdojmë përpara me zgjerimin e BE me Shqipërinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi!

12/10/2026

“Shërbimi ndaj qytetarëve, thelbësor”- Kreu i Gjykatës së Lartë pret ambasadoren e Holandës: Në fokus bashkëpunimi në drejtësi!

12/10/2026

Kishte humbur burrin dhe dy nga djemtë, 82-vjeçarja gjendet e pajetë në rezervuarin e Bilishtit! Detajet e para, dyshohet se u mbyt, jetonte me…

12/10/2026

“Mbretëresha ime…”- Vajza e Eli Farës mesazh publik të ëmës pas videove intime në rrjetet sociale: Mbaje kokën lart dhe kurorën drejt!

12/10/2026

EMRI/ U kap me mbi 38 kg kokainë në makinë, Franca dënon violinistin shqiptar! Ja sa vite burg do vuajë

12/10/2026

“Iu binda vendimit politik të PS dhe disiplinës së partisë”- Vullnet Sinaj sqaron votën pro për Territoriale: S’ka pasur presion dhe as ultimatume, koha…

12/10/2026

Ndodh në Elbasan: Maskohen si policë dhe grabisin banesën, ‘braktisin’ makinat gjatë arratisjes!

12/10/2026

Gjykata e Fierit liron vrasësin e tre personave: Ka kaluar afati i parashkrimit të…

12/10/2026

78 gjoba për këmbësorët në Tiranë brenda 24 orëve, policia shton kontrollet

12/10/2026

Dyshohet se po përgatitnin atentat, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit, ja akuzat ndaj tyre (EMRAT)

12/10/2026

“Mbi 200 artikuj pjesë e nismës, synojmë deri…”- Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm!

12/10/2026

Atentati me tritol ndaj “Çilo Hundërrit” në Gjirokastër, merren në pyetje 23 persona për vrasjen e Beqir Devollit! Ende asnjë i arrestuar

12/10/2026

Shtyhet përsëri gjyqi për dosjen “Partizani”, caktohet data për seancën e radhës ndaj Sali Berishës dhe të tjerëve!

12/10/2026

Vrau dy vëllezër në Patos në vitin 1997, Sokol Hoxha kërkon të shpëtojë nga burgimi pas ekstradimit nga SHBA! I kërkon Gjykatës që…

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vetëm dy muaj në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve, drejtori largohet nga detyra, ja kush e zëvendëson!
  • Komisioni Europian: Vazhdojmë përpara me zgjerimin e BE me Shqipërinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.