• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ben Tigri tjetër intervistë nga kazinoja e Zvicrës me Çim Pekën, do ‘trondisin’ Edi Ramën nga ruleta

27/06/2026
in Kryesore, Politikë
Ben Tigri tjetër intervistë nga kazinoja e Zvicrës me Çim Pekën, do ‘trondisin’ Edi Ramën nga ruleta

Gazetari i Familjes Berisha, Çim Peka, ka paralajmëruar një tjetër intervistë me ish zv/kryeministrin Arben Ahmetajn, i arrarisur në Lugano të Zvicrës, pasi kërkohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Në foton e publikuar nga Çim Peka me Ben Tigrin, gazetari Blendi Mane ka konstatuar një detaj; Intervista mes dy famozëve, ku Peka vetëm tund mjekrën, ndërsa Tigri flet, është zhvilluar në kazinonë e St.Moritz në Zvicër. Pasi kanë provuar fatin në ruletën e kazinosë, Çim Peka dhe Ben Tigri ka vendosur të ‘trondisin’ pushtetin e Edi Ramës.

“PAFYTYRËSI/ Intervistë nga kazinoja ka dhënë ish zëvendëskryeminsitri Arben Ahmetaj për gazetarin e familjes Berisha. Pra Ben tigri do sulmojë korrupsionin në Shqipëri nga kazinoja e famshme zviceriane St.Moritz ku lejohen të hynë vetëm milionerë. Te kjo kazino ekskluzive pasi kanë harxhuar një dorë të mirë frangash të dy janë ulur e kanë qarë hallet edhe për varfërinë e shqiptarëve… Që Çim Peka është kokloqe, fukara mendor dhe kërkon të ekspozohet e dimë të gjithë por po më zhgënjen Ben Ahmetajn të cilit azili dhe ekzili ia kanë rrudhur shqisat. A nuk gjente dot një ambient më modest e më komod për intervistën e rradhës sepse do dukej edhe më i besueshëm… Ja ku e keni një arsye më shumë për të protestuar e për të ikur më këmbë deri në Rinas“, shkruan Mane.

Sa herë SPAK-u bën ndonjë kërkesë për ekstradimin e tij apo kur disa biznesmenë bëjnë rezistencë për t’iu kthyer paratë, pasuritë dhe përqindjet për bizneset e përbashkëta, Ben Tigri thërret nëpër kazino Çim Pekën, duke artikuluar përmes Zenit Tv mesazhe të koduara, shantazhe dhe kërcënime të kamufluara. Ndërkaq, pavarësisht halleve me drejtësisë, Ben Tigri nuk ka hequr dorë nga kumari.

Madje këtë herë, Ben Tigri ka vendosur t’a presë Çim Pekën në kazino për monologun e radhës. Në të gjitha episodet, një nga pyetjet e munguara në intervistat alla çimpekase me Tigrin e korrupsionit dhe pastrimit të parave është; Cili është burimi i 93 mijë eurove që keni shpenzuar në kazinonë Dragonara të Maltës në muajin korrik të vitit 2018? Pse nuk e keni deklaruar këtë shpenzim në ILDKPKI sipas ligjit? Sa shuma të tjera parash keni shpenzuar nëpër kazinotë e Evropës?

Këto dokumente të autoriteteve malteze konfirmojnë faktin se në muajin korrik të vitit 2018, Arben Ahmetaj, i cili në atë kohë ishte ministër i Financave, ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës, një parajsë fiskale, e frekuentuar shpesh nga Tigri. Në një kohë kur paga e tij si ministër ishte rreth 2 mijë euro, Ahmetaj për një muaj ka shpenzuar 93 mijë euro në bixhoz.

Ahmetaj luante kumar me paratë e dyshuara produkt i aferave me pasuritë dhe paratë publike, bashkë me kunatin e tij, Leonard Mene, të cilin Ahmetaj e kishte emëruar drejtor të investimeve në OSHE. Vëllanë e kunatit, Klodian Mene, e kishte emëruar drejtor të privatizimeve, me të cilin ka kaluar pasuri publike në emër të miqve të tij biznesmenë, siç janë pronat ku është ngritur Latitude dhe qendra tregtare Emerald tek 5 maji, për të cilat SPAK ka hapur një çëshje më vete penale.

(Kazino Dragonara)

Pasioni i Tigrit për të shpenzuar qindra mijëra euro në bixhoz është reflektuar përciptazi në dosjen e SPAK për korrupsionin e tij 20-vjeçar, një dosje e kopsitur sipas manualeve të FBI-së, e mbushur me fakte penale për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas dosjes, Ahmetaj është regjistruar në këtë kazino që në vitin 2015, duke e prezantuar veten që në atë kohë si Ministër Financash. Ahmetaj e ka frekuentuar kazinonë nga viti 2015 deri në vitin 2022.

“676.2. Të dhënat e letër porosisë. Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Ky shtetas ka qenë në këtë kazino dhe në muajin Korrik të vitit 2018. Gjatë këtyre vizitave ai ka blerë dhe ka përdorur fisha parash (çipsa) për të luajtur në tavolinat e bixhozit të Kazinose Dragonara. Shuma totale e paguar për blerje fisha gjatë vizitave të tij në muajin Korrik 2018 është 93 500 Euro, për të cilën nuk ka asnjë regjistrim që të jenë ri-tërhequr nga arka“, thuhet në dosje.

Në monologun e tij para gazetarisë alla çipekase, Arben Ahmetaj denoncoi disa afera qeveritare të cilat qëndrojnë, ndonëse diheshin pasi janë ekspozuar në mediat shqiptare. Por, në tërësi, monologu i tij merret me rezerva, pasi deformon dhe nuk rrëfen aferat e tij korruptive. Pra, është monologu i një prej ikonave apo monumenteve të korrupsionit në Shqipëri.

Më të lexuarat

  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh eklipsi total i Diellit, njerëzit në gjithë hemisferën veriore shikojnë drejt qiellit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Riaktivizohet zjarri në Krujë, evakuohen banorët, vatër e madhe edhe në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr në mbledhjen e Ramës, Kryeministri shpërthen ndaj zërave kundër; kryebashkiaku i Poliçanit braktis takimin, përjashtohet ajo e Dimalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandali me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vazhdoni, çdo koment është një klikim më shumë”, Rama iu përgjigjet kritikëve për suksesin në sigurinë kibernetike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fotot virale të Lamine Yamal me një vajzë me bikini, zbulohet e vërteta pas aludimeve për tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!