• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha takohet me Varhelyi në Bruksel: I prezantova nismën e PD për vettingun në politikë

14/11/2023
in Kryesore
Basha takohet me Varhelyi në Bruksel: I prezantova nismën e PD për vettingun në politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takime me zyrtarë europianë në Bruksel. Ndërkohë që ndodhet në Bruksel për takimin e Organizatës së Partive të Qendrës së Djathtë, Basha bën me dije se është takuar edhe me komisionerin Oliver Várhelyi dhe se i ka prezantuar këtij të fundit nismat për vettingun në politikë dhe ndryshimet e propozuara nga PD në Reformën Zgjedhore.

“Me miq dhe partnerë të PD-së, në takimin e Komitetit Ekzekutiv IDC-CDI (Organizata e Partive të Qendrës dhe Qendrës së Djathtë) në Bruksel. Në biseda të veçanta, përfshirë dhe atë me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, iu prezantova nismat e Partisë Demokratike për vettingun  në politike dhe ndryshimet e propozuara për reformën zgjedhore”- shkruan Basha.

Mes të tjerash, kryedemokrati thekson se pjesë e diskutimeve ishte edhe situata në Kosovë, e cila sipas tij është një përpjekje e Rusisë për destabilizimin e rajonit, lëvizje e cila sipas tij është shtrirë në Bosnjë Hercegovinë dhe aktualisht po kërcënon Malin e Zi.

“Diskutuam për situatën në Kosovë, ku shpreha shqetësimin për ngjarjen e Banjskës, e cila ishte një përpjekje për te aplikuar skenarin e Krimesë dhe në vijim të përpjekjeve të Rusisë për destabilitimin e rajonit, skenar i cili është shtrirë në Bosnje dhe po kërcënon Malin e Zi. Situata në Lindjen e Mesme është një tjetër shqetësim për botën sot. Rreziku i zgjerimit të konfliktit ka tërhequr disi vëmëndjen edhe nga lufta në Ukrainë, nga e cila po përfiton Rusia.

Pata mundësi të diskutoj edhe me delegacionin e Ukrainës për rezolutën që po diskutohet në Këshillin e Europës për rindërtimin e Ukrainës, e cila po pritet me interes të vecantë për shkakt të dëmeve të jashtëzakonshme të shkaktuara nga agresioni rus. Një nga çështjet e tjera me interes nisur dhe nga zhvillimet e fundit në rajonin tonë, ishte diskutimi për krizat e shumëfishta të luftës në portën e Europës dhe skenarët e mundshëm për pasojat që ato kanë për rendin ndërkombëtar”- shton Basha.

Ditët e fundit, Basha ka zhvilluar edhe takime me qytetarët, duke u shprehur se PD mbështet SPAK për ndëshkimin e personave përgjegjës për abuzimin me fondet e shtetit, ndërsa ka dorëzuar në Kuvend edhe një projektligj për vettingun në politikë.

Më të lexuarat

  • Trump rihap lojën bërthamore në Lindjen e Mesme

    Trump rihap lojën bërthamore në Lindjen e Mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nesër “rrethohet” Kuvendi, qytetarët mobilizohen me vezë e domate; afro 1.200 efektivë në gatishmëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Del video, momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ukraina: Dy mësime mbi realizmin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria, bumi i ndërtimit dhe dyshimet për pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga CNN e Fox News te NYT dhe The Times, mediat e huaja “mësyjnë” te SPAK për dosjen ‘Aruba’ dhe Zvërnecin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Korrupsion dhe pastrim parash – Si u amnistua Benet Beci me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Të intimidosh deputetët, s’është demokraci”, Lamallari ‘trembet’ nga vezët dhe u bën thirrje qytetarëve të protestojnë paqësisht

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Platforma e Spiropalit, Kulla: Brenda PS-së “vlon”, por askush nuk ka guxim të përballet me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!