AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Basha mbyll çdo mundësi afrimi me Rithemelimin: Nuk na bashkon asgjë me ta, janë pengesë për PD

by SHT Media
24/03/2024
in Politikë
6
0
Basha mbyll çdo mundësi afrimi me Rithemelimin: Nuk na bashkon asgjë me ta, janë pengesë për PD
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Dibra përsërit edhe njëherë qëndrimin e tij, se mes PS dhe Rithemelimit u bë një pazar. Ai mbylli çdo derë bashkëpunimi me ta, duke thënë se “nuk na bashkon asgjë për aq kohë sa bëjnë pazare”.

Basha vijoi më tej duke thënë se ata janë pengesë në misionin që kanë për të rrëzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Po ashtu Basha iu drejtua me nje thirrje PS dhe Rithemelimit: “Thuajeni hapur jeni apo jo që deputetët tii zgjedhë populli me lista të hapura?!”

“Sot e kanë të pamundur ta shpjegojnë se pse për 6 muaj ndezën flakadanët e revolucionit dhe penguan opozitën në misionin e saj, ndërsa sot rrinë si qengja përballë Edi Ramës, me shpresën se ky pazar do t’i katapultojë apo do ti mbajë të ngërthyer në karriget e radhës. I nxjerr zbuluar se pazari i tyre kaq ka qenë për veten e tyre, për fatin e tyre. Sa kohë që këtë kanë ndërmend nuk na bashkon gjë me ta. Përkundrazi ky është një moment qartësie për këdo, edhe për ata që i ndoqën për një kohë jo të shkurtër, që këta nuk e kanë për ju, por e kanë për veten e tyre. Jo vetëm nuk përbejnë një garanci për të nesërmen, por janë një pengesë për ne në betejën tonë për të larguar Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Gjerat janë të qarta”, tha Basha.

“Ajo që pritet prej nesh nuk është thjesht mbijetesa, por dalja nga kriza e shkaktuar nga kjo qeveri. Të ndërtosh këtë alternativë, do të thotë të besosh te e nesërmja e Dibrës dhe Shqipërisë. Nëse betejën e bën për karrigen tënde personale, jo vetëm që s’i shërben Shqipërisë, por je kthyer në shërbëtor. Nga njëra anë i kemi të qarta plagët e shkaktuara në Dibër dhe Shqipëri nga kjo qeveri e papërgjegjshme për shkak të korrupsionit apo pashpirtësisë. Nga ana tjetër, mungesa e një alternative dhe zëvendësimi i saj me gjuhën e lodhur dhe të mungesës së një plani nga qeveria, i shërben kësaj qeverie. Rruga jonë nuk ka qenë e lehtë, por e qartë. E qartë për përballjet, e qartë për qëndrimet bardhë e zi dhe për çfarë presin, meritojnë dhe do të ketë shqiptarët nga PD. Kjo qartësi është jetike për të vendosur piketat e së nesërmes. Oferta duhet të jetë e plot, pa dritëhije dhe e qartë. Si mund të ketë drejtësi kur ata që e cilësojnë veten opozitë, sulmojnë institucionin më të lartë të drejtësisë. Në vend që t’i japë qytetarëve alternativë të saktë, bëjnë zig-zake për drejtësinë. Jeni apo jo që pushtetarët të përgjigjen për shkeljet? Që të zhduket imuniteti parlamentar dhe të vendoset drejtësi reale. Si me Arben Ahmetjan, që u deshën 2 javë për të hequr imunitetin, dhe iu dha kohë që të arratisej”, tha më tej Basha.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026

“Gjyqësori po i hedh benzinë zjarrit”/ Pagat e magjistratëve, avokati: Palë me opozitën që kërkon destabilitet

14/09/2026

Alarmi i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

14/09/2026

Drama e shpopullimit / Shkolla që ka vetëm 1 nxënës në Neviçishtë të Korçës, mbyllet

14/09/2026

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

14/09/2026

Nga salmonela te droga/ “AMG Food”, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë!

14/09/2026

Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…

13/09/2026

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit
  • Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat
  • Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.