• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Basha akuzoi se mazhoranca kërkon të kontrollojë SPAK-un, Manja: Nuk e marr seriozisht, drejtësia e re është tërësisht distante nga politika

24/01/2024
in Politikë
Basha akuzoi se mazhoranca kërkon të kontrollojë SPAK-un, Manja: Nuk e marr seriozisht, drejtësia e re është tërësisht distante nga politika

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë intervistës që dha në emisionin “Real Story”, u pyet nga gazetari Sokol Balla edhe për akuzat e kreut të PD-së Lulzim Basha se maxhoranca po ndërmerr një nismë për të ngritur një komision parlamentar, përmes të cilit kërkon të kontrollojë apo kufizojë punën e SPAK-ut.

Manja tha se nuk mund ta marrë seriozisht Bashën duke shtuar se drejtësia e re është tërësisht e distancuar nga politika.

“Zotëria ka votuar vetëm ndryshimet kushtetuese në mesnatën e Korrikut 2016 që i hapën rrugën reformës në drejtësi. Nuk i ka votuar 7 ligjet dhe kur akuzon ky një qeveri që ka qenë dje në opozitë dhe ditën kur mori 2013 sponsorizuesja kryesore e reformës në drejtësi se kërkon të marrë masa kufizuese ndaj një drejtësie që më në fund e kemi të pavarur dhe po konsolidohet dita ditës, unë nuk e marr seriozisht. Jo vetëm Lulzim Bashën por të gjithë zërat si ai. Pastaj nëse Shalsi ka folur për një rol të ri të parlamentit në këtë stad të zhvillimit të proceseve integruese të Shqipërisë, është politikbërës, përfaqëson një maxhorancë dhe e thashë se Shqipëria 2030 ka prioritete: energji, turizëm dhe inovacion. Çka domethënë se jo vetëm drejtësia e re, e cila ka misionin e vet dhe sot është tërësisht distante nga politika por çdo pushtet në Shqipëri duhet të ketë një qasje tjetër në drejtim të kësaj Shqipërie që shkojmë në 2030. Shqiptarët duan ritëm tjetër të qasjes së institucioneve, përfshirë edhe rolin e parlamentit. Parlamenti është sovran. Kush ia heq të drejtën parlamentit, të shohë se si funksionon sot parlamenti. Po flas për mënyrën e funksionimit të tij.

E ka rregulluar ligji këtë gjë, ka organet e drejtësisë që burojnë në mënyrë indirekte një pjesë nga Kuvendi sepse Prokurori i Përgjithshëm merr një votë në kuvend, anëtarët laik në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë Gjyqësor marrin një votë nga kuvendi, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë merr një votë nga kuvendi. A raportojnë këta për zbatimin e rezolutave të kuvendit çdo vit, raportojnë. Raporton edhe në Komisionin e Ligjeve, edhe në seancë plenare. Iu ngarkon detyra kuvendi, sepse është sovrani. Dhe organet e drejtësisë vijnë dhe raportojnë sepse e ka rregulluar kushtetuta. Nuk ka pushtete të pakontrolluara në Shqipëri por drejtësia është e pavarur. Si mund të ketë një komision të parlamentit të dedikuar në nivel parlamentar që të kontrollojmë. Por çështjet e respektimit e të drejtave themelore të njeriut, që i garantuar kushtetuta, për të gjitha këto organet e drejtësisë raportojnë në kuvend. Ka rezoluta për këtë. Komisionet speciale janë në mendjen e Lulzim Bashës. Nuk kanë me çfarë merren dhe nxjerrin nga konteksti një qëndrim të maxhorancës për të shpejtuar ritmin e reformave në këtë vend. Kjo është e gjitha”, u shpreh Manja.

/a.d

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!