Pas përfundimit të protestës, drejtuesi i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, shkoi në Komisariati Nr. 1, ku bëri deklarata për mediat lidhur me shoqërimet e protestuesve.
Bardhi deklaroi se një prej protestuesve të shoqëruar është dhunuar nga policia dhe, sipas tij, është mbajtur në komisariat në kundërshtim me ligjin, edhe pse kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Ai tha se pas ndërhyrjes së deputetëve të opozitës, personi në fjalë është transportuar me ambulancë drejt Spitali Universitar i Traumës për trajtim.
“Vetëm pasi janë vënë në dijeni është lejuar që personi i dhunuar nga policia gjatë shoqërimit ka kërkuar ndihmë mjekësore. Është konstatuar se ka nevojë urgjente për ndihmë dhe i është refuzuar. Brenda atij rrethimi mbahen në shkelje të ligjit 3 të mitur. Avokatja e PD-së është futur për të ndjekur proceduarat. Në komisariatin numër 1 janë shoqëruar 19 persona dhe asnjëri prej tyre nuk ka kryes asnjë shkelje të ligjit. 41 protestues të shoqëruar në të gjitha komisariatet, 19 në komisariatin 3. ka një numër të konsiderueshëm të miturish. I shoqëruar është një invalid i kategorisë së tretë”, deklaroi Bardhi.











