• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Banda e Çapjave dhunon Elton Qynon, ‘ushtarja’ e fundit që goditi gazetarin në befasi, roli i mbesës së Neritan Nallbatit të policisë

31/07/2026
in Kryesore, Politikë
Banda e Çapjave dhunon Elton Qynon, ‘ushtarja’ e fundit që goditi gazetarin në befasi, roli i mbesës së Neritan Nallbatit të policisë

Grupi kriminal i Çapjave të Elbasanit ka udhëruar kërcënimin, shantazhimin dhe dhunimin e gazetarit Elton Qyno, i cili ka investiguar dhe denoncuar në vijimësi veprimtarinë kriminale të një prej bandave më gjakatare në vend, tashmë e goditur nga SPAK. Sipas burimeve, gazetari Elton Qyno është goditur ditën e djeshme në befasi pranë Spitalit Amerikan 3 nga Rosela Nallbati, bashkëshortja e Florenc Çapjas, i dënuar me burgim të përjetshëm. Autorja e sulmit është njëherësh mbese e Neritan Nallbatit, një nga peronazhet më kontroversë dhe të errët të uniformave blu, Drejtor i Departamentit për Policinë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Fillimisht, bashkëshortja e Florenc Çapjas, Rosela Nallbati, sapo ka parë gazetarin Qyno, e ka goditur me telefon. Më pas goditjet kanë vijuar me çantë dhe mjete të tjera rrethanore. Pas sulmit, gazetari Qyno e ka kallëzuar penalisht zonjën Çapja në policia. Menjëherë pas kallëzimit dhe sekustrimit të pamjeve filmike, policia ka shpallur në kërkim bashkëshorten e Florenc Çapjas. Para sulmit, gazetari Qyno ka marrë në vijimësi mesazhe kërcënuese nga grupi kriminal Çapja.

Pas verifikimeve të bëra nga oficerët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë, Rosela Çapja rezultoi të jetë gruaja e Florenc Çapjas, një personazh i botës së krimit në Elbasan, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e babë e bir, Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri.

Prej ditës së djeshme, Policia e Tiranës ka kryer një seri veprimesh për ta lokalizuar dhe ndaluar Nallbatin, por deri në këto momente nuk është bërë e mundur një gjë e tillë, për shkak të fshehjes së saj. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike në ambientet e Spitalit Amerikan, duke dokumentuar të gjitha veprimet kriminale të Nallbatit.

Kontrolle janë kryer në disa zona, përfshirë edhe në banesën e saj në Elbasan, por nuk është bërë e mundur të gjendet. Më parë, kjo zonjë, nga Dubai, ku qëndron si rezidente, ka kërcënuar me jetë përmes aplikacioneve online gazetarin e njohur të Kronikës së Zezë në Shqipëri, Elton Qyno.

Dumani rekrutoi si dëshmitarë Adrian dhe Florenc Çapjan kundër gazetarit Elton Qyno që fitoi dy beteja kundër SPAK-ut

Gazetari Elton Qyno, si rrallëkush, ka fituar dy beteja kundër SPAK-ut, beteja të cilat sipas gezetarit reflektojnë një inat personal të pashpjegueshëm të prokurorit Altin Dumani ndaj tij. Çështja e parë konsiston në sekuestrimin e telefonave dhe sendeve të tjera personale të gazetarit Elton Qyno nga SPAK dhe GJKKO, pas publikimit nga ana e tij të disa komunikimeve në Skye Ecc mes figurave të krimit të organizuar për eliminim fizik të rivalëve. Vendimarrja e SPAK dhe GJKKO u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Çështja e dytë konsiston në përfshirjen e gazetarit Elton Qyno si anëtar i organizatës së madhe kriminale të Suel Çelës, me pretendimin se ka fshirë lajme kundrejt pagesës. Ky pretendim i SPAK-ut dhe GJKKO shkalla e parë u rrëzua nga Apeli i GJKKO dhe Gjykata e Lartë, sipas të cilave gazetari Elton Qyno nuk kishte kryer asnjë vepër penale, se fakti penal i pretenduar nuk ekzistonte, pra Qyno nuk kishte fshirë asnjë lajm kundrejt pagesës, se gazetari nuk ishte pronar mediash që të kishte akses në fshirje lajmesh dhe se korrupsioni i pretenduar në sektorin privat nuk ekzistonte.

Pavarësisht dy vendimeve të gjykatave më të larta, ish kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ka këmbëngulur duke e përfshirë gazetarin Elton Qyno në grupin e Suel Çelës, duke çuar bashkë me grupin për gjykim. Ndonëse Apeli i GJKKO dhe Gjykata e Lartë thonë e zeza mbi të bardhë se Elton Qyno nuk ka kryer asnjë veprim të kundraligjshëm, sërish emrin i tij figuron në njoftimin e SPAK-ut për listën e personave që dërgohen për gjykim.

Duket gati e pabesueshme, por rezulton se ‘prova’ e Altin Dumanit kundër gazetarit Elton Qyno janë dy dëshmitarë, Ardian dhe Florenc Çapja, drejtuesit e grupit kriminal Çapja në Elbasan, të dënuar të dy me burgim të përjetshëm për një sagë krimesh kundër jetës, përfshirë edhe vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezit Beqiri. Ish kreu i SPAK-ut Altin Dumani mësohet se ka intervistuar në burg krerët e grupit kriminal Çapja, të cilët kanë thënë se gazetari Elton Qyno ka shkruar kundër tyre.

Faktet tregojnë se gazetari Elton Qyno ka raportuar për veprimtarinë e disa grupeve kriminale në Elbasan, Çapajt, Çelajt dhe Çopjat, evidenca që rrëzojnë pretendimet e dyshes Ardian dhe Florenc Çapajt. Gjithsesi, në seancat e shqyrtimit paraprak të dosjes së SPAK në GJKKO, gazetari Elton Qyno duket se do të ketë përballë jo vetëm Altin Dumanin, por edhe Ardian dhe Florenc Çapajn, të cilët kanë të pakën 9 varre mbi kurriz. Dhe ky është një precedent tejet i rrezikshëm për gazetarinë në Shqipëri, pasi po përdoren vrasës me pagesë të denuar përjetë për të dënuar gazetarë.

Më të lexuarat

  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh eklipsi total i Diellit, njerëzit në gjithë hemisferën veriore shikojnë drejt qiellit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Riaktivizohet zjarri në Krujë, evakuohen banorët, vatër e madhe edhe në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr në mbledhjen e Ramës, Kryeministri shpërthen ndaj zërave kundër; kryebashkiaku i Poliçanit braktis takimin, përjashtohet ajo e Dimalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandali me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vazhdoni, çdo koment është një klikim më shumë”, Rama iu përgjigjet kritikëve për suksesin në sigurinë kibernetike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fotot virale të Lamine Yamal me një vajzë me bikini, zbulohet e vërteta pas aludimeve për tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!