• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

24/02/2026
in Politikë
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetin ndaj Belinda Ballukut.

Haxhiu tha se nuk ka patur kërcëime ndaj dëshmitarëve nga persona të krimit të organizuar, siç u raportua në media, por se këto janë fjalët e Gazment Bardhit dhe jo të prokurorëve.

Haxhiu tha se SPAK po përdor taktika të ndryshme për presion, mes të cilave thirrja e Sokol Ballës në SPAK ditën e sotme, që përkonte me ditën e mbledhjes për imunitetin e Ballukut.

“Sot ka patur dy ngjarje, Këshilli i Mandateve për Ballukun dhe thirrja në SPAK e Sokol Ballës. E kanë zgjedhur ditën të ndërtojnë rrëfim më shumë seç duhet, pasi Balla dhe Balluku nuk besoj se kanë të bëjnë me një ngjarje që prokuroria ka nisur hetimet dhe zoti Balla nuk është i përfshirë. Mendoj se prokuroria e ka ndërtuar taktikisht presionin. Është mënyrë për ti treguar opinionit dhe deputetëve se janë nën kontroll të situatës.

Ajo që mendoj se ka ndodhur sot, shumica e njerëzve që kanë raportuar, fjalët e opozitës i kanë vendosur në gojën e prokurorëve. Prokurorët nuk kanë thënë se zonja Balluku ka bërë presion nëpërmjet njerëzve të fortë.

Ajo që është e rëndësishme te kjo pikë, opozita e ka patur momentin e vet, sidomos Gaz Bardhi që ka pësuar fiasko në Fier, tani e përdor si arsye të fortë kundër saj, për të treguar se Fieri ka qenë zonë e korruptuar nga Belinda Balluku. Mllefi i Fierit mbartet në narracion, përtej asaj që ndodh.

Ngjarja tjetër, tipike e prokurorit për presion, për të shkatërruar idenë e rezistencës, kur përmend 35 vjet burg. Unë nuk e di që ka një akt-akuzë përveç asaj që është folur, hetimi vetëm janë përmendur, nuk ka asgjë përveç asaj që i është referuar herën e parë. Së dyti, po thonë Balluku duhet të largohet pasi mund t’ju bëjë presion njerëzve që punojnë në ministri. Këto janë procese, kjo është një betejë. Çështja është, zonja Balluku është e pezulluar. E dyta, nëse nuk është në funksion, kush i pengon hetimet?

E treta, a do ti merret imuniteti? Ajo nuk ka nevojë të japë dorëheqjen, sepse nuk ka funksion. Çfarë do të bëjë PS me imunitetin? A do të jetë ajo që tha zoti Balla, që imuniteti është i panevojshëm të hiqet, pasi hetimet mund të vijojnë pa pengesë, pasi funksioni i zonjës Balluku është i pezulluar. Moralisht, është çështje e zonjës Balluku se çfarë vendos me veten dhe funksionin e saj. Politikisht për mua, 3-4 raste që janë ekzemplare të torturës juridike dhe faktikte, ka kaluar 2 vjet e gjysëm që presidenti i vendit ende nuk ka hyrë në gjykatë, ende në paraburgim”, tha Haxhiu.

Më të lexuarat

  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Duam qeveri teknike “, Berisha: Nuk i bashkohem protestës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhen detajet e paktit: Irani lëshime për programin bërthamor, SHBA mban trupat në rajon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U arrestua në Belgjikë për vrasjen e Naim Zyberit, ja si duket sot Gerd Gjenerali, u fut në spital me armën e fshehur në një buqetë me lule

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!