Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun do të vendosë një vijë ndarëse mes pushteteve.
“Është shumë e drejtë që anëtarët e që ne kemi, si grup i mazhorancës, kanë kërkuar që të presin këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese për t’u bërë një mbledhje e ardhshme e Këshillit të Mandateve. Dhe mendoj që do të jetë shumë e rëndësishme vendimmarrja sepse nuk është një vendimmarrje as për Edi Ramën, as për Belinda Ballukun, por në thelb është një vendimmarrje që në fund të fundit do të vendosi një vijë ndarëse midis pushteteve po në vendin tonë”, tha Spahiu në “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN.
“Do të jetë qasja që do të mbajë pushteti gjyqësor në vazhdimësi dhe që do të jetë përplasja midis dy pushteteve dhe roli që do të ketë ky pushtet gjyqësor duke uzurpuar qeveritë. Nuk po flasim për Edi Ramën, po flasim për qeveritë dhe as unë as ju nuk e dimë kush do jetë mbas 10 viteve në qeveri. A mund të pezullojë gjyqësori një ministër? A është kushtetuese? A është në bazë të rregullores së Kuvendit? Mbi të gjitha është kushtetuese sepse Kryeministri aktual i drejtohet kushtetutës për të marrë një përgjigje për këtë gjë. Në planin fundor se çfarë ndodh, pasojat janë shumë të mëdha”, shtoi ajo.











