• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Balla takim me zyrtarin britani: Asnjë gomone me shqiptarë drejt Anglisë në Janar

30/01/2024
in Politikë
Balla takim me zyrtarin britani: Asnjë gomone me shqiptarë drejt Anglisë në Janar

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me gjeneralin Stuart Skeates, Koordinator Special i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Emigracionin e Paligjshëm, në kuadër të takimeve të Komitetit të Përbashkët Mbikëqyrës për luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe fenomeneve të tjera kriminale.

Në fjalën e tij ministri Balla është shprehur se gjatë këtij muaji të parë të viti, nuk ka pasur anije të vogla të nisura me emigrantë shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.

Ndër të tjera, gjatë bisedimeve Balla ndau me gjeneralin Stuart Skeates edhe rezultatet e Task Forcës së Përbashkët, ku mësohet se ka patur një ulje prej 93% të rasteve të emigrantëve shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërkohë, Gjenerali britanik e cilësoi Shqipërinë si një partner të besueshëm në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve

“Shqipëria mbetet një partner i besueshëm në luftën e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm, krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve”, nënvizoi Stuart Skeates.

Takimi u mbajt vetëm pak kohë pas vizitës zyrtare të ministrit Balla në Britaninë e Madhe, në nëntor 2023, gjatë së cilës u firmos Deklarata e Bashkëpunimit për Çështjet e Brendshme/Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë takimit Ministri theksoi se strukturat shqiptare kanë nevojë për mbështetje logjistike dhe pajisje nga pala britanike pasi nga përvoja rezulton se një mbështetje e tillë sjell rezultate maksimale.

Ministri Balla nënvizoi gjithashtu nevojën për të pasur vendimet e gjykatave britanike për shtetasit shqiptarë të dënuar atje dhe të kthyer në Shqipëri. Në këtë takim u theksua gjithashtu se promovimi i migracionit të ligjshëm nëpërmjet lehtësimit të procedurave për bashkim familjar apo punësim sezonal mbeten mënyra më efikase për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

Në tetorin e vitit të kaluar, Balla priti në Shqipëri James Cleverly, Sekretari i Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar, me të cilin zhvilloi një vizitë në Rinas, për të parë nga afër instalimin e pajisjeve të dhuruara nga pala britanike në funksion të kontrollit të kufijve.

/f.s

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!