AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Balla me Becin takojnë diasporën nga veriu në Piemonte: Regjistrohuni të jepni votën tuaj për Shqipërinë në BE

by SHT Media
19/01/2025
in Politikë
6
0
Balla me Becin takojnë diasporën nga veriu në Piemonte: Regjistrohuni të jepni votën tuaj për Shqipërinë në BE
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal këtë të diel në Cuneo pranë Torinos, për t’iu shpjeguar shqiptarëve që jetojnë atje si të regjistrohen për të votuar më 11 maj në kqz.gov.al.

Në fjalën e tij ministri Balla i bëri thirrje diasporës shqiptare që të regjistrohet në mënyrë që secili të jepë votën për Shqipërinë në BE.

Duke përmendur faktin se gjatë takimeve ka vënë re se ka një informacion të reduktuar mbi këtë proces, ai pranoi faktin se shumë njerëz nuk e dinë që për të votuar duhet të regjistrohesh, apo që regjistrimi ka nisur dhe ka një afat që mbyllet më datë 4 mars. Disa nga detajet ku Balla vuri theksin janë elementë të regjistrimit me të cilat po bëhen më shumë gabime gjatë procesit, ndaj iu bëri thirrje emigrantëve të kenë kujdes me regjistrimin e numrit të telefonit, secili familjar nga një numër të ndryshëm apo email.

Fjalëkalimi do një fjalë, një numër, një shenjë. Kujdes te numri personal që kërkohet është ai në kartën e identitetit ose pasaportën shqiptare. Jam i shqetësuar se deri tani 1 në 3 aplikime është refuzuar për shkak të këtyre gabimeve. Kur bëni foton nga pas s’duhet të keni shumë detaje apo njerëz, më mirë një sfond njëngjyrësh. Ne kemi qenë dorëlëshuar në përcaktimin në nenin 25 të Kodit Zgjedhor dhe kemi thënë çdo shtetas mund të votojë jashtë Shqipërisë dhe duhen dy dokumente për regjistrim, karta ID apo pasaporta shqiptare dhe dokumenti që vërteton arsyen përse ti je jashtë Shqipërisë o je rezident në Itali dhe këtu mund të fotografoni kartën italiane por kujdes, foto duhet nga pjesa prapa që ka adresën, ose mund të jepni një dokument tjetër si qira, uji, drita etj., mjafton që aty të jetë adresa e shtëpisë ku do të vijë zarfi. Ndërsa për anëtarët e tjerë të familjes duhet të vini certifikatën familjare bashkë me dokumentin që mund të jetë në emër të kryefamiljarit,” sqaroi Balla në Cuneo.

Sipas Ballës, qeveria do financojë qoftë dërgimin e fletës së votimit që e kemi në Kodin Zgjedhor, qoftë kthimin që do jetë me pullë të parapaguar dhe nuk ke nevojë të vendosësh emrin.
“Unë jam shumë krenar që kemi përzgjedhur një sistem që ndryshon nga ai i Italisë sepse kemi barazuar votën e qytetarëve që jetojnë në Shqipëri me ata që janë jashtë. 2 milionë italianë zgjedhin vetëm 5 deputetë ndërsa shqiptarët votojnë njëlloj për të 140 deputetët, pra pesha e votës është njësoj, s’ka rëndësi ku jeton në Cuneo, Shkodër apo Milano.”
Arsyeja se përse shqiptarët duhet të regjistrohen sa më parë dhe sa më shumë është se duhet të tregojmë sa jemi, të tregojmë forcën dhe t’u japim legjitimitet politikanëve.

“Unë mendoj që kur makina është duke ecur mirë kur je duke iu afruar destinacionit që duhet, nuk ndërrohet shoferi. Shqipëria sot është shumë pranë aspiratës historike 30-vjeçare për të qenë anëtare e BE. Mezi po pres të shoh secilin shqiptar të jetë qytetar i barabartë anëtar i BE brenda këtij mandati të ri. Krah kolegut italian që t’i thonë jemi të dy qytetarë europianë. Prapa na lanë fajet e politikanëve të caktuar. Marrëzi si 1997-a e kanë dëmtuar Shqipërinë dhe e vonuan këtë moment. Siç e mbajtëm fjalën për reformën në drejtësi, e mbajtëm dhe për votën e diasporës dhe mund të deklaroj se në çdo reformë PS ka pasur vetëm një kërkesë: ne duam votën e diasporës.”

Duke iu drejtuar emigrantëve në sallë, pjesa dërrmuese nga Shkodra, Balla foli edhe për qeverisjen vendore të qytetit nga Partia Socialiste.
“Të çojmë sa më shumë turistë në Shkodër, se i ka ardhur radha Shkodrës. Unë mendoj që ne i kemi nisur punët shumë mirë. Shkodrën për herë të parë morëm nderin e madh për ta qeverisur bashkinë dhe dita duket që në mëngjes dhe mëngjesi i Shkodrës po duket gjithnjë e më i bukur dhe punët e mëdha sapo kanë filluar. S’keni parë gjë akoma.
Në këtë aspekt mendoj që jo vetëm Shkodra si qark por të gjitha qarqet e Shqipërisë janë dëshmitarë të një transformimi epokal të paimagjinueshëm pak vite më parë. Ndaj s’duhet ta ndërpresim këtë ritëm. Të mbyllim negociatat. Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama dhe PS,” deklaroi Balla.

Partia Socialiste kujdeset për të gjithë, tha Balla, dhe nuk jemi si ai që thoshte do hamë me lugë floriri apo që jemi të dytët pas Gjermanisë në 2012-ën.

“Ju ftoj ta mbështesni Edi Ramën dhe Partinë Socialiste! Kur të shpallim listat do kemi dhe një surprizë shumë të bukur për Shkodrën.”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’
  • Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.