AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

“Baba Vangat” e banaqeve televizive, kjo racë e veçantë anal-istësh

by SHT Media
30/11/2023
in Opinion
6
0
“Baba Vangat” e banaqeve televizive, kjo racë e veçantë anal-istësh
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Bisedat televizive të mbëmjeve do të ishin krejt të merzitshme nese do të mungonte një racë e veçantë “analistësh” të pajisur me aftësi të rralla për të parashikuar me saktesi të ardhmen. Me një urrejtje për t’u patur zili për faktet, dokumentet, informacionin apo analizën, fallxhorët bëjnë që Nostradamus të duket si nxënës i tyre.

Nuk e kam fjalën për parashikues yjesh, tregimtarë horoskopesh apo të marrë klikimesh, por për mjaft pjesëmarrës që po konsiderohen ajka e programacioneve televizive. Çdo mëngjes, drekë dhe mbrëmje, ekspertë turlifarëlloj, herë me xhaketë “avokati”, herë me këmishë analisti dhe shumë herë me syze eksperi, me një siguri që ta jep vetëm padija kumtojnë profeci.

Të verbër si Baba Vanga, këta nuk kanë dhe nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër përveç… parashikimeve. Kur vjen puna te ngjarjet që kanë lidhje me politikën dhe drejtësinë, formula magjike që nxjerrin nga goja të pa mend: “Mbani mend, shumë shpejt diçka e madhe do të ndodhë”. Dhe për të çimentuar parashikimin vjen deklarata: “Mua më dalin parashikimet”, thua se po flasim për shekullin e kaluar.

Dhe në Shqipëri jo diçka, por shumëçka e madhe ndodh çdo ditë. “Do të vijnë ditë të zeza”…”Do ta shikoni, për momentin nuk mund të them më tepër”… Shikuesit të tronditur mendojnë të sigurojnë veten dhe familjen përballë hatasë që paralajmërohet se do të mbërrijë në vatrat e lashta arbnore ku parashikuesit janë veshur me aureolën televizive për të ngjarë si “mbinjerëz”.

Informacioni ka vite që ja ka lënë vendin imagjinatës, logjika spekullimit dhe orakujt me ndihmën e moderatorëve garantojnë çdo natë një atmosferë ku perrallat shiten si të verteta dhe gënjeshtrat si shpallje nga Zoti.

“Do të ketë arrestime së shpejti, do ketë lista ‘non grata-sh’’”, shpallin me siguri a thua se vetë Zoti u ka pëshpëritur në vesh emrat e të burgosurve të ardhshëm. Për t’i dhënë vetes më shumë rëndësi nuk i thonë emrat për 101 arsye dhe arsyeja e parë: Nuk dinë asgjë!

Politikanë, oligarkë, biznesmenë, banditë me uniformë, banditë pa uniformë, apo edhe vetë qeniet jashtëtokësore që sullen rrotull ndihen krejt të pasigurtë nga “parashikimet” ogurzezë që varen si shpata e Damokleut mbi kokat e tyre.

Ndërsa ditët ja lënë vendin javëve e javët muajve, parashikimet e llapaqenëve pa llapë nuk dalin, ku disa iniciojnë edhe fshirjen apo korrektimin e profecive nëpër portale. Por Nostradamusit rikthehen sërish në qendër të vëmendjes: “Prisni diçka do të ndodhë, FBI, NASA, TRUPA 300 e kanë në dorë situatën.” NATO do të nderhyjë”, “Pellzagët do ringrihen”.

Fallxhorët të divorcuar nga realiteti dhe e vërteta, kanë ngritur në art, paqartësinë duke vizatuar veç një injorancë që çuditërisht ndiqet si model. Aftësia për të renditur fjalë që asnjëherë nuk përfundojnë në një fjali të qartë është mbresëlënëse.

Ndërsa përditshmëria ofron një pamje tjetër, asgjë nuk e ndal marshimin e Nastradinëve drejt parashikimeve të radhës. Kur ndonjëri si pula qorre kap ndonjë kokërr gruri, nisin daullet e madhështisë nën kakarisje që as vetë nuk i kuptojnë.

Në banaqet ku kercejnë tango fantazia dhe marrëzia, fallxhorët janë ata që kanë aftësinë të shohin të ardhmen jo vetëm në filxhanin e kafes turke, por edhe në filxhanin e ekspresit, madje disa edhe të çajit të malit, fushës apo kodrës.

Thonë se edhe ora e prishur dy herë në ditë tregon kohën e saktë. Do të ishte një mrekulli që Baba Vangat e darkës t’i ngjanin orës së prishur, atëherë do të ishin vërtet profetë. Ndërsa moderatoret që ftojnë “te dalët mendsh” për të dhënë mend… ka kohë që i kanë lëshuar jo vetëm pëllumbat por edhe të vegjlit e tyre.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22/10/2026

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

22/10/2026

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

22/10/2026

Lista e profesorëve/ Bejko: Po të shikoja që ishte pjesë Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja

22/10/2026

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi
  • Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.