AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

by Alb Times
09/11/2026
in Politikë
6
0
Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Foto: Politika

6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkesat për investime në dixhitalizimin dhe mirëmbajtjen e arkivës së dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit kanë shkaktuar diskutime gjatë shqyrtimit të buxhetit për vitin 2027 në komisionin “Xhafaj”.

Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) kërkoi mbështetje financiare për plotësimin e nevojave të institucionit, duke argumentuar se bëhet fjalë për investime të domosdoshme për zbatimin e ligjit dhe përmirësimin e shërbimit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave argumentoi se kërkesat nuk mund të plotësohen tërësisht, pasi institucioni nuk ka arritur të shpenzojë më shumë se 60% të buxhetit të akorduar gjatë dy viteve të fundit, raporton TCH.

Në diskutim ndërhyri edhe kryetari i Erion Xhafaj, i cili kërkoi që të rishikohet financimi për mirëmbajtjen e platformave dixhitale.

Pjesë nga biseda:

Kryetarja e AIDSSH: Kemi disa kërkesa që nuk i kemi mbuluar akoma, janë në kufijtë e gjërave të mundshme, gjëra të thjeshta, nuk po kërkojmë gjëra luksoze, po kërkojmë të zbatojmë ligjin, të zvogëlojmë risqet, që të bëjmë një shërbim më të mirë të punës sonë. Ne kemi renditur edhe prioritizimin e investimeve sipas nevojave. Këtu kemi zbatimin e ligjit, eliminimin e riskut dhe përmirësimin e shërbimit. I kemi ndarë më nivele prioritizimi. Këto të treja janë niveli i parë i prioritizimit, që kanë kërkesa ligjore të panegociueshme dhe ku risku është i lartë nëse nuk e marrim financimin.

Xhafaj: Jam i interesuar të mbështes logjikën e relatorit, që është e përputhur edhe me kërkesat e parashikuara nga institucioni, sidomos ato që janë pak delikate, siç është dixhitalizimi i dokumenteve arkivore, arkiva dixhitale, mirëmbajtja e saj, sepse është edhe platforma e edukimit. Në total janë 16 mijë, por të paktën 9 mijë që lidhen me pjesën e mirëmbajtjes së shërbimeve dixhitale, që nëse nuk mirëmbahen kanë edhe risk të mbetjes mbrapa me teknologjinë, me kohën, por edhe të degradimit, fizik mbase jo, por nga pikëpamja e ndërhyrjeve?

Pwrfaqwsuesja e Ministrisw sw Financave: Referuar kërkesave nga Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, në dokumentin afatmesëm buxhetor është vlerësuar që fondi i nevojshëm dhe i domosdoshëm i institucionit është i parashikuar në buxhetin e vitit 2027. Sigurisht që kërkesat nuk mund të plotësohen në nivelin e kërkuar të institucionit për disa arsye dhe ajo më e rëndësishmja është realizimi faktik i fondeve buxhetore të akorduara për këto institucione për dy vite rresht. Është vërejtur që institucioni nuk ka mundur të asimilojë fondet e akorduara, sidomos në shpenzimet operative. Gjithashtu, në investimet e vitit 2026, që ishte projekt madhor, që shpresojmë të realizohet plotësisht dhe do të mbetet më pas vetëm popullimi i të dhënave dhe çështjet e mirëmbajtjes së sistemit.

Duke vlerësuar buxhetin e akorduar dhe të asimiluar dy vite më parë, do të vlerësonim dhe do të ftonim institucionin që të shohë mundësinë e realizimit të këtyre fondeve në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në kohën e caktuar, sepse këto krijojnë pastaj edhe këto diskutime të cilat vijnë në këtë tavolinë, duke parë realizimin faktik dhe duke parë planifikimin e fondeve, gjendemi përballë faktit që realizimi nuk është i duhuri. Dhe gjatë vitit 2026, disa nga kërkesat e paraqitura nga institucioni mund të ishin realizuar edhe brenda fondit të akorduar për këtë vit, sepse po të shohim shpenzimet 2025 dhe 2026, nuk tejkalojnë masën 60% të realizimit të tyre dhe mund të ishin bërë rialokime gjatë vitit me qëllim dhënien e prioriteteve të këtyre kërkesave.

Do të doja të sqaroja për shpenzimet e kërkuara për sigurinë kibernetike. Do të doja të informoja që shpenzimet në këtë fushë tashmë janë shtrirë në një plan më të gjerë dhe janë në nivel të të gjitha institucioneve publike buxhetore. Nëpërmjet ligjit të ri, po miratohen CSIRT-et sektoriale dhe këto do të krijohen në institucionin përkatës që është caktuar për mbrojtjen kibernetike dhe prezumohet që me miratimin e ligjit kjo çështje të ndiqet dhe monitorohet. Ne vlerësojmë që të ecet me këtë planifikim.

Xhafaj: Dakord për këto rialokimet, por problemi është që së paku për platformat dixhitale, mund ta rikonsiderojmë të paktën atë. Më fal, po nuk e kam dëgjuar ndonjëherë zonjën Çausholli për diçka që të jetë aq kritike për sa i përket çështjes së realizimit, duhet ta them këtë.

Kryetarja e AIDSSH: Më fal një sekondë.

Xhafaj: Një sekondë, edhe kur hyn aty tek ju, hyn me leje apo jo? Edhe këtu është me leje, kudo. Të lutem. Me pak fjalë, po, buxhet po, rekomandime po, infrastrukturë po, mbështetje po, ngelet vetëm që ju të dëshmoni që të gjitha këto i justifikoni me punën tuaj.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

09/11/2026

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

09/11/2026

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

09/11/2026

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

09/11/2026

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

09/11/2026

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

09/11/2026

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

09/11/2026

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

09/11/2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

09/11/2026

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve

09/11/2026

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

09/11/2026

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

09/11/2026

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

09/11/2026

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

09/11/2026

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

09/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!
  • Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.