• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Opinion

Arsyet pse frikësohet PD nga debati për imunitetin e Belinda Ballukut

04/03/2026
in Opinion
Çështja ‘Balluku’, Këshilli i Mandateve vendos që anëtarët të marrin me vete USB me 10 mijë faqe me prova

Nga Ylli Pata

Sali Berisha sot ka avancuar shantazhin e Gazment Bardhit, duke shtuar se PD mund të ngujohet në Parlament nëse nuk jepet leja për SPAK që ta arrestojë Belinda Ballukun.

Duket se ka disa arsye të këtij qëndrimi ekstrem të Partisë Demokratike. Një arsye është se do të flasë për herë të parë Belinda Balluku, që sipas gjasave do të marrë një vëmendje të madhe, pasi nuk ka folur asnjëherë nga shkallja e akuzës ndaj saj.

Arsyeja tjetër është se pritet të flasë vetë Edi Rama, i cili ka deklaruar hapur se në momentin që do të lexohet raporti i Komisionit të Mandateve, edhe ai do të thotë fjalën e tij.

Këto fjalë, përveç aspektit mbrojtës, në lidhje me lëndën e çështjes, do të kenë edhe pjesën politike edhe polemike të fenomenit, qoftë me SPAK, qoftë edhe me opozitën vetë. Apo me standardin që drejtësia ka në lidhje me problemet e mëdha të korrupsionit dhe krimit shtetëror.

Me një fjalë, nëse zhvillohet një debat normal në Kuvend, ai debat nuk ka gjasa të jetë thjeshtë mbrojtës por akuzues, apo ofensiv, çka mund të sjellë një siklet të madh.

Megjithatë, ky mejdan është një fushë e mirë për të përplasur argumentet, për të ndezur debatet, të cilt bëhen ditë për ditë në podiumet e konferencave të shtypit apo në emisionet e darkës.

Duhet thënë një gjë; votimi për dhënien e lejes, bëhet me votim të fshehtë; njëjtë si me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, njëjtë si me zgjedhjen e kreut të Kuvendit.

Në të gjithë logjikën e frmës, përmbajtjes, lëndës, pore dhe mundësisë për të bërë politikë, opozita ka një rast të artë, sido që mazhorana ta shfrytëzojë, pasi në fund të fundit secila palë ka mundësinë të shfrytëzojë mundësitë e të drejtës që i jep rregullorja parlamentare.

Por ngulmimi për prishjen e seancës, diket se ka arsye jashtë asaj që konsiderohet si kauzë politike.

Sado që vetë Balluku Edi Rama, apo mazhoranca të mbrohet në akuzën konkrete, apo edhe në narrativn e hetimeve të SPAK, opozita ka një mundësi të artë për të mbrojtur në mënyrë paimore dhe lineare drejtësinë. Pasi një opozitë, e ka dialektike përkrahjen lineare të kërkesave të prokurorisë, për këdo të vijë ato. Qoftë për të dhënë një sinjal qëndrese, qoftë sepse nuk ka çfar humb. Në këtë logjikë, kostot e një vendimi apo votimi në Kuvend, e mban mazhoranca.

Paskëtaj, opozita mund të shfrenojë fantazinë e ta shfrytëzjë momentumin politik, qftë për të riparë taktikat e saj, qoftë për të rithemeluar revolucionet në rrugë, apo ide të tjera që mund të dalin rrugës.

Por ideja paraprake e shantazhit se nuk do të lejojë një seancë të rregullt në një moment kur Kuvendi merr atributet e një gjykate, duket se nuk ka sens.

Zërat opozitarë mund të thonë natyrshëm: zullumi është trashur ka ardhur koha që të pëlcasë: OK. Kjo mund të kthehet në një lumë mbështetje popullor qoftë në rrugë qoftë në zgjedhje. Por nëse futet molotovi dhe sherri në seancën parlamentare, e votimi ndodh si në rastin e ish-kryeprokurores Arta Marku, me çizme dhe fishekzjarre, problemi në këtë rast nuk është votimi, por trajtimi e sqarimi i tij. Por ndërsa në rastin e Markut, synohej të ndalohet akti, tani synohet të bllokohet procesi i rregullt në Kuvend. Po nëse SPAK sjell një kërkesë të tillë për Sali Berishën, ta zëmë për 21 janarin apo deputet tjetër të PD, a do të kërkojë opozita një procedurë të rregullt në Kuvend?

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!