AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Arrestimi i Maduros/ Trump: Ndërpremë energjinë dhe i kapëm në befasi! Paralajmërim Venezuelës: Bashkëpunim ose sulm të dytë!

by SHT Media
06/01/2026
in Botë
6
0
Bombardimet në Venezuelë, reagon Trump: SHBA kreu me sukses një sulm të madh. Maduro është larguar jashtë vendit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për situatën rreth Venezuelës, duke vlerësuar operacionin e forcave amerikane. 

“Të vetmit njerëz me drita ishin njerëzit që kishin qirinj”, tha Trump, duke detajuar operacionin që ndodhi. 

“Ishte një akt i mrekullueshëm ushtarak”, u shpreh ai. 

Trump shtoi se të vetmet viktima të regjistruara në aksionin për kapjen e Nicolas Maduros ishin “kubanezët”. 

“Ata e dinin që po vinim… energjia elektrike për pothuajse të gjithë vendin ishte ndërprerë. Atëherë e kuptuan se kishte një problem. Nuk kishte energji elektrike… Kështu që i kapëm pak në befasi, por ishte fantastike. Ishte fantastike taktikisht. Ishte një gjë e pabesueshme”, theksoi ai. 

Paralajmërim Venezuelës: Bashkëpunim ose sulm të dytë! 

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar sot se SHBA mund të ndërmarrë një tjetër operacion ushtarak në Venezuelë, nëse autoritetet atje reshtin së bashkëpunuari me SHBA-të. 

Gjatë një interviste për NBC News, Trump tha se administrata e tij po vlerëson mbështetjen financiare  që duhet tu japë kompanive të naftës  për rindërtimin e infrastrukturën energjetike të vendit pas rënies së Nicolas Maduros. 

“Shtetet e Bashkuara e dëshmuan sërish që ne kemi ushtrinë më të fuqishme, më vdekjeprurëse, më të sofistikuar, më frikëndjellëse në planetin Tokë. Askush nuk mundet të na mundë. Askush nuk mund t’ia dilte asaj që bëmë ne. Askush tjetër nuk I ka armët tona” tha ai. 

Ku ndodhet Maduro? 

Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kaluan natën e parë të tyre në qeli në qendrën Metropolitan Detention Center në Brooklyn. Kur dolën para gjykatës të hënën, u deklaruan të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta. 

Gjatë seancës, Maduro u shpreh se e konsideron veten “të burgosur lufte”.   

Çështja Maduro dhe përplasjet politike të brendshme 

Ndërkaq, sikur të mos mjaftonin akuzat zyrtare, një akuzë tjetër po përgatitet në Florida kundër tij. Guvernatori Ron DeSantis tha sot në një konferencë se “Florida po shqyrton mundësinë e ngritjes së një akuze kundër Maduro” bazuar në pretendimin se Maduro ka qenë ‘shumë i përfshirë’ në trafikun e drogës drejt Floridës.

Senatorët amerikanë do të mblidhen të mërkurën në një sallë të mbyllur për të marrë të gjithë informacionin mbi operacionin që çoi në kapjen e Maduros. Do të jenë pikërisht Rubio, Hegseth, Attorney General Pam Bondi, CIA Director John Ratcliffe and Gen. Dan Caine, chairman of the Joint Chiefs of Staff, që do të ndajnë informacionin e detajuar me senatorët. Takimi do të mbahet në një vend të mbyllur pa praninë e kamerave apo telefonëve. Demokratët në veçanti kanë kërkuar me ngulm që të njihen menjëherë me të dhënat e operacionit. 

Çfarë po ndodh në Karakas? 

Ndërkohë në Karakas situata raportohet e tensionuar, veçanërisht si pasojë e konfuzionit mes forcave të ndryshme qeveritare. Gjatë mbrëmjes së të hënës ndërtesat qeveritare u evakuuan pas disa të shtënave me armë pranë pallatit presidencial. E ndërsa Delcy Rodriguez është betuar si presidente në detyrë, kryetarja e opozitës venezuelase, Maria Corina Machado, njoftoi planet për rikthimin e menjëhershëm të saj në atdhe. 

“3 Janari do të mbahet mend në histori si dita kur drejtësia mundi tiranën. Është diçka e madhe jo vetëm për Venezuelën dhe të ardhmen e saj por edhe për njerëzimin, lirinë dhe dinjitetin njerëzor” tha ajo.   

Planet për Venezuelën 

Gjatë intervistës për NBC, Trump tha se para zgjedhjeve të rradhës në Venezuelë, amerikanët duhet ta rimëkëmbin shëndetin e këtij vendi. “Në fillim na duhet ta rregullojmë vendin. Smund të ketë zgjedhje për momentin” tha ai. 

Sipas Trump, do të jenë një grup zyrtarësh amerikanë që do të përfshihen direkt në mbikqyrjen e punëve të Venezuelës. Ndonëse  nuk e bëri të qartë mënyrën se si SHBA do ta administrojë Venezuelën, Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka lënë të kuptohet që administrimi do të fillojë nga ekonomia dhe eksporti i naftës. E megjithatë, kur u pyet se kush do të jetë në krye të detyrës, Trump u përgjigj : Unë! 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026

Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21/10/2026

“Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës

21/10/2026

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

21/10/2026

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

21/10/2026

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pas kësaj qeverie, anarki?
  • Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.