AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Arrestimi i kryebashkiakëve, Komisioni i Venecias: Demokracia vendore s’mund të drejtohet nga qelia

by SHT Media
01/12/2025
in Botë
6
0
Arrestimi i kryebashkiakëve, Komisioni i Venecias: Demokracia vendore s’mund të drejtohet nga qelia
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Venecias ka dalë me një raport të zgjeruar mbi pasojat që sjell paraburgimi i kryebashkiakëve në funksionimin e demokracisë vendore, një dokument që në sfond ka situatën në Turqi dhe burgosjen e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoğlu, së bashku me dhjetëra drejtues të tjerë vendor.

Raporti, i miratuar në sesionin plenar të tetorit 2025, është zyrtarisht “jo specifik për një vend të vetëm”, por vetë Komisioni pranon se kërkesa erdhi nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, pas një vale shkarkimesh, arrestimesh dhe zëvendësimesh me administratorë të emëruar nga qeveria në bashkitë e Turqisë.

Sipas të dhënave të paraqitura nga Kongresi, pas zgjedhjeve vendore të vitit 2024, të paktën 26 kryebashkiakë të opozitës – mes tyre edhe drejtues të metropoleve si Stambolli, Antalia dhe Adana – janë arrestuar me akuza korrupsioni dhe terrorizmi, janë pezulluar nga detyra dhe janë zëvendësuar nga të emëruar nga qeveria. Sipas raportit, rreth 4 milionë qytetarë turq jetojnë sot në bashki që nuk drejtohen nga kryebashkiaku që kanë votuar, por nga administratorë të dërguar nga Ankaraja.

Komisioni i Venecias e cilëson paraburgimin e kryebashkiakëve opozitarë si një goditje të dyfishtë: ndaj të drejtave të individit të zgjedhur dhe ndaj të drejtave të vetë votuesve. Kur kryebashkiaku mbahet me muaj apo vite në burg pa vendim të formës së prerë, thuhet në raport, “ndërpritet marrëdhënia zgjedhore mes qytetarëve dhe përfaqësuesit të tyre”. Qytetarët humbasin mundësinë ta mbajnë përgjegjës përmes mekanizmave demokratikë, ndërsa bashkia drejtohet nga dikush që ata nuk e kanë zgjedhur.

Duke analizuar praktikat në mbi 30 vende, Komisioni arrin në disa konkluzione që prekin direkt modelin turk. Së pari, shumica e shteteve europiane lejojnë pezullimin e përkohshëm të një kryetari bashkie që është nën hetim penal, por kjo bëhet me një sërë kushtesh strikte: bazë të qartë ligjore, përcaktim të veprave për të cilat mund të pezullohet, vendim nga gjykata dhe jo nga politika, afate të qarta, të drejtë ankimi, të drejtë për t’u dëgjuar dhe detyrim për arsyetim të vendimit. Pezullimi, thekson Komisioni, duhet të jetë masë e jashtëzakonshme dhe gjithmonë e testuar sipas proporcionalitetit.

Së dyti, Komisioni fut në shënjestër zëvendësimin me administratorë të emëruar nga qeveria. Kjo formë, e aplikuar masivisht në Turqi gjatë viteve të fundit, cilësohet “modeli më problematik” në raport me Kartën Europiane të Vetëqeverisjes Vendore. Sipas Komisionit, zëvendësimi i një kryebashkiaku të zgjedhur me një person të dërguar nga qendra “e zhbën vullnetin e elektoratit dhe e shkëput krejt lidhjen midis komunitetit lokal dhe drejtuesit të bashkisë”.

Raporti nënvizon se lokale-t nuk janë “degë” të qeverisë qendrore, por institucione të zgjedhura që gëzojnë autonomi dhe që përgjigjen para qytetarëve, jo para ministrive. Praktika e zëvendësimit masiv të kryebashkiakëve opozitarë me të emëruar politikë nga qeveria, nëpërmjet dekretit apo ligjeve emergjente, shihet si një shkelje e drejtpërdrejtë e frymës së Kartës së Strasburgut për vetëqeverisjen vendore.

Sa i përket vetë paraburgimit, Komisioni kujton standardet europiane: duhet të jetë masë e fundit, e justifikuar me arsye konkrete dhe e rishikuar vazhdimisht. Në rastin e të zgjedhurve vendorë, këto kërkesa marrin “peshë të shumëfishtë”, sepse nga një vendim penal i gjykatës – që zgjatet në kohë – varet jo vetëm liria e një individi, por funksionimi i demokracisë vendore për qindra mijëra zgjedhës.

Në fund të raportit, Komisioni i Venecias i bën thirrje shteteve – mes rreshtave, Turqisë – që rregullat për pezullimin dhe zëvendësimin e kryebashkiakëve të rishikohen në përputhje me standardet europiane. Zgjidhja më demokratike, sidomos kur ka heqje të përhershme apo pezullim shumë të gjatë, mbetet përsëritja e zgjedhjeve dhe kthimi te vota e qytetarëve. Zëvendësimi me të emëruar nga qeveria, pa garanci strikte dhe pa afate, shihet si rruga më e shkurtër për të shkatërruar besimin te kutia e votimit dhe për ta kthyer pushtetin lokal në një instrument të ekzekutivit qendror.

Në këtë sfond, rasti i burgosjes së kryebashkiakut të Stambollit nuk shihet vetëm si çështje penale, por si një provë e madhe politike për mënyrën se si një shtet trajton vullnetin e qytetarëve kur ai shprehet kundër shumicës në pushtet. Komisioni i Venecias ka zgjedhur të mos bëjë një opinion të drejtpërdrejtë për Turqinë, por mes radhëve të raportit, mesazhi është i qartë: demokracia vendore nuk mund të funksionojë nga qelia, as nga zyrat e emërimit të qeverive.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Dhuna në protestë nga ‘grupi i zjarrit’ të Berishës”- Avokati: SPAK ka fuqizuar krimin dhe kriminelët e Saliut, ai është përgjegjës për…!

27/10/2026

Qeveria franceze dështon të bindë studentët të ndalojnë protestat, të rinjtë vijojnë me qëndresën e tyre

27/10/2026

Vatikani: Rikuperimi i Papës në rrugën e duhur, mund të të udhëtojë në Amerikën Latine muajin e ardhshëm

27/10/2026

Rusia sulmon Kievin godet me dronë, të paktën një i vrarë dhe 10 të plagosur! Zelensky akuzon: Po shënjestrojnë zona me popullsi civile

27/10/2026

“Dukeshin keq dhe të çuditshme”- Djali i Bolsonaros humbi zgjedhjet në Brazil, reagon Trump: Nuk mbajta anën e askujt, por mu dukën të manipuluara!

27/10/2026

Makina përplas një grup njerëzish në Gjermani, plagosen disa persona! Autorët në arrati

27/10/2026

Fuqitë kryesore të NATO-s në Evropë premtojnë një rol më të madh mbrojtës: SHBA-ja mbetet aleat i domosdoshëm

27/10/2026

Evropa kundër Muskt: 5 mënyra se si BE po përpiqet të nxjerrë jashtë loje Starlink-un

27/10/2026

Departamenti i Drejtësisë ngre për herë të tretë akuza ndaj ish-drejtorit e FBI-së, James Comey

27/10/2026

I ndërmjetësuar nga Melania Trump, hyn në fuqi armëpushimi në Oleshky e pushtuar nga Rusia

27/10/2026

Aksident dramatik në Fier, makina përplas këmbësoren! Dërgohet me ambulancë në spital, ja si paraqitet gjendja e saj

27/10/2026

Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, shtron sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)

27/10/2026

Lufta/ Pesë fuqitë evropiane të NATO-s bashkojnë forcat për Ukrainën, përgatitet paketa ushtarake për dimrin përballë Putinit

27/10/2026

Problemi i Ramës është i madh, problemi i kundërshtarëve të tij edhe më i madh

27/10/2026

Rivali që po trondit Netanyahun ka një alternativë të fortë për Kryeministër të Izraelit

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Dhuna në protestë nga ‘grupi i zjarrit’ të Berishës”- Avokati: SPAK ka fuqizuar krimin dhe kriminelët e Saliut, ai është përgjegjës për…!
  • Qeveria franceze dështon të bindë studentët të ndalojnë protestat, të rinjtë vijojnë me qëndresën e tyre

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.