AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, Softa: Shqetësimi situata në burgje, ka çaluar siguria!

by SHT Media
05/02/2025
in Politikë
6
0
“Doli për ajrim, mori një llamarinë dhe…”/ Zbardhen detaje nga arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fatjon Softa dhe Edmond Petraj komentuan në ‘Studio Live’ arratisjen nga burgu i Shënkollit të të dënuarit për dhunë në familje, Daut Laze, një ditë më parë (4 shkurt). Softa shprehet për Arbër Hitajn, se burgjet janë një problem shqetësues, ndërsa rasti konkret duhet analizuar me detaje nga hetimet.

‘Burgjet janë problem shqetësues edhe arratisja e tij një lloj shqetësimi. Masat e sigurisë janë të ulëta në krahasim me të tjerët të dënuar, për shkak të ndalimit apo arrestimit, për masën e sigurisë lidhur me kurimin shëndetësor. Konstatimi i arratisjes është bërë të nesërmen. Ndërrimi i turneve shërbeu si moment për arratisjen. Burgjet kanë rrethimin, kamerat, kullat e vëzhgimit. Duhet hetim për të parë nëse kanë qenë në kulla. Kanë funksionuar sistemet e kamerave? Kemi ngritur shqetësimin që burgjet kanë nevojë për sistemin anti-dron për të ruajtur perimetrin. Kanë nevojë për muret elektronikë, mund të sinjalizojnë zonën e ndarë me sektorë, dhe i jep prioritet kamerave për të bërë ndalimin e personave.’

Softa ndau dhe eksperiencën e tij me vizitën në disa prej burgjeve jashtë vendit në BE.

‘Kam pasur mundësi të shikoj burgjet në Austri, Vien. Ishim për vizitë dhe për tu marrë me pjesën e kualifikimit. Ishin ndarë në disa departamente. Ndahej nga pjesa e burgut të hapur dhe pjesa e izolimit total që vjen sot me sistemin 41 biss dhe sistemet e edukimit. Edukimi ishte që punonin dhe merrnin të ardhura për të bërë blerje apo për të ulur qëndrimin në burgje. Një pjesë e burgjeve janë në zona të banuara.’

Petraj thotë për rastin e Daut Lazes, se përgjegjësia duhet kërkuar nga niveli i poshtëm i menaxhimit të burgut.

‘Përgjegjësia në këtë rast duhet kapur nga niveli i poshtëm. Elementi poshtë janë policët e grupit të sigurisë. Kemi përgjegjësin e grupit të sigurisë. Kemi policët e kolonës së sektorit, që monitorojnë situatën tek pjesa e murit. Është dhe pjesa e institucionit. Kjo strukturë duke mbledhur procedurat si ka ikur ky shtetas me probleme të shëndetit mendor. Edhe pse nuk duket si burg i sigurisë së lartë, ka parametrat e sigurisë së lartë., muri i lartë, janë kullat e vrojtimit. Është burg i ri. Do parë, zakonisht disa persona nga këta, përdoren edhe për të prerë barin, lyer muret.

Bëjnë punime brenda burgut. Por duke parë institucionin në tërësi lë për të dëshiruar. Regjimi i brendshëm dhe mënyra si janë personat aty ka mangësi të jashtëzakonshme. Duhet bërë spitali, duhet shtuar stafi i psikologëve dhe psikiatrëve dhe njerëzit të marrin mjekimin e nevojshëm dhe të rehabilitohen. Aty njerëzit komunikojnë me ufo. Ata nuk bëjnë muhabet normal. Ka dhe njerëz aty që janë me mjekim të detyrueshëm, kanë nga 20 vjet dhe i kanë harruar familjarët. Kjo pjesë duhet të bërë si precedent, që ky institucion të marri kujdesin e duhur. Janë njerëz që duhet trajtuar.’

Sa i përket propozimit të qeverisë për krijimin edhe të burgjeve të hapura, ku të dënuarit mund të punojnë gjatë ditës dhe të kthehen në darkë në burg, Softa është dakord për importimin e këtij modeli europian në Shqipëri.

‘Këto janë modele të marra nga vende të BE-së. Dalja nga burgu, vajtja në një vend pune, që nuk e di si do jetë. Nëse do jetë i kontrolluar nga policia vjen dhe edukimi përmes punës. Që këto persona të mos përfitojnë nga liria dhe të largohen nga Shqipëria. Sa do të funksionojnë, do shikohet. Në parim jam dakord, por duhet parë rast pas rasti. Duhet parë dhe masa dhe lloji i dënimit. Jam dakord me këtë lloj burgu, është një model që i ndikon të socializohen në shoqëri.’

Edhe për Petraj një model i tillë duhet sjellë në Shqipëri.

‘Model shumë i mirë, duhet bërë. Nuk është se do jetë për gjithë të burgosurit. Kjo do të fillojë në projektin pilot për personat e dënuar me krime të lehta. Mund të punojë gjatë ditës dhe në darkë të jetë në shtëpi, që në moment kur i bëhet ndonjë kontroll të gjendet brenda shtëpisë ose në pjesën tjetër. Ky është një model italian.’

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.