• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Apostulli”, botim i UET Press/ Ilir Ikonomi rrëfen frikën e tij më të madhe, kur po shkruante biografinë e Fan Nolit

15/11/2023
in Kryesore
“Apostulli”, Ilir Ikonomi sjell biografinë e re për Fan Nolin, botim i UET Press

Studiuesi dhe ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi ka zbuluar detaje të reja mbi shkrimin e biografisë së re të Fan Nolit, “Apostulli”, botuar nga UET Prëss.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, teksa zbuloi se si i lindi ideja për të shkruar për këtë figurë intelektuale dhe me kontribut të spikatur në ccështjen shqiptare, autori tha se iu deshën 6 vjet kërkim.

“Unë idenë e kam pasur dhe më përpara për të shkruar për të gjithë ata personalitete. Por me Nolin të them të drejtën nuk ma mbante, se më intimidonte, në kuptimin që nuk e bëj dot sepse është një figurë aq e madhe, aq komplekse, ka shumë anë Noli, nuk është vetëm njëra anë e Nolit. Ai nuk është marrë vetëm me kishën, apo vetëm me politikën. I ka të gjitha. Kjo është një anë.

E dyta, është shkruar aq shumë për Nolin sa unë mendoj që nuk ka mbetur ndonjë  gjë pa u zbuluar. Atëherë, çfarë do t’i them unë lexuesve dhe çdo gjë ishte pak a shumë e zbuluar. Kjo ishte frika ime.

Dhe të dini diçka, që unë nuk ia tregojë shumë njerëzve, gjatë shkrimit të librit apo të mbledhjes së materialeve, shumë shpesh unë kam menduar që të heq dorë nga ky projekt dhe thosha nuk e bëj dot. Më dukej i madh, tani është pak më ndryshe. Jam afruar më shumë me këtë figurë, në kuptimin që di më shumë, di se ku do të eci ai me vëllimin e dytë dhe të tretë që dua të botoj”.

Më tej, Ikonomi ka hedhur poshtë supozimet e grekëve që kanë dashur ta quajnë si të vetin, duke theksuar se është marrë konkretisht me rrënjët e familjes së Nolit.

“Noli ka një skicë autobiografike që është goxha e gjatë, gati 100 e ca faqe. E ka botuar në vitin 1960 dhe këto janë kryesisht kujtime të tij. Edhe është i vetmi burim që ne kemi praktisht për fëmijërinë e tij. Është e pamundur të gjesh rrënjët e familjes së Nolit në qoftë se nuk lexon skicën e tij biografike. Si do t’i gjesh  ato? Nuk ka burime për jetën e familjes së tij. Kjo është botuar dhe ribotuar disa herë, edhe unë mundova t’i kaloj anash kësaj, sepse kjo brenda mund të ketë subjektivizma, plus pastaj njerëzit e njohin, e dinë dhe nuk jam marrë shumë me fëmijërinë e Nolit. Sigurisht që i kam përmendur rrënjët e familjes, në mënyrë që lexuesi të ketë një ide se kush është ky njeri që po flitet”.

Më të lexuarat

  • Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet protesta e PD-së! Nga hedhja e molotovëve, te shpërndarja me ujë dhe spraj, 90 minuta tension e përplasje me policinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka qenë e sulmuar gjatë këtyre ditëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 1 orë vetëm thirrje kundër Ramës me megafon/ Nis marshimi, Berisha udhëheq militantët drejt ministrisë së Brendshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ja ku është dera, mund të dalësh”/ Ermal Mamaqi rrëfen prapaskenat pas deklaratës së Olës, zbulon bisedën me Arbanën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Panda dhe simbolika e një sistemi që nuk ndryshon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi Meloni-Rubio në Romë, zbardhen diskutimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!