AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve

by SHT Media
26/02/2025
in Politikë
6
0
Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, ku po shqyrtohet Dokumenti Analitik për shtyllën e tretë të Sundimit të Ligjit, deputeti relator Toni Gogu foli për analizën e ekspertëve dhe punën e bërë prej tyre në kuadër të këtij procesi të ndërmarrë nga Kuvendi.

“Ky nuk është një raport teknik i zakonshëm. Ky është një udhërrëfyes për ndryshimin, një dokument që synon të bëjë shtetin më të drejtë, më transparent dhe më të besueshëm për qytetarët. Është puna e të paktën 70 ekspertëve. Një punë që ka zgjatur për 8 muaj duke analizuar çdo aspekt të sundimit të ligjit dhe duke propozuar zgjidhje konkrete”, tha Gogu.

Sipas tij ekspertët thonë se ligjet duhet të jenë më të qarta dhe të zbatohen njësoj. Pra, Kuvendi duhet të jetë më transparent dhe i përgjegjshëm.

“Gjatë analizës së ekspertëve, kemi parë se shumë vendime dhe ligje që prekin qytetarët miratohen pa u shpjeguar siç duhet dhe pa u konsultuar me publikun. Në shumë raste, qytetarët nuk kanë akses të qartë për të kuptuar çfarë ligjesh po diskutohen, kush i propozon dhe si ndikojnë ato në jetën e tyre. Cfare propozojnë? Digjitalizimi i të gjithë procesit ligjbërës – krijimi i një sistemi elektronik që i lejon qytetarët të ndjekin në kohë reale se cilat ligje po diskutohen dhe të japin mendimin e tyre. Përmirësimi i mekanizmit të raportimit të deputetëve, që qytetarët të kenë informacion të qartë për punën e tyre. Zhvillimi i një platforme online për peticionet qytetare, ku çdo qytetar mund të propozojë një çështje që kërkon të diskutohet në Kuvend”, tha Gogu.

Komponenti i dytë është se si mund të mbrohen të drejtat e qytetarëve.

“Gjatë muajve të punës me ekspertët, kemi parë që problemet me të drejtat e pronës janë një nga shqetësimet më të mëdha për qytetarët. Shumë familje shqiptare ende përballen me pasiguri ligjore mbi pronat e tyre për shkak të regjistrimeve të pasakta, mungesës së transparencës dhe vonesave në kompensim. Po ashtu, me zhvillimin e teknologjisë, privatësia e qytetarëve dhe mbrojtja e të dhënave personale janë më të rëndësishme se kurrë”, tha Gogu.

Për të adresuar këtë shqetësim, ekspertët tha Gogu, propozojnë:

“Përfundimi i regjistrimit fillestar të të gjitha pronave në Shqipëri deri në vitin 2030, njëherë e mirë.

Përdorimi i teknologjisë Blockchain për të siguruar transparencë dhe siguri të plotë mbi të dhënat e pronave.

Përshpejtimi i procesit të kompensimit të pronave të shpronësuara, duke krijuar një sistem më transparent dhe të digjitalizuar.

Rritja e sigurisë kibernetike dhe mbrojtja e të dhënave personale sipas standardeve evropiane”, tha Gogu.

Në vijim të fjalës së tij deputeti i PS foli për forcimin e institucioneve që mbikëqyrin dhe mbrojnë të drejtat e qytetarëve si Avokati i Popullit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Këto institucione duhet të jenë më të forta, më të pavarura dhe më të efektshme në mbrojtjen e qytetarëve.

“Ky dokument është vetëm hapi i parë. Gjetjet dhe rekomandimet e tij do të shërbejnë për të ndërtuar Planin Kombëtar të Veprimit, i cili do të përkthehet në ndryshime ligjore dhe masa konkrete që do të zbatohen nga institucionet. Por asnjë reformë nuk ka sukses pa pjesëmarrjen e qytetarëve. E pamë këtë edhe te Reforma në Drejtësi. Prandaj, është e rëndësishme që të gjithë të informohen dhe të angazhohen në procesin e vendimmarrjes”, deklaroi Gogu.

“Kjo nuk është thjesht një çështje teknike apo një debat politik. Kjo është një mundësi për të ndërtuar një shtet që respekton dhe mbron qytetarët e tij. Faleminderit dhe pres me interes mendimet dhe sugjerimet e kolegëve dhe ekspertëve të pranishëm”, u shpreh Gogu.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.