AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Anëtari i FRPD kundër Berishës: Molotovët në protestë nuk ranë nga qielli, grupi i zjarrit organizon rrëmujën! E dënueshme keqpërdorimi i të miturve

by SHT Media
13/02/2026
in Politikë
7
0
Anëtari i FRPD kundër Berishës: Molotovët në protestë nuk ranë nga qielli, grupi i zjarrit organizon rrëmujën! E dënueshme keqpërdorimi i të miturve
7
SHARES
351
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i FRPD, Oresti Berberi, është shprehur se është e dënueshme dhe e pandershme përdorimi i të miturve për të hedhur molotovë në protesta.

Komentet Berberi i bëri në emisionin ‘Studio Live’, ku komentoi protestën e dhunshme të 10 shkurtit, të organizuar nga Sali Berisha dhe PD.

Teksa në mediat televizive dolën pamje të adoleshentëve duke kryer akte dhune në protestën e opozitës, Berberi tha se nëse faktohet se ata kanë hedhur molotov, atëherë kemi të bëjmë me keqpërdorim të tyre.

Më tej Berberi foli edhe për të ashtuquajturin ‘grupi i zjarrit’ në protestat e PD-së, për të cilët tha se janë ata që kanë marrë përsipër për të bërë rrëmujë.

“Në protestë nuk ndalohet njeri të shkojë dhe protesta nuk ka moshë. Padiskutim të miturit nuk kanë vend te hedhja e molotovëve. Është keqpërdorimi i tyre. Madje duhen pyetur nëse kanë apo jo leje nga prindërit për të shkuar në protestë. Sa i përket të ndaluarve, nuk e di nëse kanë qenë pjesë e grupit të zjarrit, apo kanë hedhur molotov, por di të them që Policia kur nis me shoqërimet, nuk është se pyet se kë ka përballë. Dhe duke ditur që nuk pyet se kë ka përballë, edhe të miturit kanë rënë në dorën e Policisë.

Grupi i zjarrit janë të gjithë ata që mbajnë fishekzjarrët apo që hedhin molotovët. Janë disa persona që kanë marrë përsipër të bëjnë rrëmujën, për të hedhur molotovët, se nuk bien nga qielli. Dhe dikush mban përgjegjësi për këtë dhe prandaj protesta e PD-së ka disa organizatorë që do të dalin në gjykatë për të dhënë llogari nëse ata të mitur ishin apo nuk ishin pjesë e grupit të zjarrit. Padiskutim është e dënueshme që të miturit të përdoren për të hedhur molotov. Edhe nuk është e ndershme. PD ka 40 mijë anëtarë dhe nga këta 40 mijë anëtarë dhe nga 40 mijë anëtarë mund të dalin 100 të tillë që të jenë moshë madhore dhe të kenë përgjegjësi juridike në momentin që marrin përsipër të bëjnë një shkelje ndaj ligjit”, tha mes të tjerash Berberi.

Kujtojmë se gjatë protestës së opozitës u përdorën molotovë, gurë e fishekzjarre kundër institucioneve, por edhe kundër punonjësve të Policisë, të cilat shkaktuan dëmtimin e 19 efektivëve. Po ashtu, 21 persona u shoqëruan për akte dhune gjatë protestës së 10 shkurtit të organizuar nga PD.

SendShare3Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.