Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi përsëri ndaj spekulimeve në mediat sociale që pretendonin se ai kishte vdekur, ndërsa postoi këtë të martë një video të re, kësaj here me momentet e takimit të ambasadorit amerikan, Mike Huckabee.
Huckabee i tha duke qeshur: “Presidenti Trump donte të sigurohej që ishit mirë”, ndërsa Netanyahu iu përgjigj me buzëqeshje: “Po, Mike, jam gjallë.”
Ai gjithashtu ironizoi teoritë që pretendonin se videot e tij të fundit ishin krijuar me inteligjencë artificiale.
“Ne shtrëngojmë duart me pesë gishta në secilën dorë”, tha Netanyahu.
Gjatë takimit, Netanyahu tregoi një kartë me emrat e udhëheqësve të lartë iranianë që Izraeli po i shënjestron. Ai tha se kishte fshirë dy emra gjatë natës, Ali Larijani dhe Gholamreza Soleimani, të vrarë së fundmi ndërsa theksoi bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në.
“Ajo që po bëjnë presidenti dhe forcat amerikane është e pabesueshme. Ne jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me ta dhe po heqim qafe këta që synojnë armë bërthamore dhe mund t’i përdorin kundër qyteteve amerikane. Ata nuk do ta bëjnë këtë – ne do t’i zhdukim nga faqja e dheut”, tha ai.
Video e re vjen pas përhapjes së teorive konspirative në rrjetet sociale, të cilat Netanyahu i mohoi me humor dhe vendosmëri.
Crossing names off the list is good – doing it shoulder to shoulder with our American friends is even better.
Good to see Ambassador @GovMikeHuckabee. Always a pleasure.
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) March 17, 2026









