AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Alibeaj: Reforma Zgjedhore, interes i gjithë opozitës. Po të isha përfaqësues i mazhorancës nuk do e bëja

by SHT Media
20/01/2024
in Politikë
6
0
Alibeaj: Reforma Zgjedhore, interes i gjithë opozitës. Po të isha përfaqësues i mazhorancës nuk do e bëja
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj dhe njëherazi bashkëkryetar në komisionin për Reformën Zgjedhore, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka komentuar zhvillimet rreth punimeve për reformën.

Alibeaj u shpreh se finalizimi i Reformës Zgjedhore është interesi i gjithë opozitës pavarësisht ndarjeve të saj, ndërsa theksoi se ky është i vetmi komision ku barazia e forcave është e vendosur si rregull.

Sipas tij kryeministri Rama dhe partia e tij ka interes që të mos e bëjë reformën, ndërsa shtoi se sipas rregullores çdo produkt që do votohet aty duhet të kalojë nga komisioni i reformës zgjedhore, pra pa veprimtari të njëanshme nga mazhoranca.

I pyetur se nëse ai do të ishte një përfaqësues i shumicës cili do të ishte interesi i tij, Alibeaj u shpreh se “nuk do ta bënte reformën fare”.

Alibeaj: Mbledhja e fundit e komisionit të Reformës Zgjedhore është mbyllur me fjalët e Gjiknurit që tha “për ne nuk ka asnjë lloj mundësie të bëjmë reformë, ligji mirë është për ne” dhe ka të drejtë në aspektin e vetë.

Vijon të mbetet interes i gjithë opozitës, pavarësisht rrymave në PD, që ne të jemi aty. Është i vetmi komision ku barazia e forcave është e vendosur si rregull. Pra opozita nuk është pakicë, ka të njëjtën forcë. Dje shqiptarët e panë se komisioni nuk u mblodh, jo pse nuk shkova unë, por është një skenar për të bllokuar zhvillimin e komisionit.

I patë daljet e eksponentëve të lartë të PS që fërkojnë duart se kjo reformë nuk po ecën. Ditë pas dite po bëhet e qartë se skenari i Ramës është të bëjë pazarin e radhës. Ai ka interesin e parë të mos bëjë reformën.

Çfarë ju bën ju optimistë se kërkesat tuaja do të plotësohen?

Alibeaj: Sipas rregullores së parlamentit çdo produkt që do votohet aty duhet të kalojë nga komisioni i reformës zgjedhore, pra nga konsensusi mes pozitës dhe opozitës. Rama e ka detyrim politik nga të gjithë faktorët që çdo produkt i reformës zgjedhore do të kalojë nga komisioni, pra nuk kalon dot në mënyrë të njëanshme.

Flitet për një pazar të mbyllur mes Bashës dhe Ramës për reformën. Nëse ju do të ishit përfaqësues i shumicës çfarë interesi do të kishit për reformën?

Alibeaj: Nëse do të isha i shumicës nuk do ta bëja reformën fare. Kjo shumicë ka krijuar një sistem të tillë dhe do të bëja ndonjë pazar të vogël me dikë nga opozita. Përderisa ka arritur historia e pazarit në veshin tuaj, ka zero shans Edi Rama me të vetët të marrë një sistem zgjedhor ku të marrë mandate të pamerituara duke shkelur primin. Propozimi ynë si PD, ai i Shqipërisë një zonë zgjedhore, në vetvete ka disa elemente. Sistemi që kemi sot, i jep PS-së 5 deri në 6 mandate që nuk i meriton./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.