AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Aleanca LGBT dhe 16 organizata mbështesin Gaz Bardhin: Të ndëshkohet Zegjineja!

by SHT Media
03/03/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Aleanca LGBT dhe 16 organizata mbështesin Gaz Bardhin: Të ndëshkohet Zegjineja!
7
SHARES
335
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

17 organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Kuvendi që të caktojë masë disiplinore ndaj deputetes Zegjine Çaushi, me pretendimin se ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese nga kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në letrën drejtuar Byrosë së Kuvendit, organizatat thonë se duke “pasur parasysh se kemi të bëhet me një sjellje të përsëritur jo etike parlamentare nga deputetja Zegjine Çaushi, vlerësojmë se masa “Tërheqje e vëmendjes” nuk përbën më një reagim proporcional në raport me natyrën dhe frekuencën e shkeljes. Në zbatim të parimit të proporcionalitetit dhe të përshkallëzimit të masave disiplinore siç parashikohet në Rregulloren e Kuvendit, kërkojmë marrjen e masës disiplinore “Vërejtje”.”

Në seancën plenare të 19 shkurtit, deputetja socialiste i deputetit demokrat kujtoi rezultatin e dobët që Partia Demokratike mori në Qarkun Fier në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku Bardhi ishte Drejtues Politik, duke shtuar “do të kujtoj një shprehje që i ke thënë Berishës, ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë trupin tënd si purtekë domatesh”.

Letra Drejtuar:

Byrosë së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, që përbëhet nga:

Niko Peleshi Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë PS

Klodiana Spahiu Zëvendëskryetare e Kuvendit PS

Agron Gjekmarkaj Zëvendëskryetar i Kuvendit PD

Milva Ekonomi Sekretare për Buxhetin PS

Belind Këlliçi Sekretar për Buxhetin PD

Ulsi Manja Sekretar për Procedurat dhe Votimet PS

Flamur Hoxha Sekretar për Statusin e Deputetit PD

Fatmir Xhafaj Sekretar për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën e Botimet Parlamentare PS

Taulant Balla Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë PS

Blendi Klosi Sekretar për Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit PS

Lënda: Kërkesë për konstatimin e shkeljes së Kodit të Sjelljes dhe marrjen e masës disiplinore “Vërejtje”

I nderuar z. Kryetar,

Të nderuar anëtarë të Byrosë,

Kjo shkresë lidhet me zhvillimet e seancës plenare te datës 19 shkurt, gjatë së cilës deputetja Zegjine Caushi përdori gjuhë fyese dhe denigruese ndaj Kryetarit të Grupit Parlamentar, z. Gazment Bardhi, duke përdorur shprehjeve  që cenojnë dinjitetin personal dhe bien ndesh me standardet e komunikimit parlamentar të parashikuara në aktet rregullatore të Kuvendit. Sjellja e mësipërme përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Nenit 6, pika 1, të Kodit të Sjelljes së Deputetit, i cili ndalon rreptësisht përdorimin në Kuvend të gjuhës së pahijshme, fyese ose denigruese, si dhe çdo formë cenimin personal ndaj deputetëve. Gjithashtu, kjo sjellje bie në kundërshtim me  pikës 2 të po këtij neni, që ndalon forma diskriminimi, stereotipizimi apo komunikimi që cenon dinjitetin njerëzor në ushtrimin e mandatit parlamentar.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është institucioni më i lartë përfaqësues i qytetarëve, ka detyrimin institucional të garantojë standarde të larta etike në diskursin parlamentar dhe të mbrojë dinjitetin e ushtrimit të mandatit përfaqësues. Debati politik mund të jetë i fortë dhe polemik, megjithatë, ai duhet të  të zhvillohet brenda brenda kufijve të respektit institucional dhe të përgjegjësisë  publike.

Nga ana tjetër, media ka amplifikuar gjuhën e urrejtjes në Kuvend përmes shpërndarjes së lajmeve me tituj denigrues përmes citimit të drejtpërdrejtë të fjalëve të deputetes Çaushi, duke i riprodhuar ato pa analizë kritike, çka jo vetëm që legjitimon diskursin e gjuhës së urrejtjes, por edhe kontribuon në normalizimin e tij në hapësirën publike.

Duke pasur parasysh se kemi të bëhet me një sjellje të përsëritur jo etike parlamentare nga deputetja Zegjine Çaushi, vlerësojmë se masa “Tërheqje e vëmendjes” nuk përbën më një reagim proporcional në raport me natyrën dhe frekuencën e shkeljes. Në zbatim të parimit të proporcionalitetit dhe të përshkallëzimit të masave disiplinore siç parashikohet në Rregulloren e Kuvendit, kërkojmë marrjen e masës disiplinore “Vërejtje”.

Në këtë kuadër, kërkojmë nga Byroja e Kuvendit:

Konstatimin formal të shkeljes së Nenit 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit;

Vendosjen e masës disiplinore “Vërejtje”, në përputhje me dispozitat e Rregullores së Kuvendit;

Bërjen publike të vendimmarrjes, në funksion të transparencës, institucionale  dhe forcimit të standardeve të etikës parlamentare.

Kjo kërkesë nuk synon kufizimin e debatit politik, por garantimin e kufijve etikë që e bëjnë debatin demokratik, konstruktiv dhe në përputhje me dinjitetin e institucionit të Kuvendit. Kërkojmë nga mediat të luajnë rolin e tyre edukues dhe të raportojnë me përgjegjshmëri, duke mos ui bërë jehonë e gjuhës së urrejtjes, por të kontribuojnë në ngritjen e standardeve të komunikimit publik, duke promovuar gjuhë të kujdesshme, analizë të balancuar dhe respekt për vlerat themelore të demokracisë dhe barazisë.

Duam gjithashtu të theksojmë se për ne është e rëndësishme që kërkesa jonë të merret parasysh, ndaj presim brenda 10 ditëve kalendarike pune një përgjigje për masat e marra nga ju mbi shkeljen e Kodit të Sjelljes së Deputetit nga deputetja Zegjine Çaushi, në përputhje me kuadrin rregullator në fuqi.

Me respekt,

Albanian Ëoman in Audiovisual

Organizatat nënshkruese:

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AËEN)

The Center for Science and Innovation for Development (SCIDEV)

Qendra për Advokim Social

Community Reporters Albania (CRA)

Gender Alliance for Development Centre (GADC)

Aleanca LGBT

Ambasada PINK

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT Shqipëri)

Westminster Foundation for Democracy (WFD)

Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri

Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje”

Qendra psiko-sociale VATRA

Në Dobi të Komunitetit

Citizens.al

Albanian Center for Quality Journalism (ACQJ)

SendShare3Tweet2

Lajmet e fundit

Protesta për strehimin në Portugali, 37 persona të plagosur pas ndërhyrjes së policisë

15/10/2026

Ministri i Jashtëm i Francës: Ukraina furnizohet nga vendet evropiane me informacione inteligjente

15/10/2026

SHBA, Trump kërkon dënim me vdekje për këdo që vret një zjarrfikës

15/10/2026

“Armiqtë do të vijnë deri në Durrës e Shkodër” / Rexhaj paralajmëron për luftë : Berisha e shkatërroi ushtrinë!

15/10/2026

Sulmet mbi degë dhe ATM, reagon Shoqata e Bankave: Nuk cenohen depozitat, por disa shërbime kufizohen

15/10/2026

Protestuesit ndezin zjarr te Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

15/10/2026

Protestuesit sulmojnë sërish Ministrinë e Brendshme, shkatërrohet fasada! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës

15/10/2026

FOTO / Policia ndërhyn te Rruga e Ambasadave, tentohen dhjetëra arrestime

15/10/2026

Trump merr vendimin e papritur, anulon transmetimin live të ekzekutimit të vrasësit të 13 ushtarëve

15/10/2026

AKB u drejtohet krerëve të shtetit shqiptar: Mbrojtje për bizneset dhe shqyrtim i gjendjes së jashtëzakonshme

15/10/2026

Vlorë, gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati

15/10/2026

Bilanci i protestës, 26 të lënduar Trauma! Ministria e Shëndetësisë: Janë efektivë policie, protestues dhe kalimtarë!

15/10/2026

“Cilat janë kërkesat e tyre?!”- Analisti: Protestat nuk janë lëvizje studentore, por nxitje nga PD!

15/10/2026

Donald Trump: Ekzekutimi i Nidal Hassan nuk do të transmetohet drejtpërdrejt në SHBA

15/10/2026

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protesta për strehimin në Portugali, 37 persona të plagosur pas ndërhyrjes së policisë
  • Ministri i Jashtëm i Francës: Ukraina furnizohet nga vendet evropiane me informacione inteligjente

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.