• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Akuzat se drejtohen nga PS, Kulluri i përgjigjet Berishës: Nuk komentoj marrëzitë e tij, nxori edhe presidentin e SHBA të shitur te Rama

14/01/2025
in Politikë
“Koha e PD ka mbaruar”, Kulluri paralajmëron krijimin e një partie të re: Kush do të rrijë në prehrin e Berishës…

Edvin Kulluri nga ‘Djathtas 1912’ dhe gazetari Anri Bala ishin sot në ‘Studio Live’ ku folën për të ardhmen e opozitës në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Kulluri nënvizon se partitë e reja duhet të punojnë seriozisht për të siguruar mandate parlamentare dhe nuk mund të mbështeten vetëm te deklaratat apo populizmi. Ai thekson nevojën për ekip profesional dhe me integritet.

‘Partitë e reja duhet të kenë parasysh kriterin të përfaqësohen në Kuvendin e ardhshëm. Mandatet nuk merren me deklarata. Duhet të jemi serioz. Dy partitë e mëdha kanë elektoratin e tyre, në rrudhje. Krejt normale që PS të humb një bllok votash pas 12 vjetësh. Edhe PD normalisht në këtë trend do shkonte, përfaqëson agjendën personale të Berishës. Por nuk bëhen zero, dhe dy parti pa përfaqësim të pretendojnë të marrin 100 deputetë.

Ky nuk është stili im i të bërit politik. Rreziku është gjithnjë që në kohë krizash ka sharlatanë. Zotërinjtë e tjerë nuk janë sharlatanë. Ne kemi kartë parimesh, me identitet politik. Po punojnë për një program elektoral. Duhet të dalim te njerëzit dhe të japim eksperiencë, duhet ekip. Ne kemi ekip. Jemi grup personash me eksperiencë. Me integritet të treguar. E vetmja parti që kemi deklaruar votën për zgjatjen e mandatit të SPAK.’

Më tej komentoi dhe akuzat e PD dhe Berishës ndaj forcës që përfaqëson si të shitur te PS dhe Taulant Balla.

‘Lufta me komunistë e ballistë ka marrë fund në 1990. Berisha mund ta vazhdojë këtë luftë por njerëzit nuk kanë interes të dëgjojnë këto. Kush jemi ne para DASH, para presidentit të SHBA. Berisha akuzon presidentin e SHBA si të shitur te Rama. Të komentoj marrëzitë e Berishës, i bie të hyjë në një ngarkesë psikike.’

Anri Bala e ngre çështjen e përgjegjësisë morale të individëve që kanë qenë pjesë e sistemeve të mëparshme, duke përfshirë Berishën dhe drejtues të tjerë të opozitës, që sot janë dhe te ‘Djathtas 1912’.

‘Ka një ngarkesë morale. Nëse ata që janë me Ramën, kanë ngrënë kumbulla, ia mveshim Ramës që është me faj. Berisha është në SPAK, nëse del fajtor edhe grupi jo vetëm Djathtas 1912, disa drejtues kanë qenë pjesë e sistemit të Berishës. Penalisht nuk i prek gjë, por moralisht kanë qenë pjesë e grupimit të zotit Berisha. Alibeaj ka qenë ministër, ju keni qenë funksionarë. Qeveria nuk u votëbesua për korrupsion dhe pandëshkueshmërisë në atë kohë. Sot SPAK e jep një panoramë të qartë. Moralisht jeni të prekur. Edhe subjekte të tjera krijojnë një boshllëk kur thonë nuk bashkëpunojmë me këta. Gjejnë justifikim.’

Kulluri mbron idenë se përgjegjësia duhet të bazohet te roli dhe aktet konkrete të individëve.

‘Parlamenti shqiptar nuk mund të përbëhet nga bebet e maternitetit. Nuk flasin dhe nuk artikulojnë. Teoria e së resë mbi të vjetrën. Përmbysja e klasave të vjetra nga të rejat e thënë nga Marksi. Janë teori marksiste. Ka rënë teorikisht dhe praktikisht. Revolucioni sovjetik nuk kthehet më. Është eksperiment i dështuar. Nuk mund ta ndërtojmë parlamentin nga çerdhet. Duhen profesionistë. Nëse themi se unë kamë përgjegjësi. Flasim tani për Gërdecin, ç’përgjegjësi kam pasur unë. Njeriu mban përgjegjësisë pari për aktet e tij.

Kur flasim për inceneratorët flasim për 17 vendime qeverie. Nëse Rama ka dijeni për kontrata në SPAK, nuk ka anuluar asnjë nga këto. Nëse ke dijeni dhe nuk vepron, mua më akuzon nëse nuk kam parandaluar ngjarjen e Gërdecit, nuk kam qenë në atë detyrë kam qenë në një detyrë tjetër. drejtuesi i qeverisë ka detyrë më të madhe. Nëse Alibeaj ka pasur rol ë një çështje korruptive si ministër ma thoni ku është. I bie të mbajnë përgjegjësi gjithë anëtarët e PD dhe gjithë opozita.’

Më të lexuarat

  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Duam qeveri teknike “, Berisha: Nuk i bashkohem protestës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhen detajet e paktit: Irani lëshime për programin bërthamor, SHBA mban trupat në rajon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U arrestua në Belgjikë për vrasjen e Naim Zyberit, ja si duket sot Gerd Gjenerali, u fut në spital me armën e fshehur në një buqetë me lule

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!