AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Akuzat e Berishës për Majkon, Fatos Klosi: Sulme politike, kapet me probleme personale

by SHT Media
14/01/2025
in Politikë
6
0
Akuzat e Berishës për Majkon, Fatos Klosi: Sulme politike, kapet me probleme personale
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish kreu i Shërbimit Inteligjent, Fatos Klosi ka folur për akuzat e Sali Berishës për deputetin socialist Pandeli Majko.

Berisha deklaroi se Majko është në përgjimet e SHISH, të cilat kishin objektiv trafikantë droge që ndodheshin në një tavolinë me Majkonë në Kukës disa vite më parë. Për Klosin këto janë deklarata të pabesueshme dhe i përkasin stilit politik të Berishës prej 35 vjetësh tashmë.

‘Bën deklarata nga më të çuditshmet. E kam provuar me deklaratat me mua. Kanë qenë broçkulla. Ashtu ka stilin e politikës. Nuk ka folur shumë për bëmat e tij. Është fokusuar te kundërshtari. Nuk ka kritikuar kurrë që ky program është i gabuar. Ai merret me probleme personale të njerëzve. Nuk e besoj dot. Është një përgjim ambiental nëse është. Po nuk ma merr mendja që SHIK është zgjeruar për të përgjuar një trafikant droge. Majko është dhe deputet dhe përgjegjës i PS për Kukësin. Duhet marrë leje për të. Sipas Berishës nuk është marrë leje por është marrë leje në një gjykatë. Nuk e besoj komplet. Është luftë politike e Berishës.’

Informacionet e Shërbimit gjithnjë janë sekrete, vijon Klosi dhe nuk është normale që ato të dalin.

‘Shërbimi ka një detyrim. Si ka dalë ky informacion. Shërbimi ka si nen se puna e shërbimit është sekrete. Ka plote raste ku nuk ka kohë të merret leja në gjykatë. Shërbimi nuk ka në plan të çojë njerëzit në gjykatë. Përgjimet janë gjëra të vogla. Berisha thotë nuk është në përgjim Pandeliu, janë njerëzit. Aty u ndodh Pandeliu. Çdo kërkesë e çdo qytetari është legjitime. Nëse një personazh si Berisha bën një deklaratë, Pandeliu është normale të bëjë këtë kërkesë. Fakti që ai e kërkon një informacion nga SHIK, është i sigurt se nuk e ka bërë këtë punë. Pandeliu e di shumë mirë se nuk ka ndodhur kjo gjë.’

‘Kryeministri do thërrasë shefen e SHIK, do e pyesi është e vërtetë kjo që thotë Berisha. Po sajon apo ka të vërtetë. Ma merr mendja se kështu do jetë. është bërë ky muhabet. SHIK ka përgjegjësi si doli informacioni.’

Më tej, Klosi shpjegon edhe si procedohet nga SHISH në raste përgjimesh.

‘Puna e Shërbimit Informativ është sekret. Puna është për shtetin, që të ketë informacion, për fenomene. SHIK nuk dënon. Është shërbim informativ, për fenomene që cenojnë sigurinë kombëtare. Natyrisht kontrabanda, trafiku. Përgjimet e mëdhaja nuk kanë ardhur nga SHIK. Janë nga shërbimet partnerë. Policitë partnere. Përgjimet kryesore kanë qenë nga ato celularët. I sollën policia franceze dhe vendet e Beneluksit.’

‘SHIK ka orientimet e veta. Krimi i organizuar ka qenë objekt nga kryesorët. Ka planet e veta se ça bën. Kur e sheh se duhet të njoftojë policinë dhe prokurorinë. SHIK nuk merret me politikë. Nuk është marrë në kohën time, nuk merret më. Ne e dëgjojmë Berishën përnatë. Ça do bënte SHIK më shumë se këto që thotë Berisha.’

Megjithatë prioritetet e punës së SHISH i cakton kryeministri pasi varet nga ekzekutivi.

‘Prioritetet e shërbimi i cakton kryeministri. Që do merreni me këtë punë, me këtë punë. Dhe në varësi të punës del se kush është më i rëndësishëm si fenomen. Jo duke shkuar prapa një trafikanti.’

Klosi zbulon se në kohën kur punonte në krye të SHISH, kishte takime të shpeshta me drejtor policie, ministra të brendshëm apo prokurorë.

‘Takohesha me prokurorin 3 herë në ditë. Takohesha me ministrin e brendshëm, me drejtorin e policisë. Sot kur takohet prokurori me kreun e SHISH del në lajme. Bashkëpunimi me policinë është orientim nga shefi, kryeministri. Nuk kanë si dalin në treg informacionet. Të bashkëpunojë SHIK me policinë është normale. Në Shqipëri i bën politika të gjitha kritikat. Si rasti konkret, prandaj nuk i besoj. Duan ta nxjerrin Majkon si bashkëpunëtorë me krimin dhe ka vjedhur vota.’

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.