• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

16/02/2026
in Kronikë
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Avokatët e italianit Michele D’Angelo, profesorit në Universitetin e Aquilas, i akuzuar si shkaktar i një aksidenti rrugor në Fier, ku humbi jetën një 15-vjeçar e u plagosën 3 persona të tjerë, pretenduan publikisht pafajësi të klientit të tyre.

Profesori drejtonte një mjet “Lancia” në aksin e vjetër Fier-Levan, mbrëmjen e 8 gushtit 2025, kur u përplas me autometin “Mercedes” të të lënduarve që vinte përballë tij, ndërsa manovroi majtas për të hyrë tek një restorant.

Në një dalje për median, duke publikuar pamjet e momentit të aksidentit, avokatët thanë se, ndryshe nga sa pretendon prokuroria e Fierit, profesori D’Angelo ka manovruar në një vend ku vija ndarëse e rrugës ishte e ndërprerë, sinjalistikë që lejon kthimin dhe se përplasja ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë të mjetit “Mercedes”.

Avokati Visha mohoi edhe akuzën e prokurorisë për largim të profesorit D’Angelo nga vendi i aksidentit, ndërsa avokati italian Fabio Maria Galiani tha se dalja nuk ishte një nismë kundër drejtësisë shqiptare.

Michele D’Angelo akuzohet nga Prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

Pasi u vetëdorëzua në policia ai u mbajt për gati 2 muaj në masën e sigurisë “arrest në burg”, masë që u zbut kundrejt garancisë pasurore tetorin e vitit të shkuar.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Pse Elisa nuk është shembulli

    Pse Elisa nuk është shembulli

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta e Iranit: 10 fjalët e përdorura më shpesh dhe kuptimet e tyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Incident në Firence: Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherri me Daniel Nelën, i plagosur rëndë edhe vëllai i autorit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!