Një aksident tragjik është regjistruar këtë të premte në aksin Fushë-Krujë -Milot, në afërsi të Thumanës.
Një automjet Benz, i drejtuar nga Radvan Maja u përplas me një Passat që drejtohej nga Ndrec Ruçi nga Mirdita.
Fatkeqësisht, pasagjerja e mjetit Passat, e identifikuar si Tereza Laska ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur.
Gjithashtu, nga aksidenti është lënduar edhe një grua, e cila ndodhej në ambientin e biznesit të saj pranë vendngjarjes. Ajo është goditur nga pjesë të shkëputura të automjetit “Passat” dhe është dërguar për mjekim.
Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë një manovër e gabuar parakalimi nga Ndrec Ruci dhe shpejtësia e lartë e automjetit tjetër që drejtohej nga Radvan Maja.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

