Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë, pranë Kopshtit Zoologjik.
Një automjet taksi ka përplasur një motomjet, ku si pasojë është plagosur drejtuesi i motomjetit.
Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga TCH, taksia është përplasur me murin pas aksidentit me motomjetin.
Aksidenti ka shkaktuar kaos dhe trafik të rënduar, ndërsa ambulanca nuk po mbërrin dot për të marrë të plagosurin, për shkak të bllokimit të rrugës.
Policia, ndërkohë, ndodhet në vendin e ngjarjes.
SONDAZHI ALBTIMES
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
Sondazh online, jo kampion përfaqësues i elektoratit.










